• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një Gërdec bregdetar

by A R
09/11/2015 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga/

Gjithë puna është të gjejmë pak ujë me lajt ujët e detit.

Cojeni detin nashti ke pastrimi kimik i lagjes…

Pastrojeni me “cleaning dry” detin, ose futeni në lavatriçe me 30° gradë.

Uji i detit lan gjithçka, por s’ka ujë deti që e lan ujin e detit.

Pastaj duhet të lahen peshqit, gaforret, kandilat, midhjet, molusqet, karkalecat e detit… Duhen kaluar të gjithë në dush…

Hani peshk hani, se kanceri do të na hajë!

Mirë e lajm dhe thajm ujin e detit, po ku dreqn do ta nderim detin për me e thajt???

E varim detin ke maja e Pallatit të Zogut dhe e lemë të thahet në erë.

Por si do ta lajmë rërën?

Lajmë rërën me ujë deti të naftosur,

i bëmë detit naftën thuaj.

Ja e lamë edhe rërën, po si do të lajmë krokodilët, balenat, peshkaqenërit, delfinët, apo këta lahen vetë sepse nuk kanë ndonjë dallim nga njerëzit!!!

Ore a ka balena meshkuj???

Pse balenat meshkuj kanë emër femrash? Apo për t’u kamufluar sikur nuk janë ata që janë dhe prandaj kanë emër tjetër nga emri i vërtetë ???

Balena dhe Baleni.

Ecni zbathur tani verës në plazh dhe do të gdhiheni me pulla dhe njolla, këmbët do t’u vinë era naftë.

Për të nxjerrë naftë ne shqipot nxorrëm një metodë të re, e kapim me rrjeta peshku.

E mo ç’a ka? Edhe në Amerikë ka ndodhur që të bëhet pis deti…

Qenka shenjë zhvillimi atëhere!!!

Nuk lamë të keqe në botë pa i bërë vetes, mazokista të shthurrur. Mazeallah se mbledhim të mirat!

Deti bëhet pis, ca lahen në det si … peshqit !

Bëjnë llokoçitje verbale,

në ujra të ndyra.

Peshq të pavarur…të kapur me grep, trupeshq që nuk e dinë se varen nga peshkaqeni !!!

Peshkaqeni
Peshkaderri
Peshkagomari
Peshkagjarpër

Trupeshq që votojnë peshkaqena…

Të gjithë kanë nevojë për larje, shplarje, tharrje dhe në fund hekurosje për t’u bërë të bardhë si koqe veze.

Ju shplaft mortja ju shplaft, ju që na bëtë pis detin!

Next Post

Në Kosovë vendoset për konfiskim të 1.5 milionë eurove, pasuri e fituar nga prostitucioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alibeaj: Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In