• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si hyri në Rinas izraeliti me pajisjen e dyshimtë duke i shpëtuar kontrollit?

by A R
28/03/2017 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detektivi privat izraelit, Yoram Frig, nuk është kontrolluar në Aeroportin e Rinasit në momentin që ka hyrë në Shqipëri me pajisjen speciale për gjurmimin e përgjuesve.

Pajisja në fjalë, e emëruar “Omni Spectral Correlator 5000”, ka hyrë në Shqipëri në datën 22 mars 2017 nga Aeroporti i Rinasit dhe shtetasi që e kishte me vete atë, 51-vjeçari Frig, nga Izraeli, nuk ka pasur asnjë pengesë apo kontroll të veçantë, raporton “Panorama”.

Ai ka hyrë në Shqipëri dhe ka qëndruar më se një ditë ku, pasi ka kryer disa kontrolle në ambientet e zyrës dhe biznesit të deputetit Tom Doshi, ka marrë pagesën për punën e bërë dhe është nisur të largohet nga Shqipëria.

Vetëm në dalje, duke qenë se do të udhëtonte drejt një vendi të BE-së, detektivi Yoram Frig është kontrolluar dhe pas konstatimit të pajisjes që kishte me vete është ndaluar nga Policia e Rinasit.

I dyshuari është duke qëndruar në Tiranë, pasi prokuroria ia bllokoi pasaportën dhe dokumentet e tjera që kishte me vete bashkë me celularin dhe pajisjen që ndodhet në një valixhe, paksa më të madhe se çantat e kompjuterëve portativë. Pajisja gjurmuese e aparaturave të përgjimit është bllokuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila është duke kërkuar ekspertë të pavarur në fushën e IT, që do të bëjnë verifikimin dhe ekspertimin e saj.

Pyetja kryesore e prokurorisë për ekspertët pritet të jetë: A ka aftësi për të përgjuar pajisja “Omni Spectral Correlator 5000”? Në varësi të përgjigjes që do të japin ekspertët duket se do të jetë edhe fati i çështjes penale të hapur ndaj shtetasit Yoram Frig.

Sipas sistemit TIMS, ai rezulton se ka hyrë katër herë në Shqipëri gjatë dhjetë viteve të fundit. Bazuar në këqyrjen paraprake, por edhe nga të dhënat që ndodhen në manualin e përdorimit të pajisjes, si dhe në faqen zyrtare të kompanisë së saj prodhuese, rezulton se “OSC 5000” nuk ka as pajisje dhe as programe përgjimi.

Nga ana tjetër, detektivi izraelit u ka thënë hetuesve në Shqipëri se nuk ka bërë përgjime, por vetëm ka kontrolluar zyrat e biznesmenit e deputetit Tom Doshi, nëse në to kishte prani pajisjesh përgjimi.

Me gjithë dëshminë e dhënë nga 51-vjeçari, prokuroria ka vendosur që të bëjë ekspertimin e pajisjes për të konfirmuar përfundimisht versionin e ngjarjes. Shtetasi izraelit u ka treguar hetuesve shqiptarë edhe licencat e detektivit privat të regjistruar në dy kompani, në Izrael dhe Qipro.

Nga ana tjetër, pajisja që i është bllokuar nuk ka një program kompjuterik të mirëfilltë. Pajisja ka një ekran të vogël dhe në qoshen e sipërme, si dhe një dritare printimi të ngjashme me atë të kasave fiskale.

Pikërisht në një letër të tillë shfaqet edhe rezultati i procesit të punës së pajisjes, në momentin që ajo vendoset në një ambient për të detektuar nëse ka pajisje përgjimi të vendosura.

Next Post
Shezai Rrokaj, “kandidati” që do të sfidojë Ilir Metën për kreun e LSI më 6 nëntor

Pasi LSI u regjistrua në KQZ Luan Rama replikon me Ruçin: Zgjedhjet pa opozitën nuk mund të jenë demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In