• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si Hallouini e treti Festën e Kombit

by Ben Andoni
29/11/2025 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është një festë e cila për hir të atyre që themi dhe pretendojmë për Kombin dhe patriotizmin tonë patetik mund t’i jepnim peshën e duhur në të gjithë hapësirën tonë civile. Data është e mirënjohur, 28 Nëntori dhe, lidhet me Ngritjen e Flamurit në Vlorë nga një grup patriotësh, me në krye Ismail Qemalin dhe nisjen e rrugëtimit të shtetit tonë modern.

Në përkimet e mëdha historike që ndodhin ndonjëherë dhe jo aq beftë, në të njëjtën datë, Gjergj Kastrioti, Heroi ynë Kombëtar ngriti pothuaj të njëjtin flamur në Krujë, në vitin e largët 1443. Dhe, po në të njëjtën datë, Adem Jashari, heroi i Kosovës, më saktë njeriu që u shndërrua në legjendë për UÇK, ka ditëlindjen e tij. Nuk po rreshtojmë ditë të tjera.

Shqipërisë i ka qëndruar çuditshëm kjo datë, pasi 29 Nëntori i mori të gjithë shkëlqimin në vitet e komunizmit dhe ndodhte që jo vetëm nxënësit të bënin lapsuse, por më shumë njerëzit e indoktrinuar të mos e ndanin se cila ishte data më e madhe. Data që lindi shtetin shqiptar apo ajo që identifikohej me çlirimin e qytetit të fundit shqiptar, Shkodrës. Kjo mbajti dhe peshën e madhe të rëndësisë në kokë të vendasve, por edhe patriotëve të diasporës. Që duhet thënë se ishin të parët që i treguan masës së gjerë shqiptare rëndësinë e vërtetë të 28 Nëntorit, në vitet e demokracisë. Ishte koha kur PD dhe PS nisën një nga lapërdhitë më të mëdha historike, për të identifikuar karakterin e luftës dhe për të shigjetuar njëra-tjetrën nga kryetarët e tyre dhe deri te militantët për rëndësinë e datave të 28-29 Nëntorit. Ende sot po the fjalë të mirë për nacionalistët, shikohesh vëngër nga të Majtët. Po guxove dhe the se: shqiptarët luftuan me mundësitë e tyre kundër fashistëve dhe bashkëpunëtorëve, atëherë do të përplasesh me të Djathtët. E nëse shton edhe karakterin e Luftës Civile do futesh në qerthull me të dyja. Po 28-a çfarë hyn këtu? Akoma palët politike e festojnë të ndara, në të njëjtën hapësirë (!) dhe nuk lënë mundësi pa iu hakërryer të tjerëve. E megjithatë ka ndryshuar koreografia e festës. Kur kujton atë që u bë për 100-vjetorin të Pavarësisë dhe festimet e kohës Basha, nuk mund të lësh pa e vlerësuar këtë kohë. Të paktën për protokollin festiv. Në pikat doganore kudo sot dhurohej një flamurz, nëpër qytete u festua me mundësitë lokale, dhe si zakonisht Kosova u përfaqësua në nivelin më të lartë.

Problemi “i vogël” është pesha që po zë ndër shqiptarë. Shumë e kanë ende të pakultivuar që duhet të respektojnë formën e tij. Duhet të nderojnë dhe t’ua urojnë rregullisht të afërmeve dhe kujtdo. Duhet të jetë ditë paqtimi. Duhet ta festojnë në Shqipëri dhe ta kthejnë në një ritual të bukur për të njohur pjesën patriotike të vendit. Dhe, mbi të gjitha duhet ta kuq-e-zilojnë vendin. Por, në vend të kësaj, qytetet tona ishin bosh, jo thjesht prej migrimit (gangrenës kombëtare), por turizmit, ngarendjes për të ikur nga vendi. Janë katër ditë rresht pushime dhe aeroporti është plot; kufiri në drejtimin jashtë Shqipërisë është i ngarkuar nga radhët e makinave; ofertat gëlojnë dhe shqiptarët jo pak e festojnë jashtë vendit. Kuptohet është një status mirëqenie, por jo aq shumë patriotizmi. Ndaj, 28 Nëntori po na duket shpesh si festa e pak shqiptarëve, atyre që kurrë nuk harruan ta urojnë sinqerisht (dhe janë një pjesë që përbëjnë ADN e vërtetë të kombit) dhe politikanëve, që kjo datë u duhet për retorikë. Madje, dhe atyre që bëjnë lapsuse mes Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, dhe atyre u falet.

Aman shqiptarëve nuk u falet dalldia e Festës së Hallouinit dhe mënyra si prenotojnë gjithçka në vend për një festë që tashmë është shndërruar si kudo në botë nga një festë e bukur pagane në një festë përçartje. Por, kush do t’ia dijë. Hallouni, kjo festë e lashtë druidike, të cilën popujt keltë e festuar ndër mijëvjeçarë dhe tregonte kapërcimin prej rrezeve të fundit të arta të verës dhe futjes drejt errësirës së dimrit; ndryshimin delikat dhe të ekuilibruar të vitit përpara se t’i jepej tërësisht errësirës; një kohë për shpirtrat e të ndjerëve për të mbyllur sytë, për të parë dhe ndoshta për të udhëtuar nëpër boshllëk, tashmë është bërë festë botërore dalldie. Koha për të festuar bagëtinë dhe punët e bujqësisë tashmë ka mbaruar në urbanizimin total. Është e vërtetë se bota e ktheu në një festë horrori dhe përçudnie që kërkon shpenzime, rekuizita makabre shpesh ardhur nga përfytyrimet e errësirës së vdekjes dhe dukse. Kurse Shqipëria në një festë që tashmë i ka gllabëruar çdo festë. Dhe, ku edhe 28 Nëntori duket fatkeqësisht i vockël për një dalldi kolektive, e cila nuk e kupton dot mbijetesën e vështirë të shqiptarëve ndër shekuj. Hallouin e ka tretur për fat të keq dhe Festën e Kombit. (Javanews)

 

 

Next Post
Irani me ‘dorë të hekurt’, ekzekutohen 6 militantë/ Dyshohet se kishin lidhje me Izraelin

Edhe Australia e penalizon Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
Video-skandali “Gjici”/ Eksperti i kriminalistikës: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, ja si e fshehën për dy vjet

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

January 20, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat…

January 20, 2026
Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

January 20, 2026
Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

January 20, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Meloni në lojë diplomatike me Londrën dhe Berlinin për Groenlandën, kundër “bazukës” franceze

January 20, 2026
Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In