Deputeti socialist Toni Gogu është përfshirë në një debat të ashpër me analistin Arjon Sulo në emisionin Top Story në Top Channel.
Analisti u shpreh se situata në shkolla duhet të zgjidhet jo duke mbyllur TikTok-un por përmes drejtuesve, deklaratë e cila u kundërshtua nga deputeti.
Gogu: Duhet të shikojmë për metoda të reja. (Autor) është një bashkëmoshtar.
Duma: Jo ai jo, shkolla është institucioni.
Gogu: Komuniteti i prindërve dhe mësuesve duhet ta…
Sulo: Si ka mundësi të ndodhë në atë shkollë dhe të themi mos e ngarkojmë me përgjegjësi drejtorin apo mësuesen?!
Gogu: E ke vlerësuar veprimtarinë e drejtorit?
Sulo: Si futet thika në shkollë?
Gogu: Ulesh ti këtu këmbë përmbi këmbë dhe thua e ka fajin drejtori.
Sulo: Gjëja më perverse që ndodh është të thuash të mbyllet TikToku.
Gogu: Tiktok është duke u shqyrtuar në të gjithë botën.