• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si funksiononte skema/ Vodhi shuma të mëdha parash, noterja Rezarta Koçi dyshohet se bashkëpunonte me biznesmenë

by Java News
04/02/2022 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Denoncime nga dhjetra qytetarë të mashtruar, dhe qindra mijëra lekë të përvetësuara në mënyrë abuzive çuan pas hekurave noteren 40-vjeçare Rezarta Koçi, e cila do të përgjigjet para drejtësisë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për BalkanWebtë tjera detaje nga arrestimi i noteres.

Noterja u arrestua nga Policia e Tiranës pasi hetimet disa mujore zbuluan se gjatë ushtrimit të detyrës ka shpërdoruar detyrën dhe ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm. Noterja u merrte shuma të ndryshme parash qytetarëve duke u premtuar shërbime të cilat nuk ua jepte.

Kjo nuk është hera e parë që noterja ka qenë në konflikt me ligjin. Më 26 maj 2021, noteres Rezarta Koçi i është hequr licenca e ushtrimit të profesionit të noterit nga ministrja e Drejtësisë së asaj kohe Etilda Gjonaj.

Kjo pasi në adresë të Ministrinë e Drejtësisë kishte mbërritur një e-mail nga një shtetas, i cili njoftonte përdorimin në mënyrë jo të rregullt të llogarive bankare nga ana e noteres. Nga verifikimet rezultoi se noterja Rezarta Koçi gjatë veprimtarisë noteriale nuk ka respektuar në përgjithësi dhe në mënyrë të përsëritur kërkesat e ligjit për noterinë dhe gjë që i solli heqjen e licencës së saj.

Konfliktet e hapura që noterja kishte me qytetarë të ndryshëm që u kishte marrë para dyshohet se fshihen pas sulmit me tritol që iu bë makinës ‘Range Rover’ të noteres më 5 nëntor të vitit të kaluar. Makina ishte parkuar në zonën e Komunës së Parisit, kur një sasi e vogël tritoli shpërtheu në pjesën e përparme të saj duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia dhe prokuroria po vijon hetimet pasi ka dyshime se noterja bashkëpunonte dhe me persona të tjerë mes tyre edhe biznesmenë për të përvetësuar para nga qytetarët dhe për të kryer falsifikime./m.j

Next Post
Zgjedh delegatin në favor të Dukës/ Mblidhet për herë të parë në fshehtësi Shoqata e Mjekëve Sportivë

Zgjedh delegatin në favor të Dukës/ Mblidhet për herë të parë në fshehtësi Shoqata e Mjekëve Sportivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In