• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si “fshihen” milionat që hyjnë në Shqipëri? Të mbështjella në një çantë shpine, ja paratë e padeklaruara

by
14/06/2021 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dërgimi i ngarkesave me para që pastrohen në Shqipëri në rastin më të organizuar, kryhet siç ndodhi me dërgimin e pothuajse 3.4 milionë euro në automjetin tip “Toyota Yaris” ose si rasti i tre javëve më parë, kur u zbuluan të fshehura në një prapakolp makine me vlerën e 120 mijë paund.

Por fshehja e tyre në automjete, përmes një mekanizmi të porosisë së makinave që duhet të shiten brenda territorit, është forma më e organizuar që dyshohet se kryhet nga grupet me veprimtari jashtë vendit.

Të tjerë, përdorin të afërmit, apo njerëz të besuar që udhëtojnë përkohësisht në vendet e qëndrimit të emigrantëve shqiptarë dhe që përmes tyre, duke i paguar për punën, transportojnë shuma eurosh, paund dhe dollarë.

B.M., po kthehej nga Londra dhe sapo mbërriti në Rinas, pyetja ndaj tij ishte “a ke vlera monetare për të deklaruar?”.

Përgjigjja e tij ishte e prerë, që s’kishte asgjë. 43- vjeçari nga Elbasani, iu tha oficerëve se kishte pak para që do t’i investonte për shërbime familjare. Policia shprehet për Gazetasi.al, se pas këtij momenti, duke parë luhatjen e pasagjerit, i është kërkuar të zhvendoset në brendësi të ambienteve të komisariatit Rinas për një kontroll më të detajuar.

“Pas numërimit në prani të tij, ka rezultuar se kishte me vete shumën prej 20.240 (njëzet mijë e dyqind e dyzetë) paund (britanikë). Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, iu sekuestruan shtetasit B. M. në cilësinë e provës materiale, shuma prej 20.240 (njëzetë mijë e dyqind e dyzetë) paund”, – përshkruhet në procesverbalin e konstatimit.

Paratë përshkruajnë agjentët, u gjetën të mbështjella nën një çantë shpine, kurse i dyshuari tha prerë: “Do jap shpjegime në një moment të mëvonshëm gjatë fazës së hetimeve”.

Policia kufitare në rrugë jo zyrtare, pranon se raste si i Elbasanit vërehen në rritje. Ata janë të rinj, ose turistë që kthehen në vendlindje dhe që kanë detyrimin të deklarojnë paratë në kufi.

Pasi është pyetur nga policia gjyqësore lidhur me këtë fakt, i pandehuri ka deklaruar se nuk i kishte deklaruar paratë, pasi nuk kishte dijeni se duhet të deklarohet sasia e valutës apo sendeve të çmuara në kufi.

“Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, është një nga krimet që po zbulohet shpesh në kufi dhe sipas burimeve të Gazetasi.al, po vërehet një futje e parave të pajustifikuara dhe që sipas ligjit duhet të tregohen në kufi.

Policia pranon jo zyrtarisht se për të garantuar veprimtarinë normale të autoriteteve doganore dhe marrëdhënies së tyre me autoritetet përgjegjëse të luftës kundër fenomenit të pastrimit të parave, qytetarët kanë detyrim të tregojnë në kufi, jo vetëm paratë mbi një milion lekë ose kundër vlerat në monedha të huaja, por dhe metalet dhe gurët e çmuar apo sendet me vlerë antike.

Shumica vijnë nga Anglia dhe Italia

Të dhënat e policisë kufitare, shpjegojnë se pjesa dërrmuese e shtetasve që zbulohen në kufi me shuma që variojnë nga më e pakta 10 mijë euro deri në 50 mijë apo 60 mijë euro, që mbahen si para xhepi, janë shtetas shqiptarë që udhëtojnë me destinacion Itali-Shqipëri ose Angli-Shqipëri.

B.C., nga Tropoja, po kthehej për disa ditë pranë familjes, tregon një tjetër dosje e policisë kufitare.

Në dosjen e policisë, detajohet se “i dyshuari këmbënguli se shuma është pjesërisht e tij dhe pjesërisht shokut të tij, me të cilin po udhëtonin nga Anglia në Shqipëri. Nga këqyrja e akteve shkresore dhe e veprimeve bankare, nuk janë krijuar dyshime se shuma e mësipërme ka burime të jashtëligjshme“.

Sakaq dosjet e shumta që duket se janë të përditshme, ilustrojnë se si përzgjedhja e të dyshuarve në zyrat doganore kryhet krejt rastësisht dhe se si më pas këta persona i kalojnë përveç kontrollit të skanerit, edhe kontrollit fizik policor.

Por asnjëherë këta shtetas nuk pranojnë të flasin për të ardhurat e konstatuara, duke këmbëngulur se janë kursime apo hua të grumbulluara për të rregulluar shtëpinë ose për ndihmë mjekësore.

F.K., nga Dibra, i mbante 20 mijë euro në një çantë dore dhe po kthehej nga Frankfurti. Në raport shërbimi shkruhet.

“Nga procesverbali i kapjes në flagrancë, ka rezultuar se shtetasi F.K., është ndaluar nga agjentët e policisë gjyqësore për verifikim, pasi kishte kaluar kontrollin e sigurisë dhe zonën e deklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në degën e doganës Rinas. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës dhe në xhepin e xhupit, këtij shtetasi i janë gjetur një sasi prej 20.000 euro dhe në këto kushte është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit të Policisë Rinas”.

Burimet e Gazetasi.al, këmbëngulin se policia ka dështuar të verifikojë të kaluarën e këtyre shtetasve dhe lidhjet e tyre, nëse këto shuma që nuk deklarohen janë të ardhura nga veprimtari të paligjshme, apo të ardhura nga puna në të zezë e shumë emigrantëve.

Por të dhënat jo zyrtare të vendosura në dispozicion të Gazetasi.al, tregojnë se nga procedimi i mëpasshëm, të gjithë shtetasit apo shtetaset që zbulohen në pikat kufitare për mos deklarim të të hollave, vetëm gjobiten nga gjykatat dhe pasi ata e kyçin gojën, shumat e parave iu kthehen pas.

Vetëm në Gjykatën e Tiranës, sipas qëndrimit zyrtar të kësaj gjykate, për momentin janë nën gjykim 19 dosje prej të cilave 16 janë çështje të sapo dorëzuara.

Para që dalin

E njëjta gjë ndodh edhe me shtetas që qëndrojnë përkohësisht dhe që kur lënë Shqipërinë, nuk i tregojnë të ardhurat në kufi.

G.Q, sipas policisë është shtetas malazez nga fshati Nikshiq. Pasi ai qëndroi disa javë në Shqipëri, u zbulua rastësisht gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve teksa mbante të fshehura 18 mijë e 500 euro, për të cilat nuk dha asnjë shpjegim se përse nuk i deklaroi gjatë kohës që po linte Tiranën dhe do t’i duhej të udhëtonte në Evropë.

Emri i tij edhe në këtë rast u përcoll nga policia kufitare për mos deklarim parash në kufi.

/b.h

Next Post
“Zbatimi i Reformës ka probleme”/ Ulsi Manja: Drejtësisë së re i duhet punë të fitojë besimin!

"Zbatimi i Reformës ka probleme"/ Ulsi Manja: Drejtësisë së re i duhet punë të fitojë besimin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In