• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si fitoi vajza e Berishës 1.2 mln euro nga kontrata me Damir Fazilliç, bleu toka në Porto Romano me 1.5 mln euro dhe i shiti për 2.7 mln euro

by Ardit Rada
19/10/2020 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jam krenar që jam mik i Sali Berishës”, kështu do të shprehej në një intervistë për Top Channel biznesmeni boshnjak Damir Fazllic në vitin 2008.

Kjo miqësi mes tij dhe Berishës kryeministër kishte nisur nga fushata e demokratëve në vitin 2005. Madje kur Berisha erdhi në pushtet ishte Fazlliç ai i cili i çoi në zyrë duke e prezantuar me  ish-drejtorin e sigurisë së brendshme të SH.B.A, Tom Ridge.

Pas fitores së pushtetit nga Berisha, interesat e Damir Fazllic u kthyen drejt biznesit. Për shkak të kësaj miqësie, Fazlliç pajtoi kompaninë avokatore të Argita Berishës  vajzës së kryeministrit për blerjen e 150 mijë metra katrore toke në Porto Romano ku ishte planifikuar ndërtimi i një parku industrial.

Vetëm nga transaksioni për blerjen e një toke, vajza e ish kryeministrit fitoi 1.2 milionë euro. Ajo bleu në Porto Romano, 150 mijë metra tokë, me 10 ero metrin dhe më pas ajo iu shit te Fazlliç me 18 euro metri katror.

Në terma financiar toka u ble fillimisht 1.5 milionë euro dhe u shit 2.7 milionë euro duke i sjellë Argita Berishës një fitim prej 1.2 milionë euro. Ky është dokumenti i marrëveshjes së kompanive të Fazlliç dhe zyrës avokatore të vajzës së ish-kryeministrit.

Zona e Porto Romanos,  ishte shpallur në vitin 2004 zonë për ndërtimin e një parku industrial. Pasi Argita Malltezi bleu tokat, qeveria e drejtuar nga i ati, me  një vendim të veçantë e shtoi këtë sipërfaqe në zonën e përcaktuar më herët si park industrial.

Në mënyrë që investimi i Fazlliç për blerjen e tokës mos të shkonte dëm duhej gjetur edhe investitori që do të ndërtonte parkun industrial.

Ky është moment kur në Shqipëri vjen Zafar Ansar një biznesmen me origjinë nga Pakistani i cili jeton në Suedi. Për ta zhvilluar këtë projekt aspak rastësisht ai drejtohet të shkojë te zyra avokatore e Argita Berishës, ndërkohë që i jati ishte kryeministër i Shqipërisë.  Se çfarë iu kërkuar Zafar Ansar disa vite më parë e rrëfeu për Top Channel.

Biznesmeni nuk e pranoi pazarin që iu bë nga zyra avokatore për tarifën 3 përqind të investimit në rast suksesi. Puna e zyrës avokatore do quhej e suksesshme kur qeveria në atë kohë e drejtuar nga babai i saj, do t’i jepte biznesmenit Ansar të gjitha lejet për të nisur investimin. /Top-Channel

Next Post
Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Robin Krasniqit: Krenari e krejt shqiptarisë, histori që na frymëzon

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Robin Krasniqit: Krenari e krejt shqiptarisë, histori që na frymëzon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In