• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ‘fillm’ pa zë/ Çfarë nuk u pa në kamera nga takimi i ‘pajtimit’: Nga 23 minutat e Berishës, te hezitimi i Bardhit dhe largimi i Xhaferajt

by Java News
08/09/2023 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta brenda PD-së është thelluar edhe tej duket pas mbledhjes së përbashkët mes grupit të Berishës dhe atij që mbështet Gazment Bardhin pas thirrjes së këtij të fundit.

Krahas mesazheve pajtuese të Bardhit dhe Berishës, të cilët në parim folën për një veprim opozitar të koordinuar, gjatë asaj mbledhje pati edhe disa ngjarje që nuk u panë në ekra, shkruan TemA.

Burimet bëjnë me dije se edhe pse ishte i ftuar aty, Sali Berisha u paraqit në mbledhje me më shumë se 20 minuta vonesë duke i lënë 43 deputetët e PD-së të presin futjen e tij në sallë.

Berisha njihet në publik dhe rrethin e tij të ngushtë si njeri që i respekton oraret, plus kësaj nuk kishte edhe ndonjë agjendë tjetër në atë moment, duke bërë që vonesa e tij të lexohet si mesazh ndaj deputetëve.
Çuditërisht, as Gazment Bardhi nuk e nisi mbledhjen pa shkuar Berisha, duke ngjallur reagime mes disa deputetëve.

Burimet bëjnë me dije se Ferdinand Xhaferaj u ngrit dhe iku nga mbledhja teksa po prisnin të vinte Berisha.

“Nëse Berisha do të japë një mesazh me këtë vonesë, le ta japë për ata që duan ta presin ende, unë po iki”, është dëgjuar nga të pranishmit Xhaferaj teksa i thoshte Bardhit, ndërkohë që çohej për të ikur.

Ndërkohë, deputetët e tjerë vijuan pritjen edhe për 7 minuta dhe Berisha u fut në sallë me Flamur Nokën në krah, duke bërë që tashmë Bardhi të niste mbledhjen.

Më shumë se për demokratët, veprimi i Berishës mund të lexohet edhe një mesazh për ndërkombëtarët, për të thënë se është ai që ka kontrollin mes deputetëve të PD-së dhe jo Bardhi, gjë që me sa duket u lejua edhe nga Gazment Bardhi duke pritur për minuta të tëra ardhjen e tij./m.j

Next Post
“Maestro i kalibrit të lartë…”/ Rama takohet me kolosin e arkitekturës botërore, Kengo Kuma: Do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri

"Maestro i kalibrit të lartë..."/ Rama takohet me kolosin e arkitekturës botërore, Kengo Kuma: Do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In