• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si Fatos Nano, e vjetëroi PD-në për 30 minuta!

by Mero Baze
05/02/2021 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Reagimet e pështira që pasuan intervistën e Fatos Nanos janë jo vetëm të egra, por dhe me shumë alarm brenda për Sali Berishën.

Po përse? Fakti që Fatos Nano sulmoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe jo Lulzim Bashën, nuk duhet të përbënte shqetësim për opozitën, pasi ata thonë kemi Lulin kandidat për kryeministër. Ai nuk tha asgjë të keqe për Bashën e në këtë aspekt, as kishte pse ngjallte kaq histeri opozitare.

Arsyeja reale është se intervista e Fatos Nanos provoi se kush është opozita reale, kush po tenton të vijë në pushtet dhe pse opozita nuk e fsheh dot të shkuarën e saj kriminale.

Për herë të parë në historinë e tij Fatos Nano i ka bërë   Sali Berishës sulmin më të strukturuar nga pikëpamja intelektuale, politike dhe njerëzore. I ka kujtuar se prej sa erdhi në pushtet në vitin 1992, vdiq si intelektual dhe u kthye në një përndjekës ordiner i rivalit politik, duke u kujdesur për çdo detaj për arrestimin e tij, burgosjen, persekutimin, linçimin, deri tek dramat familjare.

Sali Berisha për vite të tëra ka qenë hetuesi personal i Fatos Nanos, përzgjedhësi i gjykatësit, prokurorit, persekutuesi i avokatit, dhe survejuesi i familjes së tij.

Kjo është një e vërtetë turpëruese, e provueshme me dhjetëra dëshmitarë, që do të mjaftonte ta mbulonte me turp çdo intelektual, përveç Sali Berishës.

I ka kujtuar se është autor i politikës së konfliktit në Shqipëri, duke vënë theksin tek vdekja e tij si politikan më 21 janar, kur ai ishte i gatshëm të vriste për të mos u përballur me drejtësinë.

Ai e ka vizituar atë dhe Ilir Metën si gjeneruesit më të mëdhenj të konfliktit politik në Shqipëri, dhe një nga shkaktarët e mëdhenj që Shqipëria sot ende nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

Por problemi real i opozitës është se ka 30 vjet si të fshehë Sali Berishën, dhe jo si të ndryshojë opozitën duke u ndarë nga Sali Berisha. Dhe befas Fatos Nano ua mori kufomën e Sali Berishës dhe ua nxori shqiptarëve duke kutërbuar dynjanë.

Tani problemi moral që ka Partia Demokratike është se duhet të mbrojë Sali Berishën duke ja quajtur pozitive të gjithë këto krime, duke ja quajtur pozitive faktin që brenda një viti në pushtet në vitin 1992, ai u shndërrua nga politikan, në hetues, për të persekutuar dhe arrestuar kundërshtarin e tij dhe me këtë dimension konfliktualiteti po vazhdon të diktojë në politikën shqiptare.

Kanë filluar i kujtojnë Fatos Nanos bashkëpunimet me Berishën, lualitetin me të, biles dhe faktin që edhe atëherë i kishte vdekur nëna, por nuk e paska përmendur.

D.m.th. sipas këtyre të alarmuarve nga Fatos Nano, Sali Berisha ka të drejtë t’i bëjë të gjitha këto që ka bërë, secilin prej këtyre krimeve, ka të drejtë dhe të jetë kandidati i pari i Tiranës më 2021, kurse Fatos Nano nuk paska të drejtë t’ia kujtojë, duke qenë dhe viktimë e tij. Se po ja kujtoi pastaj është i korruptuar, jo si Sali Berisha, se atij i takon të jetë dhe i korruptuar tani, se i janë rrit fëmijët dhe i kanë ata lekët.

Kjo përballje e papritur me të shkuarën e Sali Berishës, me të cilin i përballi Fatos Nano, është tmerri i vërtetë i opozitës nga intervista e tij. Atë të shkuar që ata duhet ta zhbënin vetë, ta reformonin, të distancoheshin dhe të ishin të lirë prej saj, sot jo vetëm që u duhet ta mbrojnë, por u duhet të duken të gjithë si Saliu, që të jenë solidarë me të.

Duke u përpjekur ta mbajnë të balsamosur kufomën e Sali Berishës, opozitarët tanë po shkojnë drejt 25 prillit me shpresë se ajo kufomë  do të rezistonte pa u prishur.

Fatos Nano e vjetroi PD-në për 30 minuta, vetëm duke e zbuluar kufomën dhe duke e nxjerrë në diell.

Befas të gjithë panë se gjëja më e vjetër, më primitive dhe më e ligë e politikës shqiptare po kërkon të ngrejë sërish kokë përmes PD më 25 prill. Ai është Sali Berisha. Dhe kanë nisur grisin faqet e fytyrën për gjëmën që i ka gjetur.

Next Post
Sekretariati i Komunitetit të Transportit vlerëson nënshkrimin e kontratës për rehabilitimin e hekurudhës Tiranës-Durrës

Sekretariati i Komunitetit të Transportit vlerëson nënshkrimin e kontratës për rehabilitimin e hekurudhës Tiranës-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë aset shtetëror s’do jepet pa sjellë përfitime”/ Rama: Boll pritët nga financimi i shtetit! Së shpejti, agjencia..

“Asnjë aset shtetëror s’do jepet pa sjellë përfitime”/ Rama: Boll pritët nga financimi i shtetit! Së shpejti, agjencia..

January 17, 2026
Rama: Fond 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural, do të vendosen në shërbim të kullimit

Rama: Fond 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural, do të vendosen në shërbim të kullimit

January 17, 2026
Mitsotakis – Ramës: Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon edhe nga Greqia!

Mitsotakis – Ramës: Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon edhe nga Greqia!

January 17, 2026
LIVE-Rama mbledh kryebashkiakët: Përmbytjet treguan papërgjegjshmëri qytetare, duke e trajtuar vendin si landfill kudo

LIVE-Rama mbledh kryebashkiakët: Përmbytjet treguan papërgjegjshmëri qytetare, duke e trajtuar vendin si landfill kudo

January 17, 2026
VIDEO-“Këtij maskarai ja kam marrë dorën”, Balla i përgjigjet shpifjeve të Berishës: Kishte dalë “bufi me sorrat” me..

VIDEO-“Këtij maskarai ja kam marrë dorën”, Balla i përgjigjet shpifjeve të Berishës: Kishte dalë “bufi me sorrat” me..

January 17, 2026
Forbes: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe? Vendi që mund të ngrihet si qendër e industrisë së..

Forbes: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe? Vendi që mund të ngrihet si qendër e industrisë së..

January 17, 2026
(EMRI) I kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, vihet në pranga 33-vjeçari në Shkodër. Pritet ekstradimi

(EMRI) I kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, vihet në pranga 33-vjeçari në Shkodër. Pritet ekstradimi

January 17, 2026
Ministri Malaj: Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025

“Duhet të mbrojmë pensionet e së ardhmes!”/ Ministri Malaj reagon për kontrollet e pagave në ndërtim

January 17, 2026
Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump

Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump

January 17, 2026
18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve/ Aksidenti fatal në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve/ Aksidenti fatal në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In