• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e shuajti Zaev ëndrrën e opozitës në Tiranë

by Endri Kajsiu
21/10/2019 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Fill pas bllokimit që Franca i bëri negociatave me Shqiërinë dhe Maqedoninë e Veriut opozita në Tiranë ju gëzua faktit se kryeministri maqedonas Zoran Zaev do të jepte dorëheqjen. Kuptohet, opozita në Tiranë priste e manifestonte faktin që Zaev do jepte dorëheqjen, që të kërkonte të njëjtën gjë në Shqipëri, ndaj edhe e amplifikoi si çështje, por që në finale doli blof.

Për të kuptuar se si qëndron realiteti në Maqedoninë e Veriut dhe pse nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë duhet të marrim me radhë disa fakte.

Së pari Zoran Zaev nuk e dha dorëheqjen dhe qeveria e tij nuk ra. Pavarsisht faktit se Maqedonia e Veriut u pre në besë nga BE, pasi me premtimin e negociatave ky shtet ndërroi edhe emrin, Zaev nuk u dorëhoq dhe qeveria e tij nuk ra. Pavarsisht se Zaev bëri marrëveshje për ndryshim emri me Greqinë duke iu premtuar (siç BE i kishte premtuar atij) qytetarëve të tij çelje negociatash, pasi kjo nuk ndodhi ai sërisht nuk u dorëhoq e as qeveria e tij nuk ra. Të kishte ndodhur ndërrimi i emrit të Shqipërise dhe mosçelja e negociatave e merrni me mend se çdo të thoshte e bënte sot opozita në Tiranë me logjikën që ajo ka?

Ajo që po ndodh në Maqedoninë e Veriut është se Zaev ka lajmëruar zgjedhje të parakohshme në prill të 2020, një vit para datës normale të zgjedhjeve e kjo ka disa arsye politikisht të kuptueshme për Zaevin dhe aleancën qeverisëse.

Së pari, kjo lëvizje për zgjedhje të parakohshme nga Zaev vjen fill pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, një aspiratë e kahershme e këtij shteti. Thënë këtë, mazhoranca e Zaev ka një kartë të fortë fituese në zgjedhje dhe do ta shftytëzojë.

Nga ana tjetër, fakti që vetë BE bëri fajtore vetëveten për mosçeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, i jep një tjetër dorë pozitive në zgjedhje Zaevit, ku ka të gjitha argumentat të thëna nga vetë goja e kryeministrave të vendeve të BE dhe kupola e saj, ku artikulohet  qartë se ”qeveria maqedonase dhe ajo shqiptare i kanë përmbushur detyrat e dhëna nga BE për çeljen e negociatave, vendimi kundër erdhi si pasojë e përçarjes brenda vendeve të BE”.

Mjaftojnë këto dy argumenta për të kuptuar se pse Zaev zhvillon zgjedhjet e parakohshme në Prill të 2020. Ai ka në dorë dy karta fituese dhe dy argumente fituese, ndaj edhe sipas tij zgjedhjet e parakohshme janë një strategji e mirë për të rifituar mandatin tjetër.

Thënë të gjitha këto, i gjithë entuziazmi i opozitës në Tiranë se pas Zaevit do të binte edhe qeveria shqiptare ka përfunduar në një fiasko, për dy arsye: Së pari sepse Zaev nuk iku dhe qeveria e tij nuk ra dhe së dyti, sepse strategjia e kryeministrit maqedonas nuk lidhet me negociatat, por me përllogaritjet elektorale të mazhorancës së tij pas anëtarësimit në NATO.

Por, çfarë është më e rëndësishme në gjithë këtë histori është fakti se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sado që janë ralitete të ndryshme politike, kur vjen puna të negociatat dhe fati i tyre, të dy shtetet shkuan në Bruksel me detyra të kryera. E ndërkohë që në Tiranë opozita i vë fajin qeverisë për vendimin e Francës, në Shkup ndodh e kundërta. E kjo është një tjetër fatkeqësi e jona.

/lexo.al

Next Post
CDU/CSU pro hapjes së negociatave, Basha: 9 kushtet tregojnë dështimin e qeverisë

Asgjë e re nga Basha: Rama të ndjekë shembullin e Zaevit, të shkojmë në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In