• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e shpëtoi dy herë Presidenti Bujar Nishani, gjyqtarin e akuzuar për korrupsion

by Aalison Pearse Stevens
03/05/2016 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani, duket se ka pasur një rol kryesor në shpëtimin 2 herë të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, tashmë të arrestuar në flagrancë për korrupsion. Presidenti Nishani ka mundur të shpëtojë Hoxhën një herë kur qenë në postin e Ministrit të Drejtësisë dhe herën tjetër në postin e Presidentit të Republikës dhe kreut të KLD-së.

Gjyqtari Hoxha nuk ka qenë një emër i panjohur për drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë në vend, për afera në lidhje me vendimet që ai jepte. Akuzat në adresë të tij kanë ardhur nga kahje të ndryshme politike.

Siparin e akuzave për korrupsion në drejtim të Hoxhës e ka ngritur së pari publikisht deputeti i PD-së, Genc Pollo qysh në vitin 2010, në kohën që ishte Kryetar i Komisionit qeveritar për Tokat, që mbikqyrte titujt e pronësisë në tokën bujqësore. Pollo e ka denoncuar Hoxhën se kishte dhënë dy vendime të ndryshme për dy raste identike të një konflikti pronësie. Pollo iu drejtua asokohe Presidentit Bamir Topi, që KLD të hetonte ndaj gjyqtarit Hoxha. Ai madje vuri në dijeni edhe ministrin e atëhershëm të Drejtësisë, i cili ishte…Bujar Nishani. Por ky i fundit i ka lënë të kuptohet Pollos se gjyqtari Hoxha promovohej nga Presidenti Topi. Por ndërsa rasti i atëhershëm ishte flagrant, Nishani nuk “lëvizi as gishtin” për ta çuar në KLD gjyqtarin Hoxha, ndonëse e kishte tagrin si Ministër i Drejtësisë.

Por historia duket se nuk mbyllet këtu. E sërish protagonist në mbrojtje të Hoxhës është… Bujar Nishani. Por tani me tagrin e Presidentit të Republikës dhe kryetarit të KLD-së. Atë që s’kishte bërë Nishani kur ishte ministër Drejtësie, e bën ish- ministri Nasip Naço. Në vitin 2013 Naço çon gjyqtarin Hoxha në KLD, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra, pasi përmes një vendimi flagrant në shkelje të ligjit, kishte refuzuar urdhërin e ekstradimit të Paro Lacit, në atë kohë President i klubit Partizani. Laçi kërkohej nga drejtësia italiane dhe gjyqtari Hoxha i hoqi atij masën e arrestit, gjë që mundësoi largimin e tij nga vendi, përpara se gjykata e Apelit të vendoste sërish në favor të kërkesës së ekstradimit.

Por Hoxha gjen mbështetje në KLD dhe ja hedh “pa u lagur”, ndonëse vendimi i tij ishte në kundërshtim flagrant me ligjin. Kjo provon indirekt se në realitet “pazmorja” për Hoxhën në vitin 2010 nuk paska qenë Topi, por vetë ish ministri i Drejtësisë, sot President i Republikës, Bujar Nishani.

“Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën”, thotë proverbi. Edhe Hoxha duket se nuk ka mbetur pas për të shpërblyer mbrojtësit e tij në kupolën e lartë të Drejtësisë. Gjyqtari Hoxha mësohet se ka qenë anëtar i trupës gjykuese për çështjen e 21 Janarit. Bëhet fjalë për gjykimin e dosjes së Armando Kasajt, i cili akuzohej se kishte fshirë serverin e kamerave të Kryeministrisë më 21 janar 2011. Ashtu siç dhe pritej, Kasaj lihet i lirë, ndonëse kishte prishur provat për ngjarjen e 21 janarit, ku poshtë zyrës së ish- kryeministrit Berisha, u vranë 4 protestues paqësorë. Siç vihet re, asgjë nuk i është lënë rastësisë, e natyrisht “nderi shpërblehet me nder”. Rasti Hoxha provon qartë se politika dhe drejtësia kanë protektorët e tyre, gjë që e ka çuar sistemin e Drejtësisë në grahmat e fundit. E duart e njerëzve më të fuqishëm të këtij vendi.

Armando Meta / JavaNews.al

Next Post

Flaka Olimpike mbërrin të martën në Brazil, e pret presidentja e shkarkuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In