• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e parashikuan fundin politik të njërit-tjetrit Meta dhe Berisha, njëri si aksioner pularie, tjetri prapa hekurave për krime të rënda

by Java News
08/02/2022 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha dhe Ilir Meta po kalojnë ditët më të vështira në trajektoren e tyre politike. Sali Berisha është shpallur familjarisht ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përjashtuar përfundimisht nga Partia Demokratike, të cilën e drejtori për 22 vjet, ndërsa ditët e fundit ka përfunduar bashkë me Foltoren nën çatinë e partisë së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çiftit mbi të cilin ka hedhur akuza nga më të përbindshmet.

Lëvizjen e tij për krijimin e një PD-je paralele nuk e njohin as institucionet vendase dhe as faktori ndërkombëtar. Nga ana tjetër, Ilir Meta është shkarkuar nga Kuvendi si President në 9 qershor 2021 për shkeljen e 20 neneve të Kushtetutës si dhe për provokim të cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa është në prite të vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Meta është izoluar nga SHBA-BE prej 3 vitesh, ka shenja të qarta se mund të shpallet ‘non grata’ nga SHBA si aleati i tij Sali Berisha, ndërsa partia e tij LSI-ja preku fundin në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit 2021, duke mos marrë asnjë mandat deputeti në 9 nga 12 qarqe. Çuditërisht, Sali Berisha dhe Ilir Meta e kishin parashikuar një fund të palavdishëm dhe fatal politik për njëri-tjetrin. Në 5 mars të vitit 2015, Ilir Meta paralajmëronte Sali Berishën se karrierën politike do ta mbyllte si aksioner pularie. Ndoshta Meta ishte i mëshirshëm me këtë parashikim, pasi Berisha po e mbyll karrierën politike si ‘aksioner i LSI-së’.

“Vazhdo! E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie… Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin… Të jesh i bindur se do të përfundosh anëtar i partisë së Tomës. Toma e ka gabim që do të bëjë parti të re, të harxhohet kot: ja ku e ka partinë! E ka gati. Patjetër! Me Tomën do të fitoni edhe në Shkodër ju. Mos ki merak… Normal, ju doni ta drejtojë Tom Doshi me Durim Bamin. Normal, ju te partia e Tomës do të përfundoni. Tani që ndërroi versionin, ka kaluar me ju, normale. Është normale kjo”.

Sali Berisha ka parashikuar një fund politik më të zi për Ilir Metën. Në gusht të vitit 2001, Sali Berisha paralajmëronte se nuk do të ishte e largët dira kur Ilir Meta do të mbyllte jetën e tij para hekurave, për krime të rënda.

“Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas Malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve”, deklaronte Berisha.

21 vite më vonë, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkuar në një koalicion, të quajtur ‘Shtëpia e Lirisë’, për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe për t’i treguar forcën Perëndimit./shqiptarja.com/m.j

Next Post
Habit Beniada me rrëfimin e saj: “Isha lidhur me një psikopat!”

Habit Beniada me rrëfimin e saj: “Isha lidhur me një psikopat!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In