• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si e njihja unë Bashkim Gazideden, besimtarin që u transformua në SHIK dhe kush ia hoqi prangat Berishës”

by
10/03/2023 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bardhyl Reso i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV tregoi se si e njihte ai ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazideden.

“Gazideden unë e kam njohur si një njeri inteligjent, profesor matematike, besimtar. Unë nuk mendoj se ishte i një klani pak ekstremist, mesa e gjykoj unë nga bisedat që kam bërë me të para 50 vjetësh.

Por fakti që mori SHISH-in duket se ky lloj shërbimi paska një mize që po u fute në atë shërbim ndryshon karakterin.

Kjo është e keqja sa për interesat e shtetit, sa për interesat e shefit. Shumë njerëz që kanë qenë atje, kanë qenë negativë dhe në një farë mënyre dashje ose padashje ata ndikojnë se si do të vazhdojë puna e këtij sektori. Shumë përshtypje të keqe la SHISH.

Të gjithë ata që dhunoheshin nga simpatizantët e Sali Berishës, me urdhër të tij, kryheshin edhe nga funksionarë të ulët të SHISH.

Mori ngjyrë tamam të një SHISH-i në shërbim të një diktatori të ri. Shumëçka bëhej nga SHISH dhe në emër të SHISH në ‘97-ën”, u shpreh Reso.

Bardhyl Reso: Berishës i duheshin vendosur prangat që në ’97!

Bardhyl Reso u shpreh se Sali Berishës duhet t’i ishin vënë prangat që kur ndodhi ‘97-ta. Ai tregon me emra se kush ia “hoqi prangat” Sali Berishës në 1997-ën.

“Fatkeqësia më e madhe e ‘97-ës është që personat kryesore duhet të dënoheshin për atë situatë që u krijua në Shqipëri, përpara skemave piramidale dhe mbas tyre nuk u dënuan. Pse u lejuan skemat piramidale, kur diheshin dhe u dhanë porositë nga Banka Botërore dhe nga ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë që i këshilloi edhe Berishën dhe Meksin që shiko këto do të na sjellin probleme.

Edhe Berisha siç e dinë, thoshte paratë e shqiptarëve janë të ndershme. Fakti që personi kryesor që i ngriti piramidat, stimuloi ngritjen e tyre me ato fjalime që bënte për ndershmërinë për e paratë e shqiptarëve, që është arsyeja e parë pse shkuam në ‘97-ën dhe pastaj ai nuk që i zoti të mbante shtetin në situatën e pare politikë qe iu paraqit. Si e lejoi atë situatë? Ne atëherë kishim trupa ushtarake më shumë se tani.

Te gjithë urdhrat e gabuara që janë dhënë ne ‘97-ën, janë dhënë nga Sali Berisha. Nuk ka asnjë dyshim se vetëm ai mund të urdhëronte në atë situate emergjente që u krijua. Gabimi më i madh i ‘97-ës që pastaj çoi edhe në ‘98-ën, është se qeveritarët që erdhën në fuqi, disa të implikuar, disa më pak të implikuar, të gjithë në një farë mënyre bënë një marrëveshje të gabuar që e lanë Sali Berishën të vazhdonte jetën politike në Shqipëri.

Si është e mundur në një vend ku bie shteti komplet, me financa, me ushtri, me të gjitha, në mes të asaj rrëmuje u rizgjodh president i vendit. Këto gjëra vetëm në Shqipëri ndodhin. Sepse të tërë ata që e rrethonin, edhe ata që e mbanin veten kundërshtarë politikë të Saliut ne atë periudhë, nuk qenë aspak të tillë. Sepse ata mbas disa vitesh u bënë përsëri shërbëtorë të tij.

Të jap edhe emra. I pari gjeneral, komandanti me 6 yje, Arben Imami, doli kundërshtar i urdhrave që dha qeveria atë kohë, pavarësisht se ishin të gabuara apo jo, mbas disa vitesh bëhet shef i kabinetit, dhe ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë kur Shqipëria hyri në Nato. Fat i madh të kesh Arben Imamin ministër të Mbrojtjes, kur Shqipëria bëhet atëherë pjesë e NATO-s.

Me vjen keq edhe për intelektuale të tjerë si Neritan Ceka. Berisha dha urdhra nga më të rëndat, dhe kur erdhi puna ata donin të bënin prapë marrëveshje me te. Saliu duhet të izolohej dhe përjashtohej nga marrëveshja që bënë forcat politike për ristabilizim e vendit. Berishës duhet t’i ishin vënë prangat, ata e futën në diskutime”, u shpreh Reso.

/e.d

Next Post
Ironia e Kreshnik Spahiut me opozitën: Këta meritojnë t’i lësh në dorë të Tires për 100 vjet

"Sot PD nuk ekziston"/ Spahiu: Meta nuk do të bëjë koalicion me Berishën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In