Dashi
Bilanci i vitit 2018 nuk ka qenë fort pozitiv në pjesës e parë të tij, por tani nis përmirësime. Gjatë muajit dhjetor, disa planetë kanë ndikim pozitiv në shenjën tuaj. Dielli dhe Mërkuri prej datës 12, ndërsa Jupiteri gjatë gjithë muajit. Keni përjetuar ndryshime drastike, mbase keni ndryshuar vendin e punës dhe nuk ju ka ecur së mirë sa prisnit, ose mbase lodhja nuk ju është shpërblyer sa duhej, por duhet të ecni përpara, duke shtuar dozën e përqendrimit dhe kritikës ndaj vetes. Prej datës 12, mund të paraqisni ndonjë projekt të ri e frytdhënës. Planetët kanë ndikim shumë të mirë në sferën profesionale, ndaj ka ardhur koha që të kërkoni më tepër. Megjithatë, mund të hasni ende disa vështirësi rreth datës 17 dhjetor. Është periudhë e favorshme për ata që kërkojnë ndryshimin, por duhet t’i keni idetë e qarta.
Edhe pse planetët janë në pozicion më të favorshëm se në muajin nëntor, dashuria mbetet disi nën trysni. Nëse keni përjetuar ndonjë ndarje dramatike, nuk ju interesojnë më lidhjet afatgjata, por do të nisni ndonjë flirt aty-këtu. Nëse keni dalë nga ndonjë marrëdhënie ku njëri nga partnerët ka tradhtuar, do të ndiheni mjaft konfuzë dhe do të jeni në kërkim të një personi të besueshëm. Gjysma e dytë e dhjetorit kërkon kujdes të veçantë, pasi mbledhjet familjare, si në rastet e festave të fundvitit, mund të sjellin disa situata të papritura e të papërballueshme. Të lindurit në shenjën e dashit, sidomos meshkujt e shenjës, të cilët janë të martuar prej një kohe të gjatë, rrezikojnë të kryejnë tradhti bashkëshortore, edhe nëse martesa e tyre shkon mirë. Kujdes! Dy kunguj nën një sqetull nuk mbahen dot!
Të vetmet ditë në të cilat do të ndiheni të tensionuar janë më datë 21 dhe 31 dhjetor. Festat këtë vit do t’i kaloni me njerëz të dashur dhe në qetësi. Nëse keni mundësi, udhëtoni apo bëni ndonjë aktivitet të këndshëm, në mënyrë që të shmangni stresin e tepërt. Mërkuri ju ndihmon të rimëkëmbeni në aspektin fizik e mendor që prej datës 12 dhjetor. Viti 2019 pritet të nisë plot energji.
Demi
Gjatë muajit dhjetor, projektet e mbetura në vendnumëro do të zhbllokohen dhe do të vihen në zbatim. Edhe disa çështje ligjore të mbetura pezull mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit, pasi ju vjen në ndihmë planeti Mars. Marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e hershëm mbeten ende të tensionuara. Nëse keni ndryshuar vend pune apo administrator jeni të shqetësuar, sepse nuk e dini cili do të jetë rezultati i këtij vendimi. Nëse jeni i punësuar diku, do të hasni disa vështirësi ekonomike, por situata pritet të përmirësohet. Një bashkëpunim i mbetur pezull një vit më parë mund të bëhet sërish aktiv. Venusi në pozicion jo të favorshëm do të nxisë zili apo fjalë negative te njerëzit rreth jush. Tregohuni disi oportunistë dhe jetën do ta keni më të lehtë. Tek e fundit, idetë tuaja do të dalin fitimtare.
Të rinjtë, pas një periudhe eksperimentesh, mund të gjejnë sërish ngrohtësinë e familjes dhe të prindërve. Do të jeni më të qetë, tani që Jupiteri nuk ka më ndikim negativ. Tregohuni mirëkuptues dhe dëgjojini me vëmendje të tjerët, pasi është shumë e rëndësishme. Pozicioni jo i favorshëm i Venusit në shenjë, që na nisur prej shtatorit, mund të ketë krijuar krisje në çift, madje edhe ndarje në disa raste, por gjithçka mund të zgjidhet me dashamirësi e vullnet. Viti 2019 do të zgjojë te ju dëshirën për të lindur fëmijë, për t’u martuar apo bashkëjetuar. Urani në shenjë kërkon ndryshime dhe transformime. Tani do të ndieni forcën revolucionare të këtij planeti dhe dashurin do ta përjetoni si kurrë më parë. Edhe pozicioni i Saturnit pritet të jetë me ndikim pozitiv në shenjën tuaj për vitin e ri, ndaj, nëse nuk keni mundur të martoheni këtë vit për arsye ekonomike, kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe do ta shihni të ardhmen plot shpresë.
Edhe në aspektin fizik, planetët ju vijnë në ndihmë. Marsi është në pozicion të shkëlqyer dhe, prej datës 21, Dielli do t’ju falë forcë. Ditë disi problematike paraqiten ato rreth datës 19, kur do të ndieni shqetësime të natyrave të ndryshe. Kujdesuni më tepër për lëkurën.
Binjakët
Jeni në një situatë plot me dilema që prej tetorit. Vetëm nëse keni ashendent në Peshore apo Bricjap dhe jeni për pasojë me diplomatikë se Binjakët e zakonshëm, mund ta shihni gjendjen si të ekuilibruar. Në të vërtetë, jeni mjaft të zhgënjyer, pasi projektet po shtyhen, takimet po vonohen dhe personat që kanë detyrime ndaj jush ju shmangin. Tensioni në rritje do të bëhet i vështirë për t’u mbajtur në kontroll rreth datës 14, që është një nga ditët më të ndërlikuara të muajit. Nuk jeni fort të bindur për të ardhmen tuaj profesionale. Bëni shumë kujdes në menaxhimin e çështjeve ligjore që kanë të bëjnë me paratë apo pasuritë e patundshme. Kërkoni ndihmën e ndonjë eksperti të fushës. Mbani dorën edhe me shpenzimet.
Dhjetori nuk është muaji ideal për të bërë projekte të mëdha në dashuri, aq më tepër nëse jeni në marrëdhënie me dikë që ndodhet larg. Nëse një ëndërr dashurie ka lindur në korrik, nuk po them se këtë muaj do të shndërrohet në makth, por do të viheni në pozitë dhe do të zbuloni sa rëndësi ka në të vërtetë. Ju keni besim tek aftësitë tuaja. Por a kanë të tjerët? A ju mbron më ndokush? Që kur Jupiteri ka nisur ndikimin negativ, nuk dini më se kujt duhet t’i zini besë. Kjo dilemë hap telashe të mëdha në dashuri. Nëse ktheheni në shtëpi me ankth, partneri/ja mund të mendojë se shkaku është vetë ai/ajo. Edhe marrëdhëniet e qëndrueshme mund të pësojnë kriza, për shkak të monotonisë. Megjithatë, tradhtia do të ishte zgjidhja më e keqe në këtë situatë. Ruani qetësinë dhe këtë vit kalojini festat me personat e duhur. Gjendja paraqitet më pozitive për personat pa angazhime.
Tensioni vazhdon të jetë i pranishëm. Duhet të shmangni sa më tepër situatat që shkaktojnë ankth apo vështirësi. Ndonjë dhimbje koke apo shqetësim të vogël do ta ndieni rreth datave 14-15, por pas datës 21 nis rikuperimi fizik. Festat do të jenë një sprovë për çiftet, por edhe për personat e angazhuar me punë. Reduktoni sa më parë stresin dhe flini disa orë më tepër.
Gaforrja
Iniciativa nuk do t’ju mungojë, as vullneti për të vepruar. Planetët do t’ju vijnë në ndihmë të kapërceni mjaft vështirësi, si edhe të përballeni me rivalët. Nëse prisni ndonjë aprovim, yjet janë të anën tuaj. Megjithatë, edhe në rast fitoresh, konfliktet do të vijojnë, sepse Saturni ka ndikim negativ. Planetët e tjerë ju ndihmojnë t’i kapërceni vështirësitë gjatë dhjetorit dhe, që prej datës 14, vijnë lajme të mira. Në vigjiljen e Krishtlindjes mund të merrni një surprizë të bukur, pasi Hëna kalon në shenjë. Çdo e keqe e ka një të mirë nga pas! Nëse keni hasur ndonjë pengesë gjatë muajve të parë të vitit, tani do t’ia nisni nga e para me vullnet më të madh.
Viti 2018 ishte një vit konfliktuar dhe plot ulje-ngritje në aspektin e ndjenjave. Nëse çifti juaj i ka kapërcyer sprovat e pranverë-verës, tashmë ndiheni më të fortë dhe të motivuar. Një pjesë e mirë e të lindurve në shenjën tuaj kanë gjetur strehë te dashuria, sa herë keni pasur probleme fizike apo profesionale. Nëse keni zgjedhur personin e gabuar, tanimë e keni konstatuar dhe po përballeni me realitetin. Historia jaj e dashurisë do të përballet me sprovat dhe nervozizmin që shkakton Saturni. Megjithatë, po ky planet ju ka ndihmuar të ktheni faqe, në rastet e konflikteve të gjata të dy viteve të fundit. Nëse ndonjëri prej jush do të martohet për së dyti, mund të hasë një ngërç për shkak të ndonjë dokumenti. Nëse dikush është i veçantë për ju, do të doni ta keni sa më pranë, por kujdes me debatet dhe zënkat më datë 29 dhe 30. Dita e fundit të vitit dhe festa e Vitit të Ri paraqitet e qetë dhe me takime interesante.
Ishte një vit i ngarkuar dhe i vështirë në aspektin fizik e mendor, por, tani që keni kapërcyer vështirësitë, situata po përmirësohet. Prej mesit të dhjetorit, mund të takoni njerëz që do t’ju japin këshilla të vyera për të qenë të qetë. Datat 4, 5, 14 dhe 15 paraqiten ditë me fat. Më datë 31 mund t’i lejoni vetes ndonjë marrëzi të vogël, meqë është nata e Vitit të Ri.
Luani
Jupiteri ka ende ndikim pozitiv, por do t’ju duhet të kaloni një situatë kaotike rreth datës 4 dhjetor. Megjithatë, e ardhmja është më e qartë dhe me doza të larta krijimtarie. Nëse në fillim të vitit ju këshillova që të vepronit me maturi, tanimë ka ardhur koha që t’ju nxis të ndërmerrni nisma dhe projekte të reja. Do ta keni më të lehtë t’i konkretizoni ato, si edhe të shfrytëzoni raste që do t’ju hapin rrugë të reja. Edhe sfera ekonomike paraqitet më e qëndrueshme dhe me të ardhurat do të arrini të mbuloni shumë shpenzime e detyrime. Do të gjeni zgjidhje edhe për ndonjë çështje ligjore të mbetur pezull. Nëse keni një aktivitet privat, jeni gati t’ia nisni nga e para, tashme me mundësi të shumta. Vështirësitë dhe pengesat e fillimit të vitit, tashmë do të zhduken dhe do të gjeni ekuilibrin profesional dhe financiar.
Shumë debate në sferën e ndjenjave. Duhet të analizoni me veten nëse një histori e së shkuarës po ju hap telashe, apo nëse keni probleme për të zgjidhur në raportin aktual. Nëse e mbani ende mendjen tek e shkuara, raporti bëhet i vështirë dhe zënkat janë të shpeshta. Ktheni faqe! Çiftet e konsoliduara, që kanë vendosur të lindin fëmijë, i presin lajme të mira në vitin 2019.
Të rinjtë i këshilloj që t’i marrin lehtë aventurat dashurore, pasi nuk premtojnë për mirë. Megjithatë, dhjetori është muaji kur do të zgjidhen në mënyrën më të mirë shumë situata. Pas datës 12, me ndihën e Mërkurit do të dukeni edhe më tërheqës.
Datat 17, 25 dhe 26 paraqiten mjaft interesante. Madje, Krishtlindja mund të jetë pasionale për ndokënd prej jush.
Është muaji i duhur për të planifikuar disa ditë pushimi, që do të kulmojnë për Krishtlindje. Edhe pse keni qenë të tensionuar së fundmi, pritet një ripërtëritje fizike dhe mendore. Bëni një kontroll të dhëmbëve dhe të lëkurës në dhjetëditëshin e parë të muajit. Duhet të ushqeheni në mënyrë më të rregullt.
Virgjëresha
Ndikimi negativ i Marsit do t’ju shtyjë të bini pre e provokimeve. Të enjten, më datë 6 dhjetor, mund të ndiheni aq të lodhur, sa do t’ju lindë dëshira të hiqni dorë nga gjithçka. Duhet të shmangni çdo lloj stresi të tepërt, pasi kur mendja dhe fiziku juaj nuk janë në sintoni të plotë, ulet ndjeshëm edhe rendimenti në punë. Do të ishte shumë keq të çoni dëm gjithçka që keni arritur deri tani. Nëse një çështje pune nuk varet prej jush, kini kujdes se mund të tensionoheni dhe të bëheni pjesë e debateve me tone të larta. Konkurrenca është e pamëshirshme dhe nuk përjashtohet mundësia që dikush t’ju ngulë thikën pas shpine. Lini mënjanë pasigurinë dhe përqendrohuni te profesionalizmi! Përkushtimi do t’ju shpërblehet, por përgatituni për një kërkesë të fortë llogarie nga një epror.
Dashuria kërkon kohë dhe liri, që të forcohet më tepër. Tashmë jeni në fazë meditimi dhe mund të sprapseni, nëse dikush nuk ju kupton. Vitin e shkuar kaluat një ndryshim drastik në dashuri dhe tani ka ardhur koha të bëni bilancin me rezultatet e atij ndryshimi. Për shembull, mund t’i riktheheni një lidhjeje të lënë përgjysmë. Apo nëse jeni në një histori të re dashurie dhe ish-partneri/ja nuk ju lë të qetë, priten zënka të mëtejshme, këtë herë jo vetëm me fjalë. Do t’ju duhet t’i drejtoheni avokatit. Dashuria ka mbetur në vendnumëro. Çiftet e forta nuk i druhen asgjëje, por ato në krizë pësojnë lëkundje dhe duhet t’u bëjnë ballë disa sprovave.
Që prej muajit të kaluar, po mundoheni të gjeni pakëz qetësi, por nuk është e lehtë të gjeni harmoninë mes zemrës dhe arsyes. Ushqim i shëndetshëm dhe pushim u rekomandohet atyre që i pret një punë e lodhshme dhe stresuese, apo grave që presin në fëmijë. Rreth datës 21, përpiquni të shmangni çdo lloj stresi, madje, reduktoni edhe fluksin e punës.
Peshorja
Në dhjetor nuk do të zgjidhen të gjitha problemet e jetës, por do ta shihni të ardhmen me optimizëm. Me ndikimin pozitiv të Mërkurit dhe Diellit mund të ndodhë një kthesë e papritur. Fati do të prijë ata që kanë për të dhënë provime apo që do të vënë veten e tyre në provë brenda pranverës së vitit 2019. Të ardhurat do të jenë më të mëdha, edhe pse do të shkojnë thuajse të gjitha për të shlyer detyrimet e shumta, si kreditë apo faturat e grumbulluara gjatë muajve të parë të vitit. Nëse keni ndërprerë një bashkëpunim me ndonjë ish-ortak, do të merrni një lajm shumë të mirë, gjithmonë në varësi të situatave. Do t’ju lindin ide të reja, të cilat do t’i vini në zbatim me bashkëpunëtorë dhe ortakë. Ditët më me fat janë ato në harkun kohor mes datave 21 dhe 29. Përpiquni të mos i kaloni festat në punë, sidomos Krishtlindjen!
Ka qenë një vit i vështirë për ata që janë ndarë vitin e kaluar. Keni mundur të gjeni pakëz qetësi vetëm muajt e fundit. Pozicionimi i planetëve do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet familjare dhe të sheshoni mosmarrëveshjet e së shkuarës. Prej datës 12, marrëdhëniet në çift do të ecin më mirë. Do të ndieni një pëlqim të fortë për një Shigjetar apo Akrep. Të dish të jetosh me dhimbjen që të kanë shkaktuar në të shkuarën është tejet e rëndësishme. Jehona e një puthjeje oshtin më shumë se ajo e një vetëtime dhe ju do të keni mundësi të puthni një person mjaft të veçantë në harkun kohor 29-31 dhjetor. Do të gjeni sërish dëshirën për të dashuruar, sepse situata është më e qartë dhe disa të vërteta nuk fshihen më.
Energjia e madhe e dhjetorit duhet shfrytëzuar më së miri. Ditët më interesante janë datat 11, 12 dhe 21. Mërkuri ju ndihmon në momente nervozizmi dhe shton dëshirën për t’u marrë më tepër me aspektin fizik.
Akrepi
Dhjetori është një muaj që do t’ju falë mjaft kënaqësi dhe do t’ju sjellë mundësi të shumta. Ndikimi pozitiv i Marsit do të zhbllokojë disa situata të së shkuarës dhe prej datë 14 dhjetor priten lajme të mira. Nëse keni nisur rishtas një marrëdhënie punë, është diçka mjaft pozitive, sepse do t’ju shtojë frymëzimin. Këtu vlen të theksojmë se personat që punojnë në kontakt me publikun do të jenë mjaft të zhdërvjellët dhe me ide brilante, që do t’u sigurojnë një sukses të madh personal. Njohjet janë të volitshme, pasi dikush mund t’ju bëjë ndonjë propozim të frytshëm, apo mund t’i riktheheni një nisme të lënë përgjysmë në pranverën e vitit 2017 në mënyrë të beftë.
Muaji i fundit i vitit është mjaft i favorshëm për ju. Venusi është ende në shenjën tuaj, ndërkohë që Jupiteri ju ndihmon që të rifitoni para, nëse keni pasur shpenzime të shumta së fundmi. Neptuni, planeti i ëndërrimtarëve, në bashkëpunim me Venusin, do të stimulojnë rikthimin e një historie dashurie. Yjet favorizojnë konkretizimin e marrëdhënieve në çift, martesat, fejesat, bashkëjetesat, por edhe ndarjet pa dhimbje. Nëse jeni në një marrëdhënie të konsoliduar, mund të merrni një lajm shumë të mirë në javën para datës 25 dhjetor. Krishtlindja karakterizohet nga ndikimi pozitiv i Hënës, kurse Viti i Ri nga Hëna në shenjë. Ndaj, ju presin risi!
Viti mbyllet me shumë në pak shqetësim. Marsi i bezdisshëm, që ju ka shkaktuar probleme shëndetësore apo stres gjatë gjysmës së parë të vitit dhe ju ka detyruar të bëni kontrolle mjekësore, tanimë është në favorin tuaj. Terapitë që nisin më datë 12 do të kenë ecuri të shkëlqyer. Bëni pak pushim gjatë festave!
Shigjetari
Tanimë nuk ju ndal dot askush! Jupiteri do të ketë ndikim pozitiv, ndërsa Mërkuri do të jetë në pozicion të favorshëm prej datës 12 dhjetor. Dhe ky është vetëm fillimi i një ndryshimi për mirë në profesionin tuaj. Edhe 2019 do të jetë një vit që do të sjellë projekte dhe propozime të rëndësishme. Shitblerjet do të jenë mjaft të volitshme. Nëse keni pasur vështirësi financiare, prej dhjetorit do të nisë një periudhë me përmirësim të ndjeshëm. Edhe pse planetët ju vijnë në ndihmë, ndonjëherë duhet të kënaqeni me ndonjë rrugë të mesme, të shisni diçka që nuk ju duhet, edhe sikur të humbni disa të holla. Ka nisur një periudhë kur mund ta ndryshoni kryekëput jetën tuaj, po të doni. Nëse keni për të ndarë paketa aksionare, prisni deri në janar të 2019-tës.
Dashuria është sërish në plan të parë. Do të tregoheni më mirëkuptues dhe të duruar, derisa ta çoni në vendin e duhur marrëdhënien në çift. Nuk duhet të përfshiheni në marrëdhënie me persona të martuar apo shumë të ndryshëm prej jush. Periudha është mjaft interesante, do t’ju paraqiten raste të shumta dhe do të keni mundësi zgjedhjeje. Planetët favorizojnë shumë projektet për fëmijët, në mënyrë që të kapërceni problematikat e së shkuarës. Takimet e reja janë mjaft premtuese dhe të këndshme. Pozicionimi i planetëve për Krishtlindje është mjaft interesant dhe mund t’ju bëjë një dhuratë të bukur, një puthje, një përkëdhelje, apo vetë dashurinë!
E dimë që jeni shpirtra të lirë dhe që nuk njihni caqe, por duhet t’i kushtoni pak më tepër rëndësi mirëqenies suaj. Në aspektin psikofizik, rrezikoni të bëni shumë gjëra njëherësh dhe të ndieni lodhje të skajshme. Shmangni çdo stres të mundshëm rreth datës 14. Harku kohor mes Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do të sjellë një ripërtëritje fizike dhe mendore. Do ta nisni vitin plot energji dhe vrull.
Bricjapi
Fundi i vitit sjell një sukses të madh personal për të lindurit në shenjën tuaj. Nëse jeni në pozicion drejtues, ka gjasa që autoriteti juaj të shtohet edhe më tepër. Nëse jeni të punësuar diku dhe kompania është përfshirë në ndonjë krizë, do të arrini t’ia hidhni paq me ndihmën e dikujt. Marsi në pozicion të favorshëm gjatë gjithë muajit ju sugjeron të ndryshoni strategji e taktika, pasi do ta keni më të lehtë të arrini pikësynimet.
Nëse nuk e gjeni veten në ambientin ku punoni, në varësi të aftësive dhe përgatitjes që keni, hidhni një sy diku gjetkë.
Nënshkrimi i kontratave apo marrëveshjeve favorizohet ndjeshëm në datat 4, 5 dhe 14. Keni shumë punë në dorë dhe nuk do të ishte çudi po të punonit edhe gjatë festave. Përpiquni të lini pak vend edhe për jetën tuaj private.
Planetët janë pro dashurisë dhe ju i keni idetë e qarta. Ju vetë nuk do të stisni debate, por mund t’ju duhet të zgjidhni ndonjë mosmarrëveshje apo keqkuptim me dikë që po kalon një krizë personale. Megjithatë, situatën do ta keni ju në dorë dhe vendimet do t’i merrni po vetë. Janë të favorizuara edhe vendimet që kanë lidhje me shitblerjet e pasurive të patundshme, apo nismat për të shtuar pasurinë e familjes. Ka ardhur koha që të përballeni me krizat në çift, të cilat i keni anashkaluar deri tani prej krenarisë së tepruar. Lidhjet e reja që do të lindin në këtë periudhë do të jenë premtuese dhe të qëndrueshme. Ajo shkëndija fatale mund të ndizet kudo, gjatë një udhëtimi, gjatë një shëtitjeje, apo pasi të ndryshoni vendin e punës. Për Vit të Ri priten takime dhe nisma fatsjellëse.
Viti mbyllet mirë, me energji të shumta. Me Diellin në shenjë, mund të kapërceni disa shqetësime fizike dhe të ndiheni në formë të shkëlqyer. Nëse ndokush prej jush do të nisë ndonjë terapi me rekomandimin e një mjeku specialist, do të gjejë qetësi shpirtërore. Kujdes me të ftohtin në datat 16, 17 dhe 21!
Ujori
Dhjetori është muaj që nis në mënyrë interesante. Do të kërkoni që tani konfirmime për vitin e ardhshëm. Periudha kritike, që kulmoi në harkun kohor korrik-gusht, duket se ka përfunduar. Edhe ata që kanë vendosur të bëjnë një ndryshim drastik, tanimë ndihen më të qetë. Sfera financiare mbetet ende disi e trazuar, por mund të gjeni ndonjë zgjidhje për shtëpinë. Po ashtu, vazhdojnë ende debatet në familje apo me ish-partnerin/en, për shkak të vështirësive financiare. Megjithatë, situata do të marrë një kthesë për mirë prej datës 12, falë ndikimit pozitiv të Mërkurit. Ndonjëherë, jeta juaj vijon në bazë të cikleve, disa mbyllen përfundimisht, për t’u lënë rrugë të lirë disa të tjerëve. Pas javësh të tëra lodhje, po nis një periudhë me ide të qarta dhe pa tërmete të forta emocionale.
Në marrëdhënien në çift, mund të lindin debate të forta në harkun kohor 1-12 dhjetor, qoftë edhe për motive banale. Nëse keni një aktivitet të përbashkët me partnerin, ka të ngjarë që nuk do të merreni vesh për investimin e parave. Historitë e dashurisë të lindura rishtas do të kalojnë disa situata të sikletshme dhe ju nuk do të ndiheni rehat me veten tuaj dhe imazhin për do të përcillni te tjetri. Gjendja do të përmirësohet ndjeshëm pas datës 15 dhjetor. Kujdes në ditën e Krishtlindjes! Përpiquni t’i kaloni festat me njerëz që vërtet ia vlejnë! Tensionet e gjysmës së parë të vitit tashmë i keni hedhur pas shpine, por do të ndieni gjithsesi peshën e largimit të disa personave, se ashtu ishte e shkruar nga fati, ose se ashtu keni vendosur vetë. Viti 2019 do të nisë plot shpresë, ndaj mos prishni gjithçka për arsye të rëndomta në fund të vitit.
Keni shumë punë, por edhe nevojë të madhe për t’u çlodhur. Stimujt mendorë janë të paktë dhe lodhja është tejet e madhe në javën e para të dhjetorit. Pas datës 12, gjendja do të përmirësohet, për pasojë edhe energjitë do të shtohen ndjeshëm. Kontakti me natyrën do t’ju vijë në ndihmë. Përpiquni të shëtisni sa më gjatë apo të kryeni aktivitete çlodhëse për mendjen.
Peshqit
Aktivitetet që keni nisur prej disa muajsh nuk po i japin ende rezultatet e synuara. Mos u shqetësoni! Saturni i mbron nismat e reja, por të lindurit në fund të shkurtit janë bërë disi të paduruar dhe kërkojnë garanci që tani për të ardhmen. Disa pasiguri të vogla do t’i hasni edhe në aspektin ekonomik. Pas bollëkut të muajve të kaluar, ndodheni në një periudhë stanjacioni, por do ta kapërceni me lehtësi, nëse nuk bini pre e ankthit. Nuk është muaj me fitime të larta dhe, prej datës 12, duhet të keni kujdes, pasi shpenzimet do të shtohen. Mund t’ju duhet të riparoni ndonjë defekt të makinës apo shtëpisë. Nëse nuk respektuar afatet për shlyerjen e kredive apo borxheve, tani mund t’ju rëndojnë edhe më tepër. Mbase e tashmja nuk është e ndritur, por duhet të shihni drejt së ardhmes me optimizëm.
Në aspektin sentimental, muaji i fundit i vitit premton një përmirësim të ndjeshëm. Data 31 dhjetor dhe mbrëmja e Vitit të Ri do t’ju dhurojnë emocione të veçanta, sipas Living. Liri dhe shpengim, këto janë dy gjërat për të cilat keni nevojë këto kohë. Nëse jeni vetëm, dhjetori do t’ju sjellë njohje të reja. Ndikimi pozitiv i Marsit dhe Venusit do t’ju ndihmojë në çdo situatë. Nëse keni dalë nga një marrëdhënie e trazuar, më në fund, do të gjeni qetësi. Edhe nëse keni kaluar ndonjë proces divorci rishtas, tanimë do ta shihni më qartë dhe në mënyrë më objektive të ardhmen. Të vetmit që do të kenë ende shqetësime në këtë aspekt janë ata që mbajnë histori paralele. Dhjetori sjell emocione, njohje dhe pëlqime të reja, por edhe zyrtarizim të lidhjeve ekzistuese.
Së fundmi, keni vuajtur shpesh nga dhimbjet e këmbëve, por situata do të jetë në përmirësim e sipër, por stresi do të vijojë ende në doza të larta, për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit. Kujdes me ftohjen e shpinës dhe kontrolloni mënyrën e të ushqyerit! Mos e mundoni stomakun në dhjetëditëshin e fundit të muajit.
a.ç