• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e kam njohur Alfred Moisiun

by Mustafa Nano
08/04/2019 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Për herë të fundit, Alfred Moisiun e takova dje. Dje, dje, më 5 prill 2019. E kisha në “Provokacija”. Asistentja ime bëri një gabim. Nuk e priti te porta, atje ku rrinë rojet dhe makinës së tij, që ishte një “Skoda” a “Mazda” e vogël (unë nuk ia them shumë për të shquar makinat nga pamja e jashtme), iu desh të vinte rreth për 2-3 minuta nëpër hapësirat e “TV Klanit”, në Kinostudio. Dhe atij nuk i erdhi mirë. Nuk e dha veten fare në fillim. Por në fund, pasi mbaruam, iu drejtua asistentes me një ton qortues, por korrekt: “Unë prisja të më dilje te hyrja”. Kishte të drejtë. Edhe unë vetë u ndjeva ligsht. Ai ka qenë President i Republikës. Ka qenë presidenti im i preferuar. Dhe është sot 89 vjeç. Shumë njerëzve, ngaqë e shohin në formë të mirë fizike, me shtatin e madh që e mban drejt, e me ecjen përjetësisht ushtarake, nuk u besohet se ai është 89 vjeç. Por ai është 89 rrumbullak. Dhe duket se ka trupin që ka pasur kur ka qenë 79, 69, 59. Thonë se mban një regjim të rreptë ushqimor. Dhe se bën çdo ditë ecje në natyrë.

Meqë jemi në këtë pikë, po ju them një “sekret”. Në studio janë dy shkallë të ulëta që të çojnë te platforma, mbi të cilën është vendosur tavolina trekëndore e “Provokacijas”. Në ndonjë rast tjetër, kur i ftuari ka pasur një farë moshe, unë, duke u kujdesur të mos e fyej, kam dashur t’i tërheq vëmendjen te shkallët e pabesa, që mezi duken mes gjysmëterrit. Aty ka ndodhur që janë penguar edhe kameramanë të rinj në moshë. Përveç kësaj, dikush prej stafit nuk ka harruar asnjëherë t’u japë një dorë të ftuarve të moshuar, për të cilët ato dy shkallë mund të jenë si e përpjeta e Golgothës. Dikush tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe me Moisiun. Por ai i ngjiti shkallët me zhdërvjelltësinë e një mesoburri përpara se dikush t’i vinte një dorë te krahu. Me të njëjtën zhdërvjelltësi u ul e u ngrit nga ndenjësja. Çfarë fiziku! Një njeri duhet ta quajë veten me fat, nëse ka një nënfish të asaj energjie në moshën 89-vjeçare. Kuptohet, nëse ka fatin ta arrijë atë moshë. Se ndonjëherë nuk ka as kuptim ta arrish atë moshë. Por kjo gjë nuk mund të thuhet për Moisiun. Në rastin e këtij të fundit mua më vjen të them, dhe nuk më duket se po bëj ndonjë teprim: “Edhe 100 zoti President!”

Për herë të parë e kam takuar Moisiun pas vitit 2002, që është viti kur ai u zgjodh kryetar shteti. Gjysmën e parë të mandatit pati për kryeministër Fatos Nanon, e gjysmën tjetër Sali Berishën. Nuk mund të ketë fat më të dreqosur për një President, apo jo? Nano ishte një burrë tekanjoz, që vitet e fundit të karrierës u shndërrua në një dandy, që kalonte shumë kohë bareve e restoranteve. Ndërsa Berisha, kjo dihet tanimë, është (Ai na ka mësuar të mos flasim kurrë për të në kohën e shkuar. Sa do të doja të thosha për atë njeri: “ishte”. Dhe do të doja ta bëja këtë sa kohë është gjallë. Sali, më ndihmo për këtë! S’il vous plaît!), Berisha pra është nga ata që mendojnë se njerëzit në këtë botë janë ose shërbëtorë, ose armiq të tij. Të dy këta kanë jetuar me idenë, ndoshta që në krye të herës, se Moisiun do ta mbanin nën kontroll. Bën vaki që, në momentin kur kanë rënë dakord ta çojnë në Presidencë, t’i kenë thënë njëri-tjetrit, ose të kenë menduar se nuk ka qenë nevoja t’ia thoshin njëri-tjetrit, se “ky pensionist do të përkulet e shtypet prej barrës së mirënjohjes, e do t’u bëhet urë të gjitha trilleve tona”. Këtë e kam menduar edhe unë atëmot. Se mos vetëm unë! Pothuaj të gjithë kanë qenë të sigurt se Moisiu do të shndërrohej për pesë vjet me radhë në një vegël të atyre të dyve. Mirëpo, pas ca muajsh, unë kisha ngasjen a dëshirën t’i shkoja në zyrë secilit syresh, Nanos e Berishës, e t’u thosha: “Ia ke fut kot, plako!” Moisiu nuk doli ashtu si “ishte shkruar në skenar”, d.m.th. një maxhordom që kish për detyrë t’u shërbente zotërve të shtëpisë së politikës shqiptare. Moisiu doli një kockë e fortë, dhe me këtë i kapi në befasi të gjithë. Dhe nuk është se kundërshtimin ndaj tyre e bëri me ndonjë nerv antikushtetues apo antipresidencial. Jo, ai mbeti deri në fund shumë presidencial. Edhe në mes të presioneve që ushtroheshin ndaj tij, e ndaj familjes së tij, ai mbeti presidencial. Unë vetë, fjala vjen, do të doja që në një rrethanë, kur një zyrtar me mustaqe i Berishës e kërcënoi në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai të kundërvepronte me shumë forcë, por ai zgjodhi një rrugë tjetër: kundërveprimin e qetë. Ishte mënyra më e mirë për t’i bërë nder postit që mbante.

Mbaj mend që në pikun e këtyre presioneve, Moisiu më ftoi për një takim në rezidencën presidenciale te kodrat e liqenit. Nuk ishte bërë shumë kohë nga dita kur i biri kishte humbur jetën në një aksident automobilistik. Dhe Presidenti ishte ende i tëri i përfshirë prej kësaj ngjarjeje. Ndërkohë që bisedonim (ishim vetëm ne të dy në atë vilë, që mua m’u duk më e vogël sesa e kisha menduar), prapa shpinës së tij, përpara syve të mi, në mur, ishte një portret i madh i të birit që nuk jetonte më. Në mos gaboj, ka qenë pikturë, jo fotografi. Mbaj mend që pyetjes sime, nëse “mbahej ende i fortë përballë pushtetit”, ai iu përgjigj me fjalët: “Që kur më iku ky djalë”, dhe u kthye 180 gradë me shikimin nga muri, “më duket vetja i pakërcënueshëm, kot e kanë, nuk më mposhtin dot.” Nuk është se më foli për Berishën. Me sa mbaj mend, as që ia zuri emrin ngojësh, por më la kuptohej se nuk po lihej gjë pa bërë me synimin për ta lodhur, e për t’ia bërë atij jetën të vështirë. “Të jesh i sigurt ti, dhe gjithë të tjerët, që nuk kam për t’u dorëzuar”, më tha Alfred Moisiu në fund të takimit, që zgjati tri orë të mira. Dhe e vërteta është që ai nuk iu dorëzua presioneve. E ushtroi atë detyrë, që është më e larta e Republikës, me qetësi, sens detyre, e me – kjo ishte cilësia që unë nuk e kam besuar se ai mund ta kishte – një kujdes për t’u sjellë edhe në momentet më të vështira në përputhje me Kushtetutën. Ndër funksionarët e lartë politikë e shtetërorë që kam takuar gjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë Alfred Moisiu që, më shumë se të tjerët, ka pasur për busull ligjin dhe merakun për të mirën publike. Ai, edhe në një post shtetëror që propozohej a dekretohej prej tij, donte të çonte më të mirin. Dhe në këtë mes mund të qëllonte të gabonte prej gustos, por kurrë prej disponimit.

Dhe kjo cilësi është shumë e rëndësishme. Pa këtë cilësi nuk mund të jesh dot një shtetar i mirë. Kurrë. Madje, mund të thuhet se kjo cilësi nuk është thjesht e nevojshme. Është edhe e mjaftueshme për t’u bërë një shtetar i mirë. Mua personalisht më është mbushur mendja se për të qenë një burrë shteti nuk lipset një mendje e madhe, një inteligjencë e rrallë, një kulturë e gjerë. Që të jem i sinqertë, unë shkoj deri atje sa mendoj se këto cilësi të fundit e sabotojnë çdo vullnet e dëshirë për të qenë një shtetar i mirë. Ndodh kjo, ngaqë një njeri, të cilit i është mbushur mendja se ka një fuqi intelektive të pazakontë, në mënyrë të natyrshme zë e mendon se idetë apo qëndrimet e tij vlejnë më shumë se idetë e qëndrimet e të tjerëve, vlejnë më shumë edhe sesa ligjet, rregullat, normat, kushtetuta, morali, dhe për rrjedhojë ai s’e ka për gjë të mendojë se, për të mirën publike, mund të bëhen edhe ca punë të liga. Lëre pastaj që dijet e shumta e shkalla e lartë e inteligjencës, në mënyrë të natyrshme shoqërohen me pasiguri e ngurrime në vendimmarrje, në emërime, në hartime strategjish etj. Me fjalë të tjera, një burrë shteti mjafton të ketë sensin e detyrës, ndjenjën e përgjegjësisë, gatishmërinë për të shenjtëruar ligjin e interesin publik, karakterin e fortë, gjykimin e shëndoshë. Alfred Moisiu mund të mos binte në sy për asgjë tjetër, por këto cilësi i kishte. Dhe prandaj ai u bë më i miri President që ne kemi pasur deri më sot./ Gazeta Liberale

Next Post

Balla: Ka një frymë pozitive për hapjen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës para Kryemistrisë, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës para Kryemistrisë, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

December 22, 2025
Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

December 22, 2025
VIDEO- Molotovët “ndezin” Kryeministrinë/ Pas protestës efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren 

VIDEO- Molotovët “ndezin” Kryeministrinë/ Pas protestës efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren 

December 22, 2025
Hedhja e molotovit para Kryeministrisë, një nga protestuesit në flakë. Ja momenti ( FOTO)

Hedhja e molotovit para Kryeministrisë, një nga protestuesit në flakë. Ja momenti ( FOTO)

December 22, 2025
Berisha nga selia e PD: Aksioni politik do vijojë kundër 3 institucioneve; Kryeministria, Kuvendi dhe…

Ervin Salianji mori pjesë në protestë, Berisha: Çdokush është i mirëpritur, kjo do të jetë betejë që s’do të ndalet

December 22, 2025
‘Do të shkojmë në Surrel’/ Sali Berisha: Shtëpia e Ramës një skenë krimi

‘Do të shkojmë në Surrel’/ Sali Berisha: Shtëpia e Ramës një skenë krimi

December 22, 2025
Berisha nga selia e PD: Aksioni politik do vijojë kundër 3 institucioneve; Kryeministria, Kuvendi dhe…

Berisha nga selia e PD: Aksioni politik do vijojë kundër 3 institucioneve; Kryeministria, Kuvendi dhe…

December 22, 2025
Berisha “shëtitje” deri te Kuvendi, pas bombave molotov te Kryeministria: Po u tregoj se ku do protestojmë më pas

Berisha “shëtitje” deri te Kuvendi, pas bombave molotov te Kryeministria: Po u tregoj se ku do protestojmë më pas

December 22, 2025
Dhuna e PD ndaj policisë, shoqërohet një nga militantet e Berishës

Dhuna e PD ndaj policisë, shoqërohet një nga militantet e Berishës

December 22, 2025
PAMJE TË RËNDA / Militanti i PD hedh molotov, por djeg ‘shokun e partisë’, e shpëton Policia

PAMJE TË RËNDA / Militanti i PD hedh molotov, por djeg ‘shokun e partisë’, e shpëton Policia

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In