• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si e ka njohur dhëndrin e Donald Trump?”, Rama: Erdhi me jaht për ta vizituar Shqipërinë

by A R
21/03/2024 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama thotë se e ka njohur dhëndrin e ish-presidentit të SHBA, Jared Kushner, pasi ky i fundit kishte ardhur për ta vizituar Shqipërinë me një jaht.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se Kushner ishte pronari i jahtit teksa shton se janë takuar me të në Durrës me ftesë të dhëndrit të Trump teksa shton se takimet e tyre kanë vijuar herë pas here.

Blendi Fevziu: Si e keni njohur ju Jared Kushner?

Edi Rama: E kam njohur rastësisht sepse ka ardhur bashkë me gruan dhe me miq të tjerë për ta vizituar Shqipërinë me një jaht. Ai që është pronari i jahtit dhe ai që ishte prijësi i tyre, më ftoi kur ata kishin ndalur në Durrës për t’u furnizuar dhe për ta vazhduar më tutje. Kemi bisdeduar, nuk ishin 2 por një grup më i madh njerëzisht dhe jemi takuar herë pas here.

Blendi Fevziu: A është Sazani sot zonë ushtarake?

Edi Rama: Po është zonë ushtarake. Do të duhet patjetër të hiqet nga lista e ushtrisë.

Blendi Fevziu: Keni pasur një eksperiencë me këtë gjënë me Portin e Sarandës. Është në SPAK çështja.

Edi Rama: Jo, ne nuk kemi pasur eksperiencë të keqe. Ne kemi ndeshur një situatë që ka krijuar një eksperiencë shumë të keqe për të drejtat e zhvillimit të një prone në bazë të një kontrate për sipërmarrësit. Aty ka një kontratë dhe ajo kontatë është kontratë me një sipërmarrje dhe marrja peng e një investimi që dot do t’i kishte dhënë Sarandës një marinë turistike të nivelit që pretendojmë të ketë Shqipëria, është në shkelje të plotë të të drejtave të investitorëve. Fatmirësisht ata janë shqiptarë, po të ishin të huaj do të kishin shkuar në arbitrazh. Pengohen 200 milionë Euro. Drejtësia ka të drejtën t’i bëjë të gjitha në raport me një procedure që i takon autoriteteve shtetërore. Nuk ka të drejtë të marrë peng një kontratë të nënshkruar që obligon shtetin shqiptar. Fati i mirë është që ata janë shqiptarë sepse po të ishin të huaj, do të na kishin marrë qimet e kokës. Aty pengohen 200 milionë.

Blendi Fevziu: Sazani, kur mendoni se do të marrë koncept më konkret?

Edi Rama: Është proces. Ata kanë bërë një aplikim për Sazanin, shprehin interesin. Tani, ajo duhet të kalojë sitën e agjencisë për të parë nëse përputhet me të gjitha kriteret që ka një aplikim i tillë dhe paralelisht vjen dhe projekti.

/a.r

Next Post
“Nuk ka lidhje me Martinajn!”/ Hoxha: Ekzekutorët e Bejtjas erdhën nga jugu, shumë të rrezikshëm!

"Nuk ka lidhje me Martinajn!"/ Hoxha: Ekzekutorët e Bejtjas erdhën nga jugu, shumë të rrezikshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

January 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

January 23, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

January 23, 2026
Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

January 23, 2026
Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

January 23, 2026
Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

January 23, 2026
Hiqej si avokate, Prokuroria e Fierit çon në gjyq një qytetare

Hiqej si avokate, Prokuroria e Fierit çon në gjyq një qytetare

January 23, 2026
Do të presë rreth 800 nxënës, Rama ndan pamje nga rindërtimi i gjimnazit në Laknas

Do të presë rreth 800 nxënës, Rama ndan pamje nga rindërtimi i gjimnazit në Laknas

January 23, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 23, 2026
Spanja refuzon Bordin e Paqes, Sanchez: Bie në kundërshtim me OKB-në

Spanja refuzon Bordin e Paqes, Sanchez: Bie në kundërshtim me OKB-në

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In