• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si e grabiti Damir Fazlliç shtetin shqiptar, 1.5 mln euro TVSH për punë që ekzistonin vetëm në letër

by A R
17/12/2016 13:05
Biznesmeni Damir Fazllic, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se bizneset e tij jane te ligjshme dhe akuzat e ngritura ndaj tij kane qene te motivuara politikisht.

Biznesmeni Damir Fazllic, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se bizneset e tij jane te ligjshme dhe akuzat e ngritura ndaj tij kane qene te motivuara politikisht.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni serbo- boshnjak Damir Fazlliç ka përfituar 1.7 miliardë lekë apo 1.5 milionë euro padrejtësisht me anë të rimbursimit abuziv të TVSH-së nga Tatimet në Shqipëri. Ky fakt është evidentuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë.

Subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme, sipas Prokurorisë, ka qenë “Crown Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005. Rasti në të cilin ka ndodhur abuzimi, sipas Prokurorisë, ka qenë ndërtimi i terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos.

Pikërisht me këtë investim dyshohet se veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë.

Nga verifikimet që janë bërë në terren për këtë rast, ka rezultuar se: “Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga inspektori i kontrollit dhe inxhinierët. Ata dokumentacionin në fjalë e kanë shoqëruar edhe me fotot përkatëse. Të gjitha shpenzimet e shoqërisë gjatë kësaj kohe janë konsideruar nga specialistët si false.

Sipas hetimeve, ka dalë se nga verifikimi i raportit të kontrollit është konstatuar se shoqëria ka kaluar edhe tri kontrolle të tjera më parë. Po ashtu nga ekspertët është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSHsë, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në Prokurori.

Nga të tria kontrollet jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por edhe janë rimbursuar. Rimbursimet janë bërë në tri këste nga viti 2012 deri në vitin 2012 në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

Kjo përkthehet në një investim që duhej të ishte kryer në vlerën e 1 milion eurove, por që nga verifikimet del se nuk është kryer fare. Nga hetimet ka dyshime se situacionet janë false dhe rimbursimi i TVSH-së është bërë për punë që realisht nuk janë bërë./Panorama/a.m.

Next Post
“Ajo flama e katharsisit…”, Rama thumbon Nanon (dhe disa dolli e batuta nga kryeministri në Vlorë)

“Ajo flama e katharsisit...”, Rama thumbon Nanon (dhe disa dolli e batuta nga kryeministri në Vlorë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In