• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si e fitove mandatin e tretë?”/ Rama nga edicioni i 23-të ‘Symi Symposium’: Kam projekte të mëdha për Shqipërinë, na duhet bashkëpunimi rajonal

by Java News
14/07/2021 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, në Athinë organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Pas komplimenteve të shumta në drejtim të kryeministrit shqiptar, Papandreou i kërkoi Ramës të flasë se si ka arritur të marrë mandatin e tretë për të qeverisur për 4 vitet në vijim.

Rama tha se mbi të gjitha PS dhe ai ia doli për mandatin e tretë pasi ka luftuar që të mbetet në sytë e njerëzve partia e ndryshimit.

“Është kënaqësi që kthehem këtu dhe pse nuk është e lehtë të kuptosh që jemi më të vjetër, sërish jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të vij dhe të ndaj me ju disa momente mjaft të këndshme.

Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ia dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjëherë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve partia që identifikohet me ndryshimin dhe për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar e ndryshuar partinë tonë. Jemi përpjekur të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës dhe të kemi një sinergji në sytë e publikut midis çfarë dhe kujt identifikohet partia dhe atyre që shihen si përfaqësues të drejtpërdrejt të njerëzve. Kjo mendoj ka qenë e para”, tha Rama.

Tjetra, sipas tij ka të bëjë me atë çka ka bërë PS. “Me sa duket për njerëzit është më në fund e qartë se kjo është rruga drejt progresit dhe se puna duhet përfunduar. Shumë gjëra janë më mirë nga ç’ishin, por ka shumë gjëra që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi përherë mjaft të sinqertë me njerëzit duke iu thënë se nëse e krahasojmë atë çka kemi bërë me atë që duhet të bëjmë jemi ende larg të themi po ia dolëm.

Sigurisht ajo që kemi bërë mjafton jo për të qenë t’u kënaqur por për të qenë të sigurt se kjo është rruga. mendoj se rezultatet janë të dukshme për të krijuar mendimi ne përgjithshëm se puna është në progres dhe është në drejtimi ne duhur. Kemi pasur një perceptim mjaft të qëndrueshëm për këtë drejtim të duhur që ka qenë njëfarësoj gjithmonë rruga për ne”, u shpreh kryeministri.

Ai deklaroi më tej se ka qenë një fushatë mjaft e çuditshme dhe përgjithësisht një luftë e çuditshme dhe për shkak të COVID dhe për shkak se po kërkohej një mandat i tretë që nuk është e lehtë. “Por ia dolëm por tashmë jam mjaft optimist sepse kemi mjaft punë të rëndësishme për mjedisin, energjinë, infrastrukturën dhe po kështu shumë themele të mira për kulturën tonë dhe teknologjinë e informacionit ia kemi dalë të kryejmë një ndryshim të shpejt për qeverisjen elektronike”, tha Rama./m.j

Next Post
E rëndë! 7 muajshe shtatzënë, 29-vjeçarja shqiptare humbet jetën nga Covid

Asnjë viktimë nga koronavirusi! Konfirmohen vetëm 12 raste të reja në 24 orë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: I thashë Netanyahut të mos godiste centralet energjetike iraniane, nuk do ta bëjë më

March 19, 2026
Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In