• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Si e fitoi Shqipëria çmimin ndërkombëtar të ushqimit në vitin 1987

by Java News
06/11/2018 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Agrikulturën FAO është një agjenci që ka si mision luftën kundër urisë në botë. E themeluar në vitin 1945, kjo agjenci tashmë numëron 194 vende anëtare, e mes tyre edhe Shqipërinë.

Shqipëria do të bëhej anëtare e FAO-s në vitin 1973, pas ftesës që iu bë nga kreu i agjencisë. Sëbashku me Shqipërinë, në atë vit u pranuan si anëtare edhe Mongolia, Emiratet e Bashkuara Arabe e Bangladeshi.

Sikurse duket në këto pamje filmike të rralla të “British Pathe”, për këtë qëllim do të zhvillohej një ceremoni e posaçme parakalimi me flamuj respektivë të vendeve të reja të anëtarësuara, e mes tyre do të parakalohej edhe me flamurin shqiptar. Ceremonia do të mbahej në Romë e në të merrnin pjesë përfaqësi nga 130 vende. Kontributi i anëtarësisë ishte 4 mijë dollarë.

Krahas pranimeve të reja, temë e diskutimit në këtë konferencë ishte edhe  propozimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara për të ndërtuar grumbuj të rezervave kombëtare të drithërave kundër kohërave të urisë.

Video e rrallë-Ceremonia, si u pranua Shqipëria në FAO në nëntorin e vitit 1973 dhe historia e çmimit ndërkombëtar të ushqimit në vitin 1987! on Vidnews.

Çmimi ndërkombëtar për ushqimin që iu akordua Shqipërisë në 1987

Me 6 prill të vitit 1987, Shqipërisë do t’i akordohej një çmim ndërkombëtar për ushqimin. Jo pak herë është kuptuar se ky çmim iu akordua Shqipërisë nga organizata botërore e ushqimit FAO. Ironikisht, çmimi iu akordua Shqipërisë me motivacionin e sigurimit të ushqimit për popullatën e saj. Në atë kohë, Shqipëria po përballej me problematika serioze për furnizimin e popullatës me ushqime e sistemi që po aplikohej për furnizimin ishte ai i tollonëve ushqimore.

Shtypi i kohës do të risillte një artikull të gazetës zyrtare të komunistëve daneze ku evidentohet ky çmim që iu akorduar Shqipërisë në një event për ushqimin të mbajtur në Meksikë në vitin 1987 e ku merrnin pjesë edhe përfaqësues nga organizata botërore e ushqimit e nga organizata të tjera ndërkombëtare. Gazeta daneze  “Arbejdern” e 22 prillit të vitit 1987 do të raportonte se çmimi iu dorëzua Sofokli Lazrit si përfaqësues i Shqipërisë.

Çmimi Ndërkombëtar i Ushqimit mbante emrin “Enrique Diaz Balestros” një funksionar i administratës meksikane të ushqimit të atyre viteve që vlerësohej për kontributin e tij dhënë në çështjen e furnizimit ushqimor në rang kombëtar.

Në fakt, për këtë çmim të marrë nga Shqipëria ka pak informacione dhe ka gjetur pak jehonë në shtypin e atyre viteve. Shpesh përgjatë viteve është përmendur fakti se ky çmim iu akordua Shqipërisë nga organizata botërore e ushqimit FAO. Në fakt, zyrtarët e FAO-s ishin në cilësinë e pjesëmarrësve në këtë event të organizuar nga dega lokale e ushqimit në Meksikë në vitin 1987.

E ky çmim duket më shumë reflektim i marrëdhënieve që Meksika kishte më Shqipërinë.

Një dekadë më herët, në vitin 1976 Shqipëria ishte një nga tre vendet, sëbashku me Kinën, që mbështeti kandidaturën e Meksikës në garën për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. në këtë garë ishte ish presidenti i Meksikës Luis Echeverría Álvarez përballë sekretarit që garantonte për një mandat të dytë Kurt Waldheim.

Gara do të fitohej nga ky i fundit, megjithatë kjo votë e Shqipërisë duket se diktoi mbajtjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve në vitet në vijim, marrëdhënie të cilat do të shoqëroheshin edhe me një vizitë në Shqipëri të ish presidentit Echeverría në vitin 1986 e më pas me akordimin e çmimit të ushqimit për Shqipërinë në vitin 1987.

/Scan/b.d

Next Post
Moti i keq, rikthehet energjia elektrike për 8 mijë familje në Elbasan

Punimet në rrjet, OSHEE njofton kufizime të energjisë elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In