• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si e bëri vilën në Lalëz!”/ Gazetari tregon të fshehtat e Metës: Eshtë sfida e SPAK. Mund të dëshmoj për pasurinë e tij!

by Java News
25/08/2022 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Adriatik Doçi shprehet se sfida më e madhe e SPAK është hetimi i pasurisë së Ilir Metës. I ftuar në emisionin Java në Dritare TV, Doçi tregoi pasurinë e Metës, nga blerja e një apartamenti në Golem të Durrës me një shumë prej 60 mijë dollarësh, deri te shitja e kësaj prone pas tre vjetësh me një vlerë prej 300 mijë eurosh.

“Ilir Meta është sfida e SPAK në Shqipëri. Sfida kryesore për të nisur hetimet është pasuria e tij. Si e ka krijuar Meta pasurinë?

Të gjithë pasurinë që ka sot, një pjesë të mirë e ka kaluar në emrin e bashkëshortes, e ka ngritur pa future dorën në xhep. Të gjithë këtë perandori, e ka krijuar pa shpenzuar asnjë lekë nga pagat e tij. E ka nisur ta krijojë me shit-blerje pronash, dhurata, me kontrata të dyshimte.

Pasuria e tij nis në vitin 2003 me blerjen e një vile në Golem që e ka blerë me një shumë 60 mijë dollarë. Këtë vilë në 2006 e ka shitur me një shumë prej 300 mijë eurosh. A e ka blerë me një çmim shumë të ulët dhe ka gënjyer për çmimin, apo e ka shitur në mënyrë fiktive pas 3 vjetësh dhe ka pastruar rreth 250 mijë euro, këtë nuk e di. Por kjo është sfida kryesore për SPAK. Nuk e di pse ky institucion i drejtësisë qëndron i heshtur përballë këtij fakti. Sepse këtu nis gjithçka.

Pastaj në 2010 me këto para Meta blen një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë. Pas 6 vjetësh këtë apartament e shet me 350 mijë euro.

Monika Kryemadhi blen një toke me një vlerë 50 milionë lekë në Laprakë. Pastaj deklaron që 700m tokë, ia dhuron i vëllai. Në total pra ka marrë 1200 metra tokë. Lidhi një kontratë me një oligarkpër të ndërtuar një pallat dhe merr 33% të pjesës së pallatit. Që në fakt është shumë e lartë, sepse është e vështirë që një ndërtues të japë kaq përqindje, vetëm sepse ti ke tokë. Megjithatë ajo e ka përfituar.

Me disa dyqane të kateve të para që i kishte përfituar në këtë pallat, i shkëmben me një vilë të Gjirit të Lalëzit. Pra me disa dyqane në Laprakë, ka përfituar një super vilë te Gjiri i Lalëzit. Në dukje kjo është një gjë normale dhe e ligjshme, por ajo që ne nuk dimë, është se sa është vlera e kësaj vile. Disa thonë është 4 milionë euro, disa të tjerë thonë se shuma e kësaj vlere e tejkalon shumën e pallatit bashkë me tokën. Nga fotot është parë që palmat kanë kushtuar shumë shtrenjtë.

Pastaj në një moment, Kryemadhi bën një reportazh me një gazetare ku tregon shtëpinë. Aty u pa se vetëm arredimi i brendshëm kushtonte mijëra euro. Për të mos folur për 11 banjat, ku kishte edhe një për macen e tij. Pra nuk është normale të shkëmbesh atë vilë me atë vlerë, me disa dyqane në Laprakë.

Kur amerikanët investuan në Shqipëri për të nisur reformën në drejtësi, befas reportazhi u zhduk. Ky reportazh mund të ishte një provë për SPAK-un. Meta nuk e ka deklaruar kurrë vlerën e vilës, madje askush nga gazetarët nuk ka guxuar ta pyesë, sa kushton.

Më pas Kryemadhi shet 12 apartamente me vlerë rreth 1 milionë euro. Ndërkohë në këtë pallat ka ende disa apartamente dhe dyqane, të cilat i përfitoi nga 33%. Pra me 60 mijë dollar në 2003 që i ka marrë kredi, pas disa vjetësh, ka siguruar vilën te Gjiri i Lalëzit, pa futur dorën ën xhep dhe pa shpenzuar asnjë cent. Dhe kjo është ajo që ne dimë me fakte, sepse ka edhe shumë të tjera që nuk i dimë. Për shembull, se si është bërë selia e LSI-së. Unë këto fakte mund t’i them edhe në SPAK”, u shpreh Doçi.

Next Post
“U vetëvra pasi i fejuari vodhi shtëpinë e motrës”/ Familjarët e të riut përgënjeshtrojnë, nxjerrin audiot e 17 vjeçares

“U vetëvra pasi i fejuari vodhi shtëpinë e motrës”/ Familjarët e të riut përgënjeshtrojnë, nxjerrin audiot e 17 vjeçares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com