• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si duhet kuptuar vendimi i Trump për Jerusalemin

by A R
08/12/2017 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edon Qesari

Duke qenë se djalli qëndron pas detajeve, cilido që mendon se brirët e tij qëndrojnë pas një paruke verdhacuke që ka zënë karrigen e Shtëpisë së Bardhë, nevojitet që të dijë se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Shtetit të Izraelit nga administrata aktuale në Uashington është pohuar nëpërmjet dy formulash jo dhe aq kriptike:

së pari, presidenti amerikan nuk ka folur për një Jerusalem të bashkuar dhe të pandashëm (që është dhe togfjalëshi i vazhdueshëm i së djathtës izraeliane), çka nuk nënkupton me domosdoshmëri një pranim ‘in toto’ të gjendjes së krijuar në qytet pas luftës së qershorit të ’67-s (sic do të donte Netanjahu, dhe ky s’është dhe aq i lu[/highlight]mtur nga deklarata e Trump-it sa do të tregojë se ëshrë.);
së dyti, Trump-i shtoi se do të jenë dy palët që do të kenë në dorë përcaktimin e kufijve mes tyre, që do të thotë se amerikanët s’kanë kundërshti nëse Jerusalemi Lindor (ku përfshihet dhe Qyteti i Vjetër), që para ’67-s ishte njëfarësoj kryeqendre e arabëve të Palestinës, të bëhet kryeqytet i një shteti të ardhshëm palestinez. Gjithcka u lihet veprimtarisë politike (në terren) dhe diplomatike (në tavolina) të izraelianëve dhe palestinezëve.

Kësisoj, deklarata e mbrëmshme e presidentit amerikan prodhon dy pasoja:

a. Zhbllokon një gjendje e cila, de-facto, ishte krejt jo-funksionale – e mbi të gjitha e paqenësishme – deri më sot. Vërtetë, ambasadat e huaja (përfshirë atë amerikanen) gjenden sot e kësaj ditë në Tel Aviv, në kryeqytetin që bota i njeh zyrtarisht Izraelit, por për të kryer punën e tyre të përditshme stafet diplomatike të huaja merrnin përditë makinën deri në Jerusalem, ku ndodhen institucionet qeveritare të Izraelit prej dekadash. Të njëjtën gjë bënin gjithë delegacionet e huaja (edhe egjiptianët, turqit apo arabët) që priteshin në takimet zyrtare me izraelianët. Duket banale por, në muajt në vijim, Uashingtoni (dhe Praga, mesa duket) thjesht do i kursejnë vetes benzinë, pasi gjithë komuniteti ndërkombëtar fshihej deri më sot pas një fait accompli-je të gjithë-pranuar.

b. Hedh përsëri në lojën e negociatave statusin e qytetit, duke përjashtuar mundësitë e kota – dhe të paqenësishme, nëse flasim në mënyrë realiste – që deri tani qëndronin në tavolinë dhe kurrkush s’i merrte seriozisht (së paku jashtë konferencave të shtypit): ajo e Jerusalemit tërësor si kryeqytet të Palestinës së ardhshme të pavarur (mendon njeri se kjo mund të ndodhë pa ndonjë apokalips rajonal në atë zonë?) dhe akoma më tepër ndërkombëtarizimi i Jerusalemit (dikush të më thotë një shembull qyteti të ndërkombëtarizuar, apo të hapur, ndër ato 2-3 raste të eksperimentuara në historinë bashkëkohore, që ka pasur sukses).

Trump-i, mesa duket, po e bën këtë zgjedhje duke përjashtuar mundësinë e ndarjes së çështjes së Jerusalemit nga negociatat e përgjithshme izraeliano-arabe (siç kishte ndodhur nga Marrëveshja e Oslos, në 1994-n, e deri më sot). Arsyet mund të jenë të shumta, por kryeson ajo e moszgjidhjes – e mos pasurit asnjë mundësi reale zgjidhjeje – të kësaj çështjeje si paketë e veçante bisedimesh. Status quo-ja aktuale (të cilën vetëm Shteti i Vatikanit e pranon hapur, edhe sepse ka një traditë mbështetjeje në ruajtjen e konservave shtetërore, madje dhe kur këto përbëjnë një anomali bashkëkohore) është prodhim i Luftës së Ftohtë dhe deri tani ka kontribuar fort që palët t’i largohen më shumë zgjidhjes më të volitshme të dy-shteteve, duke iu qasur më shumë të djathtave përkatëse që refuzojnë çdo nocion ujdie. Paqja mund të jetë vetëm e dhimbshme, mund të brejë ndërgjegjien dhe shpirtin, por mban gjallë trupin.

Dhe paqen mund të bëjnë vetëm të gjallët.

/Hashtag.al

Next Post
I del pjesëtarja e stafit mes studentëve, Rama: Nuk të njoh por hajde ta besojë kazani…

I del pjesëtarja e stafit mes studentëve, Rama: Nuk të njoh por hajde ta besojë kazani...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In