• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do të regjistrohen emigrantët për të votuar? Celibashi sqaron procedurën: Sistemi dallon nëse personi është i gjallë ose jo

by A R
08/01/2025 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar të gjithë procedurën sesi do të votojnë emigrantët shqiptarë më 11 maj.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Celibashi tha se ky proces është një sfidë, por që thekson se u realizua falë vullnetit politik.

Celibashi u shpreh se regjistrimi duhet të bëhet me anë të kamerës së telefonit, dhe jo nëpërmjet një fotografie, pasi gjithçka identifikohet nga sistemi.

“Do të duhet që ose përmes aplikacionit KQZ që duhet ta shkarkojnë ne telefon ose tablet, ose nëpërmjet faqes së internetit të KQZ, do të duhet të hyjë në rubrikën “votues nga jashtë”. Nga kjo rubrikë ai akseson platformën për regjistrimin votuesve nga jashtë. Aty do të kryejë të gjithë procedura bazuar në ato rregulla që ne i kemi miratuar.

Fillimisht do të duhet të hapë një llogari të tij në këtë platformë. Është një proces i thjeshtë. Do të duhet të fusësh numrin tënd personal të identifikimit, datëlindjen tendë si dhe vendlindjen. Do vendosësh një numër celular që mund të mos jetë shqiptar, por atë numër që ti përdor në vendin ku jeton, një adresë emaili dhe ti personalisht, fizikisht duhet të jesh para kamerës së telefonit celular. Sistemi e dallon nëse ka të bëjë me një person të gjallë apo me një fotografi. Nëse nuk është një person i gjallë, nuk mund të hapet llogaria.

Për të vazhduar me procesin e regjistrimit, ti mund ta bësh në atë moment, ose në një ditë tjetër. Kur ti paraqesësh kërkesën për regjistrim duhet të skanosh përmes telefonit ose kompjuterit, dokumentin tënd të identifikimit. Nëse ke letërnjoftim do ta skanosh në të dyja anët, nëse ke pasaportë do të skanosh vetëm faqen e pasaportës që përmban të dhënat e tua.

Në këtë moment nuk ka nevojë që dokumenti i identifikimit të jetë i vlefshëm. Edhe me një dokument të pavlefshëm në momentin e parë ti mund të kërkosh të regjistrohesh.

Do të vijë një kod konfirmues 6-shifror, do ta ngarkosh këtë kod dhe ti ke realizuar procesin e aplikimit për tu regjistruar. Do të duhet të ngarkosh edhe dokumentin që tregon adresën e vendqëndrimit tënd. Pasi ke plotësuar këtë fusha, do të dërgosh kërkesën në KQZ dhe KQZ do shqyrtojë kërkesën.

Nëse çdo gjë është në rregull, ai regjistrohet si votues. Më pas KQZ do ti dërgojë zgjedhësit fletën e votimit. Do të duhet që të kujdeset që nga momenti kur ka bërë aplikimin dhe deri në momentin që mbyllet aplikimi më 4 mars, ai të rinovojë dokumentin e identifikimit. Por do të duhet të ketë një dokument identifikimi në momentin kur mbyllet procesi”, sqaroi Celibashi.

Next Post
SONDAZHI: PS merr 6 mandate në Korçë me 49.2% të votave, PD humb 1 mandat!

SONDAZHI: PS merr 6 mandate në Korçë me 49.2% të votave, PD humb 1 mandat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In