• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do të ndikojë në Shqipëri bllokimi i eksportit të grurit nga Rusia?!

by Adrian Civici
06/05/2020 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A rrezikojmë prekjen e çmimit të bukës në javët dhe muajt në vazhdim? Në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme nuk pritet ndonjë ndikim i madh në këto dy aspekte. Duket se sinjalet e dhëna nga Rusia janë dëgjuar siç duhet në Shqipëri

 Nga Adrian Civici

Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithrave në botë, vendosi të ndërpresë eksportin e grurit dhe disa drithrave të tjera – përveç vendeve të Bashkimit ekonomik euroaziatik – deri në datën 1 korrik 2020, me gjithë rritjen e çmimit në tregun botëror dhe përfitimet nga eksportet si rezultat i forcimit të dollarit amerikan dhe dobësimit të rublës ruse. Sipas Ministrisë ruse të Bujqësisë, një masë e tillë synon të “stabilizojë çmimet e drithërave dhe të garantojë nevojat e brendshme të vendit” duke pasur parasysh dhe situatën e krizës së Covid-19 dhe goditjeve që mund të shkaktojë ajo. Hera e fundit kur Rusia ka bllokuar eksportin e drithërave ka zgjatur gati 11 muaj: 15 gusht 2010 – 30 qershor 2011. Në fund të marsit 2020 qeveria ruse shpalli masat kufizuese nëpërmjet aprovimit të “kuotave të eksportit” të drithrave deri në 7 milionë tonë, kuotë që u arrit në 26 prill 2020. Mbas kësaj date, eksportet e drithrave bllokohen deri në 1 korrik, në pritje të një vendimi të dytë. Duke iu referuar rritjes së çmimeve në tregjet botërore dhe dobësimit të rublës kundrejt USD, eksporti i drithërave u bë mjaft fitimprurës për Rusinë dhe të ardhurat valutore të saj, por nga ana tjetër, kjo ishte edhe një arsye fortë për pezullimin e përkohshëm të eksporteve “për të mbrojtur tregun vendas nga rritja e çmimit të bukës dhe ngushtimi i  ofertës në treg”, sidomos në një kohë kaq të pasigurt, pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Një vendim i tillë u kritikua menjëherë nga FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin), OBT (Organizata Botërore e Tregtisë) dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare të cilat i tremben faktit se “këto kufizime për eksportin e drithërave mund të shkaktojnë mungesa të rënda e kriza ushqimore, sidomos në vendet e varfëra … siç paralajmëron OKB-ja, kriza e grurit apo drithrave të tjera, mund të marrë ndoshta  “përmasa biblike” në rrethanat e një pandemie… Ekziston rreziku i rritjes së çmimit të grurit, që edhe përpara këtij vendimi ishte mjaft i lartë”. Çmimi i grurit të fortë, i përdorur për prodhimin e miellit dhe bukës, nga 200 euro/ton pritet të shkojë deri në 260 – 270 euro/ton. Arsyet e përgjithshme të kësaj rritjeje lidhen me rritjen e kërkesës globale për grurë, shqetësimet për ndryshimet klimaterike dhe efektet negative të tyre në prodhimin e grurit, sidomos thatësira e gjatë në Evropë – meteorologët paralajmërojnë se vera e vitit 2020 mund të jetë nga verat më të nxehta  të dekadave të fundit – dhe, mbi të gjitha, efektet e rënda që po shkakton kriza e koronavirusit. Të korrat e ardhshme të grurit duken të rrezikuara në shumë vende të botës, sidomos në vendet e mëdha eksportuese që furnizojnë tregun botëror me sasitë më të mëdha të këtij produkti jetik.

Po Shqipëria, si dhe sa e rrezikuar është të ndikohet apo të preket nga kjo situatë? A rrezikojmëprekjen e çmimit të bukës në javët dhe muajt në vazhdim? Në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme nuk pritet ndonjë ndikim i konsiderueshëm në këto dy aspekte. Duket se sinjalet e dhëna nga Rusia janë dëgjuar siç duhet në Shqipëri. Shifrat tregojnë se gjatë muajit mars 2020 regjistrohet shifra më e lartë e importeve të drithërave, veçanërisht grurit. 1,5 miliardë lekë importe në mars 2020, me një rritje prej 147% krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje 69% krahasuar me muajin mars 2019. Konkretisht, u importuan 43000 ton, ndërkohë që një vit më parë ishin importuar vetëm 21000 ton. Megjithatë, Rusia (bashkë me Serbinë) mbetet furnizuesja kryesore e tregut shqiptar të importit të drithit duke zënë rreth 50% të tij. Krahasuar me muajin mars 2019, importet nga Rusia janë rritur me 154%, bashkë me Serbinë, zënë rreth 70% të tregut tonë të importeve.

Kjo situatë ka bërë që kompanitë shqiptare të importit të drithërave dhe përpunimit të tyre, veçanërisht grurit të kenë siguruar tashmë  1,5 – 2 muaj importe stok, çka nënkupton që për një periudhë të paktën 2 – 3 mujore, nuk pritet që çmimi i miellit dhe bukës të ndikohet në tregun e brendshëm, natyrisht duke përjashtuar mundësinë e spekulimeve dhe “manovrimeve”. Nga ana tjetër, rreth 35-40% e drithit që përdoret në vendin tonë për prodhimin e bukës mbulohet nga importi, ndërsa pjesa tjetër nga prodhimi vendas. Mbetet për t’u parë se si do jenë të korrat e këtij viti – kur procesi i prodhimit është ndikuar dhe nga kriza e pandemisë – për të dhënë një gjykim për shkallën e prekjes së çmimeve të bukës nga bllokimi i eksporteve ruse.

Është momenti që Shqipëria ta rrishikojë rigorozisht politikën e saj rurale në lidhje me prodhimin, përpunimin e grurit dhe rezervat shtetërore dhe kompanive importuese e përpunuese, në mënyrë që të rrisë shkallën e autonomisë dhe sovranitetit për këtë produkt jetik e strategjik.

Mbas tregut të naftës, në javët dhe muajt e ardhshëm, është tregu i drithërave ai që pritet të përballet me tensione të reja, të lidhura ngushtë edhe me pandeminë Covid-19. Dhe kjo për tri arsye kryesore: nën efektin e paqartësive dhe dëmeve nga kriza aktuale dhe ridaljes në skenë të nocionit të “sovranitetit ushqimor”, shumë vende po përpiqen të garantojnë  tregjet e brendshme nëpërmjet politikave proteksioniste, duke dobësuar ndjeshëm respektimin e rregullave të tregtisë së lirë dhe kërkesave të OBT-së. Ukraina, eksportuese e madhe e grurit ka deklaruar se “po monitoron me kujdes eksportet e grurit dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të marrë masa për frenimin e tyre për të parandaluar rrritjen e çmimit të bukës, sidomos nëse situata e krizës pandemike do të vazhdojë të komplikohet”. Vietnami, një nga vendet kryesore të eksportit të orizit në botë, deklaroi se po shihte mundësinë e bllokimit të eksporteve të orizit, nëse situata pandemike përkeqësohej. Vendet eksportuese të naftës – që janë shumë të varura nga importi i grurit – të prekura rëndë nga rënia e paimagjinueshme e çmimit të naftës, po kalojnë periudha paniku rëniesh të ardhurash dhe deficitesh të larta buxhetore, panik që po e reflektojnë dhe te krijimi me urgjencë i stoqeve të mëdha të grurit, duke ndikuar akoma më shumë në rritjen e çmimit të tij; së treti, vështirësitë e mëdha dhe bllokimi i transportit ndërkombëtar po i bën akoma më të komplikuara praktikat dhe procedurat e importit.

Situata mund të qetësohet disi nëse tregjet amerikane dhe evropiane do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për t’i orientuar drejt tyre blerësit e grurit, natyrisht me çmime joshëse. Stoqet amerikane të grurit janë nga më të mëdhatë në botë dhe “hedhja e tyre në treg” me një vendim politik mund ta qetësojë ndjeshëm situatën, ndërkohë që edhe tregu evropian duket më disponibël për të mbushur boshllëkun e Rusisë./ fjala.al

Next Post
E kërcënoi se do ta vriste dhe rrahu barbarisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 39 vjeçari

E kërcënoi se do ta vriste dhe rrahu barbarisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 39 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In