• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si do të ishte Donald Trump si “Drejtor Ekzekutiv” i Amerikës?

by Java News
07/05/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fareed Zakaria

Në thelb të joshjes prej Donald Trumpit qëndron fama e tij si një biznesmen i suksesshëm. Kjo është arsyeja përse shumica e mbështetësve nuk e vrasin mendjen për pikëpamjet e tij politike, apo retorikën dhe sjelljen e ashpër. Ai është një drejtor ekzekutiv shumë i mirë, dhe i bën gjërat. Askush nuk e beson këtë gjë më shumë se sa vetë Trumpi, i cili argumenton se ekspertiza e tij në botën e tregtisë e përgatit gjerësisht edhe për presidencën.

“Në fakt, në shumë drejtime, mendoj se ndërtimi i një biznesi është më i vështirë”, tha ai vitin e kaluar për revistën GQ. Ka debat në lidhje me të kaluarën e Trumpit si biznesmen. Ai trashëgoi një pasuri të konsiderueshme nga babai, dhe sipas disa rrëfimeve, do të kish qenë më i pasur sot, nëse thjeshtë do të kishte investuar në një fond indeksimi të aksioneve. Aftësia e tij më e madhe ka qenë të luajë biznesmenin e sukseshëm në shfaqjen televizive “The Apprentice”.

Pavarësisht kësaj, është e drejtë të themi se Trumpi ka aftësi të mrekullueshme në marketing. Ai ka qenë në gjendje të krijojë një markë përreth emrit të tij, si pak kush tjetër. Problemi i vërtetë është se këto talente mund të rezultojnë kryesisht pa lidhje, sepse tregtia ndryshon shumë nga qeverisja. Presidentët modernë që kanë arritur më shumë – Franklin Roosevelt, Lyndon Johnson and Ronald Reagan – nuk kishin aspak të kaluar në tregti. Disa që kishin patur, si George W. Bush dhe Herbert Hoover, dolën keq në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka një model të qartë. Një prej të paktëve CEO që dolën shumë mirë në Uashington ishte Robert Rubin. Ish drejtor i Goldman Sachs, ai shërbeu si kryekëshilltar në Shtëpinë e Bardhë për ekonominë, dhe më pas si Sekretar Thesari për presidentin Bill Clinton. Kur u largua nga Uashingtoni, ai reflektonte në librin e tij me kujtime se kishte krijuar “një respekt të thellë për dallimet mes sektorit publik dhe atij privat”.

“Në biznes, qëllimi i vetëm, që i mposht gjithë të tjerët, është të nxjerësh fitim”, shkruante ai. “Qeveria, nga ana tjetër, merret me një numër shumë të madh objektivash legjitimë, të cilët shpesh herë janë konkurues mes tyre – për shembull, prodhimi i energjisë përkundrejt mbrojtjes së mjedisit, apo rregullat për sigurinë përkundrejt produktivitetit. Kompleksiteti i objektivave shkakton një kompleksitet korrespondues të procesit”.

Më tej, ai vërente se një dallim i madh mes këtyre dy fushave, publikes dhe privates, është se asnjë udhëheqës politik, as edhe presidenti, nuk kanë atë lloj autoriteti që ka çdo drejtor ekzekutiv korporate. Këta të fundit mund të punësojnë dhe largojnë nga puna bazuar në performancën, mund të paguajnë bonuse dhe stimuj për vartësit, dhe mund të promovojnë njerëzit e aftë. Kësaj, Rubini i kundërvë faktin që ai kishte patur autoritet të largonte puna dhe të merrte në punë më pak se 100 nga 160 000 personat që punonin në varësi të tij, në Departamentin e Thesarit. Edhe presidenti ka autoritet të kufizuar dhe në pjesën më të madhe të kuhes, duhet të bindë, dhe jo të urdhërojë.

Ky është një tipar, jo defekt, i demokracisë amerikane. Pushteti është i kontrolluar, i balancuar dhe i kundërbalancuar për të garantuar që asnjëra degë nuk është shumë e pushtetshme dhe që liria individuale mund të lulëzojë. Nuk është rastësi që Trumpi admiron Vladimir Putinin, të cilit nuk i duhet aspak që të përballet me ndërlikimet e qeverisjes moderne demokratike, dhe i cili mundet që thjeshtë t’i bëjë gjërat.

Në intervista për ‘The New York Times’, Trumpi imagjinonte 100 ditët e tij të para në detyrë: Ai do të mblidhte udhëheqësit e Kongresit në darka me karavidhe në Mar-a-Lago, do t’u kanosej drejtuesve të kompanive gjatë negociatave në Shtëpinë e Bardhë (“Zyra Ovale do të ishte një vend i mrekullueshëm prej ku të negociohej”) dhe do të realizonte marrëveshje të mëdha. Kur fliste për pozicionet që do të plotësonte, Trumpi shpjegonte:

“Dua në ato vende pune, njerëz që duan të fitojnë. OKB nuk po bën asgjë për t’u dhënë fund konflikteve të mëdha në botë, kështu që duhet një ambasador i cili do të fitonte duke e shkundur OKB-në”.

Kjo gjë nxjerr zbuluar një mungesë tronditëse të të kuptuarit të botës. OKB nuk mund t’u japë fund konflikteve, sepse nuk ka fuqinë. Kjo u mbetet qeverive kombëtare (gjithmonë nëse Trumpi nuk dëshiron t’ia transferojë autoritetin e SHBA, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së). Ideja që e vetmja gjë që do të duhej do të ishte një ambasador amerikan që shkund OKB-në, u jep fund konflikteve dhe “fiton”, është tërësisht e shkëputur nga realiteti. Megjithatë, është një shembull i përsosur i mënyrës së të menduarit në biznes, por e vënë në zbatim në një kontekst krejt të huaj.

Suksesi në biznes është i rëndësishëm, i nderuar dhe thellësisht i admirueshëm. Por ai kërkon një tërësi aftësish që janë shumë të ndryshme prej atyre që prodhojnë suksesin në qeverisje. Siç shkruante Walter Lippmani në vitin 1930, në lidhje me Herbert Hooverin, ndoshta udhëheqësi i biznesit më i admiruar i kohës së tij: “Sigurisht, është e vërtetë që një politikan që është injorant në biznes, jurisprudencë, dhe inxhinieri, do të lëvizë në një rreth të mbyllur punës dhe irealiteti… Por ideja shumë e përhapur që, administrimi i qeverisë është si administrimi i një korporate private, që është thjeshtë biznes, apo mirëmbajtje shtëpie, apo inxhinieri, kjo është e gënjeshtërt. Arti i politikës

merret me çështje që janë të veçanta për politikën, me nje kompleksitet rrethanash materiale, depozitash historike, pasioni njerëzor, për të cilat problemet e biznesit nuk ofrojnë aspak një analogji të vlefshme”.

The Washington Post/bota.al/d.i.

Next Post

Drejt ngritjes së siparit të Festivalit të 69-të të Kanës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In