• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Si do të integrohen kosovarët e ISIS dhe sfida e vërtetë me ta?!

by Java News
28/04/2019 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova u bë një nga vendet e para në botë e cila kthen qytetarët e saj nga zonat e konfliktit në Siri. Mesnatën e 19 prillit, 110 kosovarë duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë u kthyen në Kosovë.

Një ditë më pas, përmes një konference për media, ministri i Brendshëm, Abelard Tahiri, tha se operacioni për kthimin e kosovarëve ishte bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri Tahiri tha se gratë dhe fëmijët që u kthyen nga Siria kanë qenë viktima të mashtrimit.

“Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë dhe këta fëmijë nëpër zona të konfliktit, e kanë vendin në shkolla për t’u edukuar mbi të ardhmen e tyre”, deklaroi ministri Tahiri.

Pas 72 orëve të mbajtjes së të kthyerave në Qendrën për të Huaj në fshatin Vranidoll, që gjendet në periferi të Prishtinës, të gjitha gratë dhe fëmijët u lejuan që të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Para se te liroheshin, gratë u intervistuan nga hetuesit, ndërkohë që Prokuroria Speciale e Kosovës rinisi procedurat hetimore ndaj 32 grave, nën dyshimet për pjesëmarrje apo bashkim në organizata terroriste.

Prokurori Special, Sylë Hoxha konfirmoi për Radio Evropa e Lirë rinisjen e hetimeve.

“Hetimet do të vazhdojnë, sepse ato edhe më parë kanë qenë nën hetime, por hetimet janë pezulluar për shkak se kanë qenë të paarritshme për prokurorinë, kështu që do të rifillojnë hetimet për 32 prej tyre, për momentin”, tha Hoxha.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, të gjitha gratë e dyshuara u paraqitën para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Gjykata vendosi në favor të kërkesës së Prokurorisë Speciale, duke iu caktuar masën e arrestit shtëpiak që të gjitha grave të dyshuara për veprën penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Kosovës.

Gratë e kthyera kanë dhënë versione të ndryshme për mënyrën dhe arsyet e shkuarjes në Siri.

Avokatja Merita Bajraktari, që mbron një nga gratë e kthyera nga Siria në Kosovë tha se klientja e saj ka deklaruar se shkoi atje për t’u bashkuar me burrin e saj.

“Në të vërtetë kjo e mohon këtë, e mohon klientja ime dhe i tregon arsyet e saj pse ka shkuar. Ka shkuar të burri i saj dhe normal ka qenë e dashuruar, ka qenë jeta e padurueshme pa prezencën e bashkëshortit, çka kjo është edhe normale dhe sipas saj, ky është motivi i saj i cili e ka bërë që të shkojë dhe është përballur me shumëçka, me peripeci të panumërta derisa është kthyer dhe është shumë e lumtur që është kthyer”, tha Bajraktari për Radion Evropa e Lirë.

Avokatja Fatlume Korça-Sekiraqa, mbron një grua tjetër që u kthye nga Siria dhe e cila ishte që nga viti 2015 në Siri. Ajo thotë se klientja e saj, ka deklaruar se ka shkuar në Siri për praktikimin më të mirë dhe më të lehtë të fesë.

 

“Bashkëshorti i saj i parë është vrarë në front, pastaj është detyruar par shkak se nëse nuk do të martoheshin është dashur të jetonin në një kamp me shumë gra, kanë qenë kushtet shumë të vështira dhe ka pasur një fëmijë, kështu që është dashur që të martohet. Burri i tanishëm është në burg, në kampin e kurdëve ashtu siç ka thënë ajo. Kjo ka qëndruar në kampin e kurdëve ku kanë qëndruar vetëm gratë dhe fëmijët, dy muaj e gjysmë deri në ditën kur janë riatdhesuar”, tha Korça-Sekiraqa.

Gratë dhe fëmijët e kthyer në Kosovë duhet të kalojnë nëpër një proces të gjatë të rehabilitimit, thotë Shpat Balaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Mirëpo, sipas tij, ende nuk është parë se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për të arritur sukses në një proces të tillë.

“Sa ka kapacitete Qeveria e Kosovës, tash është koha kur do ta kuptojmë se sa ka kapacitete Kosova për shkak se deri tash të kthyerit i kemi pasur faza-faza, janë kthyer për shembull pesë persona në një fazë, një person në një fazë tjetër dhe ka qenë shumë më lehtë e menaxhueshme. Por, tani janë 110 persona dhe ende nuk e dimë se sa ka kapacitet Qeveria dhe kjo është një test për Qeverinë e Kosovës. Me rëndësi është që Qeveria duhet t’i pajisë të gjithë institucionet e vendit me mjetet e duhura dhe efektive për ri-integrimin e të kthyerve”, tha Balaj.

Vite më parë, Qeveria e Kosovës hartoi Strategjinë Shtetërore kundër Terrorizmit me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave terroriste.

Përmes veprimeve që dalin nga ky dokument, Qeveria ka për synim kundërshtimin dhe luftimin e ideologjive ekstremiste apo radikale si dhe parandalimin e aktiviteteve terroriste.

Në kuadër të kësaj strategjie dhe programeve për deradikalizim, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës filloi programin për deradikalzimin nëpër burgje, ku kryesisht punohet me të burgosur që kishin qenë pjesë e organizatave terroriste, siç është grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Programe të tilla, sipas, Shpat Balajt do të duhej të viheshin menjëherë në funksion edhe për të 110 të kthyerit nga Siria.

“Është shumë e rëndësishme që të aktivizohen të gjitha programet e deradikalizimit dhe ri-integrimit, si ato brenda burgjeve për individët që tashmë veçse janë burgosur dhe ata që kanë qenë duke i vuajtur dënimet më herët, por njëjtë edhe për fëmijët dhe gratë e kthyera. Duhet të ketë veprime të vazhdueshme që janë të dedikuara pikërisht për integrimin e tyre, sidomos në nivelin lokal, por edhe në nivelin nacional dhe krejt ky proces duhet të bëhet në një koordinim të ngushtë me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të ketë rezultate sa më efektive, por edhe për të ketë shkëmbim të përvojave me dikë që përballet me një fenomen të ngjashëm”, deklaroi Balaj.

Ditën kur përfundoi aksioni i kthimit të 110 kosovarëve, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj bëri të ditur se në Siri ende vazhdojnë të mbesin 87 kosovarë, mirëpo nuk u dhanë detaje të tjera nëse do të ketë një aksion tjetër të kthimit të tyre në Kosovë.

Operacioni për kthimin e 110 kosovarëve u përshëndet nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ndërkohë që zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Sean Robertson tha se janë përdorur asete të SHBA-së për të mbështetur operacionin e riatdhesimit duke mos dhënë më shumë detaje, për siç tha ai, shkaqe sigurie.

Javë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve në Evropë që t’i kthejnë dhe t’i gjykojnë luftëtarët e grupit militant Shteti Islamik.

Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se do të vepronte njësojë si edhe shtetet e tjera anëtare të koalicionit global kundër Shtetit Islamik, mekanizëm ku që u formua në shtator të vitit 2014 kur edhe u shënua numër i lartë i luftëtareve të huaj që shkuan për të luftuar në Siri.

Sipas autoriteteve kosovare prej fillimit të luftës, në Siri ishin rreth 400 kosovarë. Në vitin 2015, institucionet e Kosovës hartuan një ligj të posaçëm, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.

Grupi militant Shteti Islamik, muajve të fundit humbi kontrollin mbi territorin të cilin e kontrollonte dhe shumë luftëtarë u arrestuan, ndërkohë që gratë dhe fëmijët janë duke qëndruar nëpër kampe të ndryshme pasi shtetet prej nga vijnë nuk kanë pranuar riatdhesimin e tyre./rel/

Next Post
FOTOT/Holanda “vishet” krejt portokalli për Ditën e Mbretit

FOTOT/Holanda “vishet” krejt portokalli për Ditën e Mbretit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In