• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do ta heqë traun Shqipëri-Kosovë, Lulzim Basha?!

by Ylli Pata
21/12/2020 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka dalë me një premtim që e përmend shpesh, atë të “heqjes së traut me Kosovën”, pra heqjen e pagesës së “Rrugës së Kombit”. Ky premtim është populist, bombastik, por në të gjitha rastet është i parealizueshëm, ndërkohë që politikisht, mënyra e trajtimit të kësaj çështje është mjaft e mjegullt.

“Rruga e Kombit”, e cila u ndërtua thuajse e gjitha me fonde të buxhetit të shtetit, ku një pjesë të konsiderueshme të tyre, qeveria e mori kredi tregtare nga bankat e nivelit të dytë, u trajtua si një rrugë që kosto të lartë jo vetëm në ndërtim, por edhe në mirëmbajte.

Kjo jo vetëm të mirëmbajtjes së tunelit të Thirrës, i cili ka një nivel të lartë lagështire e kërkon një mirëmbajtje permanente, por edhe pjesë të tjera të kësaj rruge, e cila kalon në një terren me klimë të ftohtë e të egër.

Që prej kohës kur rruga u ndërtua, është folur që në të ardhmen e afërt do të jetë me pagesë, por që u shty për aspekte elektorale.

Revista Monitor shkruante në janar të vitit 2013, pra kur kryeministër ishte Sali Berisha, duke ju referuar Ministrisë së Transportit (linku bashkëngjitur https://www.monitor.al/rruga-e-kombit-kete-vere-me-pagese-2/) se që në verën e atij viti, rruga Durrës-Kukës do të bëhet me pagesë.

“Ende nuk dihet me saktësi, por mendohet se tarifa e qarkullimit për automjetet e vogla do të jetë në kufirin e 5 eurove, ndërsa për ato me tonazh më të madh në rreth 10 euro”, shkruante Monitor në janarin e 2013-s.

Ndërkaq, koncesioni për “Rrugën e Kombit” nga qeveria “Rama” është firmosur në dhjetorin e vitit 2016, kur PD ishte ende në Kuvend.

Ndërkohë që PD, në atë kohë çoi në Gjykatën Kushtetuese të gjithë ligjet e reformës në drejtësi, përfshi edhe ligjin për Vettingut, nuk e dërgoi kontratën e Ministrisë së Transportit me koncesionarin për “Rrugën e Kombit”.

Dihet edhe manovra që kreu PD, kur u zbut pas protestës së ashpër, pak ditë pasi protestuesit dogjën kabinat e pagesës, por gjithsesi kjo i përket njërës anë të medaljes.

Ana tjetër e premtimit të Bashës, i përket aspektit real të zbatimit të premtimit të tij për “heqjen e traut”.

Nëse Lulzim Basha fiton zgjedhjet, vjen në qeveri dhe anulon kontratën, duke hequr pagesën e “Rrugës së Kombit”, vërtetë përdoruesit mund të mos paguajnë, por do të paguajnë të gjithë shqiptarët, pasi do të paguhet gjoba e majme që mund të vendosë Arbitrazhi Ndërkombëtar, si pasojë e prishjes së njëanshme të kontratës.

Në një sistem si i yni, marrëveshjet të shtetit apo qeverisë me kompani të ndryshme, kanë fuqi juridike dhe si të tilla ata nuk mund të rrëzohen brenda afatit që përcaktohet në marrëveshje, vetëm nëse ka marrëveshje mes palëve.

Përndryshe çmimi do të ishte shumë i lartë për qytetarët shqiptarë, që do të paguajnë gjobat që mund të vendosë Arbitrazhi në këtë rast.

Asnjëherë nuk ka pasur deri më sot një prishje marrëveshje të njëanshme siç pretendon Basha.

Në fushatën elektorale të vitit 2005, Sali Berisha, atëherë lider i opozitës, premtoi rrëzimin e kontratave të qeverisë së Fatos Nanos për privatizimin e Albtelecom dhe të Bankës së Kursimeve.

Për të dytën as nuk e vuri ujin në zjarr kur erdhi në pushtet, kurse për të parën, vërtetë e anuloi kontratën me votë në Kuvend, por pas një kohe shumë të shkurtër e miratoi sërish shitjen tek kompania turke Çalik.

Kjo sepse turqit kërcënuan me arbitrazh ndërkombëtar, që mund të kishte një çmim shumë të kripur për shtetin shqiptar. Pra anulimi rezultoi një flluskë sapuni.

Në vitin 2009, qeveria e Sali Berishës privatizoi Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë OSHE tek kompania çeke CEZ.

Në vitin 2012, qeveria “Berisha” merr vendim për të përzënë çekët e CEZ dhe vendosi në krye të kompanisë një administrator të sajin.

Por kompania mbetet çeke dhe këta të fundit e hedhin çështjen në arbitrazh ndërkombëtar.

Në vitin 2013, pasi fiton zgjedhjet, qeveria e Edi Ramës vendos që të anulojë privatizimin e OSHE, duke e kthyer këtë ent në pronësi të shtetit.

Rama ngarkoi Damian Gjiknurin, ministrin e Energjetikës që të kryejë një sërë negociatash me CEZ për një “marrëveshje xhentëlmenësh”, në mënyrë që çështja të mos shkonte në arbitrazh dhe shteti pagoi 100 milionë euro “dëm kolateral” për kompaninë CEZ.

PS dhe Edi Rama, deklaruan në fushatën zgjedhore të 2013 se do të anulojnë koncesionin korruptiv të skanimit të doganave apo edhe koncesione të tjera, por nuk i realizoi dot.

Këtë e ka deklaruar disa herë vetë Rama, i cili ka përmendur faktin e rrezikut të arbitrazhit. Pra ndryshe tha në fushatë dhe ndryshe në realitet.

Qeveria “Rama” bëri vetëm një marrëveshje me negocim me kompaninë për të ulur tarifën, por që më pas rezultoi se diferenca do të paguhej nga buxheti i shtetit.

Realisht, asnjë qeveri nuk ka anuluar kontratat juridike, si Berisha e si Rama.

Premtimi i sotëm i Lulzim Bashës është vetëm propagandë, që edhe nëse fiton zgjedhjet do të justifikohet duke thënë se nuk mund ta anulojë ngaqë rrezikon arbitrazhin.

Maksimumi që mund të bëjë është ndonjë dredhi që me negocim të ulë pagesën, duke e bërë që një pjesë t’ia japë ‘cash’ kompanisë nga buxheti i shtetit, siç ka bërë edhe Rama.

Megjithatë, ka shumë gjasa që edhe në Kosovë sapo të qetësohen ujërat, mundësisht pas zgjedhjes së presidentit apo zgjedhjeve të reja, edhe pjesa e tyre e “Rrugës së Kombit”, aksi Vërmicë- Prishtinë të bëhet me pagesë, pasi këtë e ka bërë të ditur prej kohësh autoriteti që merret me mirëmbajtjen e autostradës.

Dhe atëherë, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, edhe ky premtim të shkrihet si kripa në ujë.

Next Post
“Është më tepër infektues”, profesori italian tregon variantin e ri të ‘virusit anglez’

"Është më tepër infektues", profesori italian tregon variantin e ri të ‘virusit anglez’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In