• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si do përpiqet Putin ta ndihmojë Lukashenkon/ DW: A do dërgojë tanke në Bjellorusi?

by Java News
24/08/2020 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vladimir Putini nuk mund të dërgojë tanke në Bjellorusi. Por ai do të përpiqet të ndihmojë Aleksander Lukashenkon të dalë nga kriza ku ndodhet, sigurisht me kushtet e Rusisë, shkruan Konstantin Eggert.

Kur krerët e shteteve dhe qeverive të BE mbajtën samitin e posaçëm për gjendjen në Bjellorusi dhe vendosën të mos njihnin rezultatin e zgjedhjeve, Aleksander Lukashenko u fut në veprim. Tani që BE ia hoqi legjitimitetin ai është i lirë, dhe nuk ka nevojë të bëjë sikur luan ndonjë rol zëri i Brukselit. Menjëherë në takimin e Këshillit të Sigurisë, ai kërkoi që policia të „shtypë” mitingjet e opozitës në kryeqytetin Minsk, të cilat ai i sheh si „trazira”.

Dihej që Lukashenkon në protestat antiqeveritare do të shikonte “përzierje nga jashtë”. Ai u rekomandoi diplomatëve të tij, që të paralajmërojnë krerët perëndimore, mes tyre edhe kancelaren, Merkel, se ai „do t’i bëjë përgjegjës” për „përzierje” në Bjellorusi. Rizbulimi i aftësisë së tij goditëse mund të jetë rezultati i katër bisedave telefonike që Lukashenko ka zhvilluar me Vladimir Putinin. Presidenti rus është aleati i vetëm i vërtetë, që i ka mbetur diktatorit në Minsk.

Putin – Avokat i regjimeve autoritare

Megjithë antipatinë personale të dyanshme, Putin do të bëjë gjithçka që ndodhet në pushtetin e tij për të ndihmuar Lukashenkon të mbijetojë – politikisht, në rast nevoje edhe fizikisht. Putini duket se e sheh veten si mbrojtës të regjimeve autoritare të botës: Nga intervenimi i tij në Siri në vitin 2015 deri në shpëtimin e Bashar Al-Asadit, tek mbështetja e vendosur e Nicolas Maduros në Venezuelë e deri në revolucionin në Bjellorusi.

Rasti i Bjellorusisë është për Putinin një rast i veçantë: Ky vend është tërësisht i varur ekonomikisht nga Rusia dhe përmes një sërë marrëveshjesh i lidhur me fqinjen e madhe. Të dy vendet ndjekin një sistem të përbashkët për kontrollin e kufijve të jashtëm dhe kanë një sistem të mbrojtjes nga ajri. Shumica e rusëve i shohin bjellorusët si të afërmit e tyre etnikë me mënyrë të njëjtë të menduari.

Rrëzimi i Lukashenkos me çfarëdo forme revolucioni do të ishte një goditje e rëndë për imazhin e Putinit. Jo vetëm sepse atij ideja e „pushtetit të popullit” i duket shumë e huaj. Ai mund të jetë i shqetësuar, edhe për atë se edhe popullit të tij mund t’i

pëlqejë ideja e revolucionit.

“Konsultim vëllazëror”

Po ashtu klasa politike nën Putinin mund të shohë në rrëzimin e Lukashenkos një shenjë të dështimit dhe dobësisë së presidentit, një përfytyrim që Putini as nuk do ta shkojë ndërmend. Prandaj ai nuk mund të lejojë një ndërrim pushteti në Bjellorusi, të cilin ai vetë nuk e ka miratuar. Kremlini nuk do të dërgojë trupa ruse “për mbështetje vëllazërore” në Bjellorusi, megjithëse kjo nuk përjashtohet. Rreziku i rezistencës civile dhe gjakderdhjes është shumë i madh. Përveç kësaj kjo ide nuk është shumë e preferuar mës rusëve, këtë e di Kremlini.

Por ai zotëron një arsenal të tërë mjetesh të tjera – resurse për zhvillim elektronik të luftës, përgjime, para dhe një makineri gjigande propagandistike, që mund t’i vihet në dispozicion Lukashenkos. Përveç kësaj Moska mund të ndihmojë shërbimet bjelloruse të sigurisë duke i vënë emrin e “misionit të konsultimit”.

Ndihma e Moskës ka çmim

Nëse Lukashenko do të mbijetojë me ndihmën e Moskës politikisht, ai do të paguajë një çmim: nga njohja e aneksimit të Krimesë, deri tek e drejta e Moskës për të ndërtuar në Bjellorusi baza ushtarake dhe një politikë e njësuar tatimore me Rusinë – të gjitha këto kërkesa të vjetra të Moskës. De facto kjo do ta bënte Bjellorusinë një provincë ruse.

von Eggert Konstantin Kommentarbild App
Konstantin EggertNëse Lukashenko do të detyrohej të dorëzonte postin, Putini me gjasë do të vinte në përdorim planin tjetër: Në rast zgjedhjesh të reja presidenciale, Kremlini do të kërkonte një kandidat të lëmuar prorus dhe do ta mbështeste, pavarësisht kush do ishte ai. Frika më e madhe e Putinit është një Bjellorusi demokratike, e orientuar nga perëndimi dhe miqësore ndaj BE-së. Edhe pse kjo nuk është realiste këtë moment, Kremlini nuk do t’i hyjë asnjë rreziku.

Aktualisht ai bazohet tek ajo që SHBA dhe BE nuk do të guxonin ta sfidonin atë në terrenin e vet. Dhe se ato aktualisht kanë probleme të tjera. Bjellorusia i mbetet atij. Për shkak të pandemisë së Coronës, zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe diferencave të pandryshuara në politikën e Rusisë mes vendeve anëtare lindore e perëndimore këto shpresa nuk janë krejt pa bazë. DW

Next Post
Shenjat e horoskopit që do kenë korrik të bukur

Horoskopi 24 gusht, ja si do të jetë parashikimi i fatit për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In