• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do ndikojë rezultati i zgjedhjeve në Serbi tek qasja ndaj Kosovës?

by A M
17/12/2023 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Serbi rreth 6.5 milionë po votojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe ato bashkiake. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 20:00. Gjithsej 18 parti dhe koalicione konkurrojnë për 250 vende deputetesh në parlament. Pragu për të hyrë në parlament është 3% e votave. Këto janë zgjedhjet e pesta që organizohen në Serbi prej vitit 2012, dhe mbahen vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor. Ato shihen si një përpjekje e presidentit Aleksandar Vuçiç dhe Partisë së tij Populiste Progresive Serbe për të siguruar një mandat tjetër 4 vjeçar.

“Pres një pjesëmarrje të mirë dhe një fitore vendimtare. Kur them fitore vendimtare, unë besoj tek rezultati i koalicionit Serbia nuk duhet të ndalet do të jetë afër shumicës absolute ne parlament. Unë pres që Serbia të bejë shumë punë të rëndësishme në kohët në vijim. Mendoj se kjo është një detyrë e rëndësishme, një kërkesë madhore që vendi ynë të vazhdojë në rrugën e përparimit dhe suksesit.”

Udhëheqësi i opozitës serbe ‘Partia e Lirisë dhe Drejtësisë’ Dragan Djilas u tha gazetarëve se ndryshimi kishte filluar në Serbi dhe ai shpresonte për një pjesëmarrje të madhe.

“Ndryshimet në Serbi kanë filluar dhe nuk ka asgjë që mund t’i ndalojë. Njerëzit janë të vendosur të jetojnë pa krim e korrupsion, pa çmime të larta me nje qeveri që do të investojë në arsim dhe shëndetësi ne nje vend nga i cili të rinjtë nuk largohen. Ne si parti më e madhe opozitare do të mbrojmë synimet e elektoratit me të gjitha mjetet demokratike.”

Ndërkaq serbët nga Kosova, për shkak të ndalesës së autoriteteve të Prishtinës, udhëtuan të organizuar me autobusë dhe me makina private drejt qendrave të votimit të ngritura në territorin serb pranë kufirit në Kurshumli, Rashkë, Tutin dhe Vranjë. Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar hapjen e vendvotimeve në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista. “Beteja politike e shqiptarëve” vazhdon që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e Shqipërim Arifit. Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.

/a.d

Next Post
Policia bastis lokalet e natës në Moskë, kërkojnë të arrestojnë homoseksualët

Putin: Është absurde! Rusia nuk ka në plan të sulmojë NATO-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK

February 20, 2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

February 20, 2026
Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

February 20, 2026
EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

February 20, 2026
Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

February 20, 2026
Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

February 20, 2026
Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

February 20, 2026
“New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

Spahiu: LaCivita do kthejë 7 milionë dollarë sepse shkoi Rama në Uashington, jo Berisha

February 20, 2026
Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

February 20, 2026
Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In