• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do funksionojë identiteti digjital: E keni në telefon, kudo dhe në çdo kohë…

by A R
20/10/2025 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu prezantojnë këtë të hënë më 20 tetor, nga Piramida e Tiranës projektin e Identitetit Digjital, një zhvillim i rëndësishëm drejt modernizimit teknologjik të Shqipërisë.

Sipas Ramës dhe Koçiut, ky sistem i ri nuk është thjesht një mjet identifikimi, por çelësi për një epokë të re të sigurisë dhe aksesit të lehtë në shërbime publike dhe ekonomike për qytetarët dhe ky hap përforcon angazhimin e qeverisë për një Shqipëri më të digjitalizuar dhe efikase.

Ministrja Koçiu tha gjatë fjalës së saj se: “Kemi hyrë në një epokë ku Europa gjithnjë e më shumë po avancon nga identiteti fizik në identitetin digjital. Sot kemi dy zgjedhje, të jemi pjesë e së ardhmes apo të mbetemi spektatorë të saj. Ajo çfarë ne kemi zgjedhur është besoj e qartë për të gjithë. Inovacioni është ura e padukshme që na lidh me të ardhmen dhe Bashkimin Europian.”

Si do funksionojë identiteti digjital

Ministrja Koçiu tregon se si do funksionojë ky projekt, i cili sipas saj do të jetë pjesë e portofolit europian të identitetit digjital në vitin 2027, por kryeministri Rama theksoi më pas se Shqipëria do e ketë gati më para, në 2026-ën.

“Sot prezantojmë një projekt që prek çdo qytetar shqiptar, një hap përpara që ndryshon mënyrën se si ndërveprojmë me shtetin, me bankën dhe me njëri-tjetrin. Një mënyrë për ta bërë jetën e qytetarëve më të lehtë e më të sigurt. Imagjinoni portofolin tuaj digjital në telefon, në xhepin e kujtdo, kudo që është. Nga Tirana deri në skajin më të largët. Aty, me një klikim, janë të gjitha dokumentet tuaja personale. Nga karta e identitetit te leja e drejtimit të automjetit apo çdo certifikatë, gati për t’u përdorur kudo, në çdo vend të Europës. Të sigurta, të mbrojtura dhe të aksesuara në çdo moment. Me këtë portofol, çdo qytetar mund të thotë: ky jam unë. Në vetëm pak sekonda, pa letër, pa radhë, pa vonesë. Në bankë, te noteri. Pa dokumente që humbasin apo firmosen disa herë. Për shtetin kjo do të thotë shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Më pak burokraci, më shumë transparencë. Për biznesin do të thotë më shumë besim, më shumë efikasitet. Identiteti digjital lidhet me biometrinë, me njohjen e fytyrës, me gjurmët e gishtërinjve, me nënshkrimin elektronik. Deri në vitin 2027, identiteti digjital do të jetë pjesë e portofolit europian të identitetit digjital”, tha Koçiu.

Ministrja e Brendshme po e ashtu e konsideroi vendin tonë lider rajonal në inovacion, pasi u shpreh se “Jemi vendi i parë në rajon që më shumë se 1200 shërbime qeveritare, apo më shumë se 95% e totalit të shërbimeve publike i ofrojmë 24/7 përmes portalit E-Albania. Më konkretisht 3.3 milionë qytetare shqiptarë kanë përfituar 50 milionë shërbime në total”

Next Post
Shitet në ankand fanella e golit ndaj Serbisë

Shitet në ankand fanella e golit ndaj Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In