• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si dështoi analiza e PD-së, ashtu do përfundojnë dhe protestat e Bashës

by Ben Andoni
29/12/2017 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kryetari i opozitës Lulëzim Basha ka nisur në orët e fundit një tur baze për t’i treguar forcën qeverisë së Edi Ramës, kurse vizualisht peshën e lëvizjes faktorit ndërkombëtar. I gjithë investimi i ditëve të fundit dhe angazhimi momental i Lulëzim Bashës është të tregojë masivitet. Në rast të suksesit të protestës së fillim-janarit, besohet se do të vijohet me protestat e tjera, që do të jenë me një frekuencë më të shpeshtë. Por ashtu si ndodh me opozitën me fizionominë e z.Basha mungon axhenda, mungon tharmi i vërtetë. Jo se tharmi nuk është, porse politikisht ashtu si duan ta drejtojnë protestën njerëzit e Bashës kundër Ramës janë zhgënjyes. Askujt nuk i bëhet më vonë për Ramën, sepse ai nuk ndryshon. Më saktë, publiku pret fundin e mandatit, që po bëhet gjithnjë e më i dhimbshëm për njerëzit që t’ia japin vlerësimin apo dënimin me votë.

Ndërkohë që Basha and & harxhojnë kohë pa fund për të na treguar një qeveri dhe Edi Rama të papërgjegjshëm, publiku po rëndohet materialisht nga situata e rëndë ekonomike. Paradoksalisht, kjo kredo nuk e zë peshën kryesore në protestë dhe moralisht kjo kauzë e re e opozitës mbetet po aq e vjetër, sa edhe paraardhësja e saj PS. Pra, duan thjesht pushtetin.

PD-ja ka një detyrë që nuk e ka kryer dhe që prej saj do të gjykohej realisht për të ardhmen e saj, por edhe kursin që do të merrte dhe shpresën që do afronte. Flitet për analizën e thellë për humbjen, që megjithëse tashmë është kontestuar prej tyre (këtë herë kampi me PD-në në krye), duhej të tregonte dhe të merrte përgjegjësi se ku çaloi e gjitha. Pse nuk arriti PD-ja t’i nxirrte njerëzit në votim? Pse nuk e mbështesin më PD-në? Pse ka nevojë kaq shumë në protestë për patericën e LSI-së, formacionit që i bishtnon gjithmonë përgjegjësive të vërteta? Pse nuk po investohet seriozisht e gjithë makineria e PD-së për reformën zgjedhore dhe pse nuk toleron për të vegjlit? Një mori pyetjesh, që politologët mund t’i shtojnë edhe me më shumë më tepër çështje.

Nga burime të PD-së pretendohet se analiza në fakt po vazhdon dhe po bëhet në bazë, por që ajo të dukej, të paktën, do të kërkohej dhe do konfesohej një gabim. Do bëhej një Mea Culpa. Për më tepër duhej të kishte një afat. Asnjë nga këto s’është publike, sepse s’ka asnjë analizë të saktë. Grupet e Punës të krijuara dhe të shpërndarë në degët e PD-së kanë tejkaluar të gjitha afatet dhe u vinë udhëzime kontradiktore. Për më tepër në këtë fushatë të fundit, të dërguarit e PD-së sfidën më të madhe kanë mbledhjen e njerëzve për protestat sesa gjetjen e fajtorëve. Bashën i intereson e sotmja dhe aspak thelbi. Dhe, nuk mbaron këtu, sepse ka shumë degë që e kanë bojkotuar procesin prej listave të paqarta të Bashës, që pothuaj e kanë ndarë krejt partinë. Nga ana tjetër, kundërshtarët e Bashës kanë përdorur njerëzit e tyre për të mbajtur debatin e thelluar dhe ky proces ka treguar diferenca të mëdha në seksonet e Vlorës, Shkodrës dhe Korçës.

Të gjitha këto kanë përshfaqur një lidërship plot me handikapë dhe një figurë që di të artikulojë, por jo të drejtojë. Lulzim Basha tashmë di të artikulojë rrjedhshëm prej përvojës jo të pakët në politikë, disa herë në mënyrë elokuente teza të fryra, që në fakt nuk po e çojnë partinë asgjëkundi. Mbi të gjitha mungesa e temave thelbësore dhe mungesa e koherencës së veprimeve e ka treguar një lider të një partie në krizë të thellë.

Lulzim Basha po bën shpërndarjen e vëmendjes në disa fronte, mu atë model që njerëzit e kanë për çdo ditë përballë. Ua jep Rama me fluturimet e tij dhe propagandën e lodhshme, ndërkohë që publiku ka nevojë për një figurë që të inspirojë dhe të shpallë kredo. Të gjithë ato që ka thënë deri më tashmë Basha, janë njësoj si ato që PS-ja bënte dikur kundër PD-së. Në këto kushte, kur zoti Basha dhe kolegët  e tij u bishtnojnë përgjegjësive, përpjekja për t’u dukur me protestat është një lodhje politike që mund t’i kushtojë ende firo PD-së.

Dhe, nuk mbaron këtu, ka gjithmonë një pakënaqësi edhe të faktorit të brendshëm aleat, që nuk e shikojnë më si unifikues figurën e tij, që dyzohet shpesh prej përballjes nga larg me figurën e z.Berisha. Dhe, mbase, prej këndej do të fillojë edhe pakti i ri me Ramën. Të gjitha partitë e vogla të Djathta e të Majta nuk mund ta durojnë më arrogancën patetike të Ramës dhe fodullëkun bosh të Bashës. Në partitë e vogla ka figura që mund t’i zëvendësonin shumë më cilësisht krerët e dy partive, që tashmë luajnë të qetë me Kodin zgjedhor dhe pragun elektoral ndaj tyre. Bash atë që e bëri kreun e PAA, Agron Duka, disa ditë më parë pas tryezës me krerët e pesë partive, duke përfshirë këtu edhe Ben Blushin dhe Bamir Topin, të fliste për idenë e një poli të tretë. “Mund të them se rezultati i parë do të jetë krijimi i një boshti prej 10 partish, parlamentare dhe jo, dhe bashkërisht do të prezantojmë një platformë me propozime konkrete; sigurisht, guri i themelit i këtij bashkimi është “Reforma Zgjedhore”, cilësoi ai.

Për fat të keq, pak gjëra ka gjasa të ndryshojnë, kurse ashtu si duket e gjitha në pranverë Basha do jetë ulur sërish me Ramën për të folur për emrin e ri të kryeprokurorit, por edhe për të fashitur këtë lëvizje që po gëlon poshtë këmbëve të tij. Sepse Lulëzim Basha nuk do bëjë kurrë analizë si duhet dhe ashtu si Rama nuk do ndryshojnë shumë me aleatët. Dhe për më tepër të dy do të jenë dakord që pragun elektoral ta mbajnë në stratosferë për aleatët e vegjël, që do mbesin duke trokitur në dyert e tyre, duke u kujtuar premtimet. Me pak fjalë, ashtu si po bëhet analiza, ashtu do përfundojnë dhe protestat e PD-së në erën Basha. (Gazeta Shqiptare)

 

 

 

Next Post
Rritet me 10% çmimi i ujit të pijshëm për familjarët në Korçë

SHKRESA / Prokurorët e Elbasanit nuk paguajnë ujin e pijshëm në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In