• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si çeço në gjykatë”/ Juristi: Berisha duhet të ishte arrestuar. SPAK të mos tërhiqet

by Java News
23/10/2023 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në “Special Report” në ABC, juristi Romeo Kara foli për vënien në hetim të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë kësaj bisede në studion e ABCNews, juristi theksoi se SPAK nuk duhet të tërhiqet dhe se duhet t’i shkojë këtij procesi deri në fund.

“Është një proces mbase jo më i rëndësishëm në lidhje me shumën e abuzuar, por është kuptimplotë për të gjitha shkallët e qeverisjes Berisha, pasi kanë qenë të kapura në funksion të shkeljes së ligjeve, apo të krijimit të ligjeve të paligjshme”, u shpreh juristi.

Gjithashtu juristi nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Berisha, për të cilën tha se ka qenë ndër ata persona që ka shpërdoruar pushtetin politik dhe duke rrënjosur korrupsionin në vend.

Sipas tij, Berisha është një figurë që ka përcjellë vetëm anti-vlera, duke rrënuar jo vetëm ekonominë, moralin, si edhe zbatimin e ligjeve.

“Ka përdorur ministritë, qeverinë kur ka bërë miratimin duke qenë kryetar i këshillit të rregullimit të territorit. Tregon një lidhje shkak pasojë. Ata kanë marrë përsipër që ne do të zgjidhim çdo problem në lidhje me drejtuesit, kanë marrë përsipër të zgjidhin të gjithë problemet me ligjin. Ajo që vë re , është a ka falsifikim apo jo. Vetë babai i dhëndrit të Berishës ka qenë dikur drejtor i arkivit të shtetit. Këta banorë i kanë kërkuar disa të dhëna në ’94 dhe ai është përgjigjur se janë shpërblyer nga qeveria italiane pasi aty si një vend strategjik do të ndërtohej një aeroport, ka qenë pronë e shtetit italian dhe në vitin 49 në një marrëveshje të bërë me atë italiane dhe qeverinë shqiptare, ata këto prona i kanë kaluar qeverisë shqiptare.

Mund të kemi një marrje të pronës për herë të dytë, kanë kaluar këtë pronë nga pronë e shtetit  në atë të privatëve dhe aty kanë hyrë në Pazar dhe del zotëria me mbi 60 % të të gjithë sipërfaqes së ndërtimit. Është shpërdoruar pushteti politik. Ky person nuk ka përcjellë vlera në politikë. Nëse ka diçka përveç rrënimit ekonomik kemi edhe rrënim të moralit. Një politikë ku promovohet më horri, më prostituta, më i djallëzuari më pazarxhiu dhe njerëzit që janë me moral, janë të mallkuar në këtë vend të dëgjojnë këto përrallat e tyre. Gjithë ky mullar korrupsioni që ka pushtuar Shqipërinë ka një strumbullar që e nisi dhe që quhet Sali Berisha.

Unë pres nga procesi që të mos tërhiqen, ka një vendim gjykate që e urdhëron atë, ai duhet të shkojë si çeçua në gjykatë. Sa i përket procesit të hetimit nuk ka asnjë shkelje ligjore, në lidhje me kontrollin e banesës, duhet marrë një leje. E përdorën këtë, por kujtojmë rastin e Arben Ahmetaj që u largua. Edhe ky do të ikte sepse është shumë frikacak dhe fshihet pas politikës. Nuk ka ku të shkojë më. Berisha duhet të ishte arrestuar, ai kërcënon çdo pjesëmarrës në proces”, tha ndër të tjera ai./m.j

Next Post
Sherr mes disa personave në Tiranë, efektivi i policisë qëllon me armë. AMP nis hetimet

Emrat/ Po konfliktohej me një femër, lezhjani qëllon punonjësin e policisë që hyri për t'i ndarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In