• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si Berisha e shkarkoi dhe e përndoqi 25 vite më parë me anë të SHIK/ Vranë drejtësinë dhe shqiptarët, u përgjak dhe u shkrumbua vendi

by Zef Brozi
21/09/2020 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zef Brozi*

Sa shpejt kaloi një çerek shekulli (21 Shtator 1995-21 Shtator 2020!

Kaloi një çerek shekulli (25 vite) nga nata e 21 shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e falsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) dhe shtypur edhe atë tentative pavarësie të gjyqësorit që ai kishte dëshmuar me disa vendime e vepra.

Në errësirën e 21 Shtatorit 1995, Tirani urdhëroi SHIK-un famëkeq dhe policinë të rrethonin godinën e Kasacionit dhe të survejonin e ndiqnin kryetarin e kësaj Gjykatë që po punonte në zyrë.

Deputetët e PD-s i urdhëroi të votonin shpejtazi ultimatumin e tij për shkarkimin e kryetarit të Kasacionit nga çdo funksion.  Por Parlamenti nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të filluar seancen e votimit sepse opozita kishte bojkotuar Parlamentin dhe disa deputetë të PD-s mungonin.

Tirani duket se i kishte marrë masat dhe kishte urdhëruar të votonin edhe për deputetë që mungonin. Dhe ashtu u bë. Provat e fallsifikimit të votave në Parlament janë të pakundërshtueshme: procesverbali i votimit dhe dëshmitë e disa deputetëve, përfshirë dhe disa nga ata që ndonëse nuk kishin qënë prezent në Parlament, vota e tyre rezultonte pro shkarkimit.

Vetëm me votat e falsifikuara u bë i mundur shkarkimi i rrufeshëm. Këto prova të falsifikimit janë bërë publike më 1995 e më pas në Shqipëri si edhe në disa institucione Perëndimore.

Unë, kryetari i Kasacionit, e mësova shkarkimin tim nga lajmet e orës 20:00 të darkës në televizionin shtetëror, kur akoma isha në zyrë edhe me përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane.

Makina të SHIK-ut dhe policisë më ndoqën kur dola nga zyra dhe u nisa për tek spitali për të vizituar nënën time 88 vjeçare që ishte operuar, dhe kur shkova tek pallati ku banoja.

Kujdesi e dhëmbshuria për nënën time të shtrenjtë ishin mbi gjithçka edhe atë natë tinzare e të pazakontë.

Po e kujtoj atë natë të 21 Shtatorit 1995 jo për vete, por sepse e dua Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mirë.

Unë me gjithë zemër uroj që asnjë pushtetar, politikan e ish- pushtetar të mos guxojë më të diktojë gjyqësorin e prokurorinë, të mos guxojë të vrasë, përgjakë, shkatërrojë  e shkrumbojë vendin, sikurse ka ndodhur deri më sot.

Uroj që koha e pandëshkueshmërisë së krimeve e korrupsionit të politikanëve dhe pushtetarëve e ish-pushtetarëve të marrë fund tani, dhe jo më vonë. Njerëz- jeni vigjilent!

*Zef Brozi, ish Kryetar i Gjykatës së Kasacionit (23 Shtator 1993 – 21 Shtator 1995), posaërisht për gazetën “TemA”

Next Post
Identifikohet shqiptari që iu bë atentat në bregdetin italian/ Rrezikon të paralizohet, lidhja e tij me trafikun e drogës

Identifikohet shqiptari që iu bë atentat në bregdetin italian/ Rrezikon të paralizohet, lidhja e tij me trafikun e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In