• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si Basha, i bën reklamë me zor avionit të Ramës në Kukës

by Mero Baze
18/04/2021 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Aeroporti i ri i Kukësit, nuk i shërben Edi Ramës për asgjë. Për vota në Kukës jo e jo.

Rezultati i qarkut të Kukësit është i fiksuar 2 me 1 dhe sikur të bësh nga një aeroport për çdo qytet në Qark, edhe sikur të mos lësh të kalojë asnjë veturë për në Kukës.

Nuk i vlen as për të shtuar votat në Durrës, apo Vlorë, pasi ata kanë hallet dhe prioritetet e tyre dhe jo ato të Kukësit.

Ai aeroport i shërben vetëm Kukësit, dhe Kosovës, për aq sa mund t’i shërbejë.

E vetmja gjë për të cilën i shërbeu sot ceremonia e përurimit Edi Ramës ishte diferenca me  PD-në në mënyrën se si e shikonin të dy palët këtë ngjarje.

Rama i kishte vënë vetes detyrë ta bënte humor, dhe t’i trajtonte pasagjerët e parë si kundërshtarë të tij që ai po i ndihmonte ta votonin kundër.

Është një mënyrë klasike për të thyer akujt e politikës, për ta bërë atë më civile, më bashkuese dhe më urbane.

Dhe bisedat e tij në avion, gallatat me “çunat e Londrës”, fotot me ta, ishin në një farë mënyre ajo që donte Rama nga e gjithë kjo ngjarje.

Në një farë mënyre u thoshte kundërshtarëve të vet që “nuk u kam armiq, dhe po bëj sa mundem për ju”.

Kaq nuk është pak për një politikan.

Nga ana tjetër reagimi i PD ishte nervoz dhe dukej sikur qeveria kishte bërë një komplot ndaj Kukësit, dhe Rama kishte sjellë votues nga Tepelena në Kukës.

PD e quante mashtrim  uljen e avionit pasi ai kishte bërë një ndalesë në Tiranë dhe kjo i kishte prishur “virgjërinë” përfytyrimit të PD, për udhëtimin direkt Londër- Kukës.

Nervozizmi që po bëhej gati aeroporti i Kukësit në fakt u pa dhjetë ditë më parë, kur u tentua bllokimi i Kullës së Rinasit deri më 25 Prill nga Ilir Meta, që ky avion të mos ulej në Kukës.

Të gjithë e dimë që është fluturim prove dhe do të ketë disa të tillë deri në kolaudimin e aeroportit. S’di pse ky duhet të jetë shqetësim i opozitës.

Por i gjithë ky budallallëk i PD për avionin në Kukës, mu duk më i vogël, kur pashë çfarë kishte deklaruar Lulzim Basha tek qëndrimi prej 5 minutësh në sheshin e bukur para Kalasë në Tepelenë.

Fjalë për fjalë u kishte thënë se “qeveria nuk ka bërë asgjë 8 vite për Tepelenën, dhe se do vinte ai ta zgjidhte këtë punë”. E thoshte këtë në një qytet, ku realisht qeveria e ka tepruar me investime, përmes një lloj diskriminimi pozitiv, që shkojnë rreth 70 milionë ero për katër vjet, dhe që i bie më i larti për frymë në Shqipëri për një qytet.

Unë mendova se ky do hidhte ndonjë lugë helm, e do thoshte që qeveria investon në bastionet e saj, dhe harron pjesën tjetër, por ai as e vrau mendjen fare, por tha që “këtu nuk është investuar asnjë lek për 8 vite”.

Tani merreni me mend çfarë sikleti kanë demokratët e Kukësit që Rama i bën me aeroport dhe i shoqëron në avion duke bërë gallatë me ta, kur dëgjojnë Lulin t’u thotë nuk po vini nga Londra.

Mendo dhe ata pak demokratë të Tepelenës, që duhet të brohorasin kur kryetari i tyre u thotë në sy që këtu nuk është investuar asnjë lek nga qeveria, mu në sheshin para Kalasë ku janë hedhur miliona.

Promovues më të mirë se Basha për investimet e Ramës nuk besoj se gjen. Sidomos një javë para zgjedhjeve.

Next Post
Itali/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, goditi me thikë ish-të dashurën greke në mes të rrugës

Makina përplas nënë e bijë në Bulqizë, humb jetën vajza e vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In