Imazhet e para të publikuara nga teleskopi diellor ”Daniel K. Inouye” i fondacionit ”National Science” (NSF) zbulojnë detaje të pashembullta të sipërfaqes së Diellit.
Aktiviteti në diell, i njohur si meteorologji hapësinore, mund të ndikojë në sistemet në Tokë.
Shpërthimet magnetike në Diell mund të ndikojnë gjatë fluturimeve ajrore, të prishin komunikimet satelitore dhe rrjetet elektrike duke shkaktuar ndërprerje të gjata dhe paaftësi të teknologjive të tilla si GPS.
Imazhet e para nga teleskopi diellor ”Inouye” i NSF-së tregojnë një pamje nga afër të sipërfaqes së Diellit, që mund të sigurojë detaje të rëndësishme për shkencëtarët.
Imazhet tregojnë një model të plazmës së trazuar që mbulon tërë Diellin.
Strukturat në formë qelizash, secila sa sipërfaqja e Teksasit janë reflektim i lëvizjeve të dhunshme që transportojnë nxehtësinë nga brenda Diellit në sipërfaqen e tij.
”Ky teleskop do të përmirësojë të kuptuarin tonë se çfarë e shtyn motin në hapësirë dhe do të ndihmojë meteorologët të parashikojnë më mirë stuhitë diellore”, tha NSF-ja.
/a.r