• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shuplakat opozitare që kanë qëlluar Berishën e Bashën, e s’i dëgjon njeri!

by Ylli Pata
29/06/2022 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka bërë lajm, një kritikë e fortë që i është drejtuar Sali Berishës në një takim me “shoqërinë civile”, ngaqë është prekur një nga pikat nevralgjike të sensitetit publik në Shqipëri.

Pavarësisht formës së artikulimit, përmbajtja që shtroi një vajzë në takim, i kërkoi Sali Berishës që të jetë bamirës publik, pasi siç e tha: “ka shumë para familjarisht”.

Ndërkaq, pak ditë më parë, një burrë i moshuar e quajti Berishën-tradhëtar, duke i përmendur çështjen e pronave, ku ai e kanalizonte tek ligji 7501.

Natyrisht që këto dy pasazhe janë cilësuar “incidente” nga organizatorët që sipas tyre “u doli situata nga duart”, por në fakt; as nuk janë incidente, e as janë skenare, edhe pse ata që i kanë shtruar këto çështje kanë shkuar pikërisht për t’i ngritur në publik.

Është një dialektikë krejt normale, ata nuk i përkasin mazhorancës, madje sipas gjasave ose janë votues të rregullt të Partisë Demokratike, ose votues të herëpashershëm të saj, por kundërshtarë të palëvizshëm të Partisë Socialiste.

Megjithatë, çështja e “babëzisë” së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, jeta e luksit e pasurimi i kësaj shtrese, së bashku me gangrenën e pronave, janë ankthe që i përkasin të gjithë harkut politik në Shqipëri.

Si të djathtit, ashtu dhe të majtët, thuajse kanë një mendim të qartë për të rrëzuar statuskuonë e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, vetëm se palët kanë mendime të kundërta për “prioritetin” e ndëshkimit. Të majtët duan që të jenë të parët Sali Berisha e Ilir Meta që të ndëshkohet, kurse pala tjetër akuzon Edi Ramën.

Megjithatë, nuk është hera e parë që opinioni nga shoqëria ka ardhur si vullnet për të rrëzuar statuskuonë e vjetër të pandëshkueshmërinë, statusquo që e kishte vendosur drejtësia e vjetër dhe e lidhur ngushtësisht me politikën, si dhe kërkesa për të ndaluar abuzimet me pronat e shqiptarëve.

Këto kërkesa i kanë ardhur mjaft edhe Lulzim Bashës në vitin 2017, kur ai bashkë me Sali Berishën, dhe ndihmën e Ilir Metës ngritën çadrën e Bulevardit. Por asnjëherë opozita nuk i ka adresuar këto probleme që janë realisht thelbi, apo nyja gordiane e një politike popullore dhe alternative në Shqipëri.

Në 2017, opozita, konkretisht krerët e saj ngritën çadrën pikërisht për të mos prishur Pallatin e vjetër të Drejtësisë, hodhën tymuese në Kuvend kundër zëvendësimit të Adriatik Llallës në Kuvend. Sot si Berisha e si Meta, apo përkrahësit e tyre nuk e quajnë Drejtësinë e re, e konsiderojnë një vegël të Edi Ramës, megjithëse kanë çuar e çojnë denoncime, që kanë sjellë edhe veprime konkrete siç është rasti i denoncimeve ndaj Kokës e Bllakos, për të cilët nuk është mbyllur hetime apo përfunduar procesi.

Ndërkaq, për çështjen e pronave, PD thotë në çdo fushatë se do të përpiqet për t’i ardhur në ndihmë ish-pronarëve q do t’u marrë votën, por asnjëherë nuk kanë ndërmarrë veprime e akte, kur janë në krye të qeverisë.

Madje në 2005 futën si flamë në shoqëri çështjen e legalizimit, pa e harmonizuar me atë të pronarëve legjitimë të trojeve të zaptuara, duke hapur një konflikt vllavrasës dhe urrejtje në shoqëri.

Një trashëgimtar i një prone të njohur në Kamëz, e cila ishte ende objekt shtetëror, përkatësisht godina e SHIK, shkoi rreth viteve 2005-2006 për të parë fizikisht tokën e të parëve të tij. Kryebashkiaku Mziu dërgoi njerëz për ta ndjekur e kërcënuar duke thënë se “këtu nuk ka pronarë”.

Në vitin 2014, hulumtova procesverbalin e diskutimit në Parlament të ligjit 7501 të vitit 1991. Pas një shqyrtimi disa ditor të një debati maratonë, arrita në përfundimin se në procesverbal mungonte regjistrimi, pra pasqyrimi i disa elementeve të rëndësishëm; numri i votave nen për nen që ka marrë projektligji 7501, si dhe numri i votave që drafti ka marrë në tërësi. Procesverbali i seancës plenare që gjendet në arkivën e Kuvendit është dokumenti bazë për të vërtetuar nëse një ligj është miratuar sipas Kushtetutës apo jo. Pas botimit të hulumtimit në gazetën “Shqip” në atë kohë, nuk pati asnjë kontestim për “scoop”-in nga palët e përmendura në shkrim, por as një reagim prej shtresave që merren me çështjet e pronave. Pikërisht nga ky hulumtim, çdo shoqatë apo parti politike mund të iniconte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit 7501 e të rihapej një debat kombëtar për çështjen e pronave.

Pasi nuk është 7501-shi gogoli real i pronave, por zbatimi krejt me dy standarde i tij, abuzimet e tmerrshme me të, ligji për ndarjen e tokave të fermave shtetërore që është më i frikshëm fare, apo ai i tokave të pafundta të ushtrisë së kohës së Enver Hoxhës, Policisë, Sigurimit, e ndërmarrjeve të shumta, mbi të cilat u kryen masakra të lllahtarshme, pasi shumica e atyre trojeve e tokave kanë pasur dhe kanë njerëz që kanë trashëguar tapi zotërimi.

Në vitin 2003, mazhoranca e drejtuar nga Fatos Nano, me vendim Parlamenti kishte ngritur një Komitet Kombëtar të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili ishte pluralist e çdo kthim apo vendim kompensimi bëhej me vota. Ai komision kishte dy anëtar të opozitës me të drejtë vote: Njazi Kosovrastin dhe Agim Toron. Por në 2005, kur Berisha u bë kryeministër e shkriu Komisionin dhe ngriti një agjenci të kontrolluar nga Kryeministri, që u kthye më pas në menaxhim financiar. Agjenci që kreu llahtarinë e tokave të bregdetit, e që natyrisht kjo llahrari përbën sipas të gjitha gjasave, disa nga faktet e dosjes së madhe të Non Grata-s për Sali Berishën.

Ky i fundit, sa herë përmendet kjo çështje sikletoset pa fund dhe krijohet një situatë e çuditshme, që ngjan me një teatër absurd. Ku palët komunikojnë me shprehje e dialogje pa lidhje.

Realisht opozita bazike në Shqipëri, që realisht mund të krijojë një përmbysje politike, është ajo pjesë popullsie që nuk duron më fjalë, por kërkon vepra për të ndaluar babëzinë e pandëshkueshmërisë, e për të shëruar tumore të frikshme si ai i pronave. Por këtë tumor nuk mund ta shërojë një doktor që ka varur bluzën në gozhdë në moshën 45 vjeçare, për t’ju futur një pasioni tjetër më të madh-pushtetit.

E për të konpensuar këtë teatër absurd që krijon ilaritet, hartohet një akt tjetër i teatrit absurd, ku aktorët betohen se do të derdhin gjak e lënë jetën për doktorin që tradhëtoi edhe “Betimin e Hipokratit” për të krijuar AKPP-në, e cila çuditshmërisht e përbindshmërisht ka vijuar e funksionuar deri sot, edhe psë është një nga përbindshat më të mëdhenj të korrupsionit në vend.

Pandëshkueshmëria dhe pronat, janë realisht çështjet që shqiptarët mund të bëjnë jo vetëm një rotacion politik, por edhe revolucion që mund të trondisë vendin. Por jo të kthejnë në krye shpikësin e “frankeshtajnit” AKPP…

Next Post
Tensionohet situata/ Rusia akuzon Norvegjinë për bllokimin e hyrjes në arkipelagun Svalbard. Kërcënon me hakmarrje

Tensionohet situata/ Rusia akuzon Norvegjinë për bllokimin e hyrjes në arkipelagun Svalbard. Kërcënon me hakmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In