• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shuplakat’ e Gjermanisë për bojkotin e PD, Berisha sulmon ministrin gjerman: Gabriel foli si socialist

by Java News
26/04/2017 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Ish-kryeministri Berisha iu përgjigj sot ministrit të jashtëm gjerman, Gabriel, i cili u tregua mjaft i ashpër me opozitën dhe bojkotin e parlamentit.  Berisha tha se ministri gjerman, njëherësh zëvendës i Angela Merkel foli si socliast.

 “Ministri gjerman Gabriel u tha gazetarëve se unë dhe Rama jemi socialiste. Gabriel foli si socialist, por edhe në emër të qeverisë gjermane. “PD nuk voton vettingun”, gënjeshtër e Ramës që është përvetësuar nga ndërkombëtarët.”, tha Berisha.

 

Berisha: Një ambasador i huaj bërtet nëpër korridore. Basha s’do bëhet kurrë kryeministër

Berisha hodhi akuza te forta ndaj nje ambasadori te huaj ne vendin tone. Sipas tij,  nje ambasador bertet ne korridore se Basha nuk behet kurre kryeminister.

“Dallimi është shumë i madh sepse deklarata e mbrëmshme thotë që qeveria i pranoi dhe me gatishmërinë e madhe për të akuzuar opozitën dhe Lulzim Bashën për të cilin bërtitën nëpër korridore se nuk do të bëhet kurrë kryeministër, një marrëzi primitive e të huajve. Ka ndonjë të huaj, ndonjë ambasador të huaj që e bën këtë, gjë e turpshme por harron që aty ka shumë veshë që e dëgjojnë me neveri një gjë të tillë“, tha Berisha.

 

***

A do të largohej Berisha po të ishte në vend të Ramës? Ja përgjigja e tij

Ish-kryeministri Berisha ka folur sot për “Tonight” të Ilva Tares për qëndrimin e PD-së në zgjedhjet e qershorit dhe se çfarë do të bënte Berisha në vend të Ramës. Berisha tha se po të ishte në vend të Ramës do të ishte larguar menjëherë.

“Për pjesëmarrjen në zgjedhje duhet të përgjigjet kryetari e saj. Por unë mund të them se do të vazhdojë betejën e saj për votën e lirë. Shoh që Edi Rama është i vendosur për të përvetësuar për të shkuar në zgjedhje pa opozitën. Çfarë do të bëja në vendin e Edi Ramës? Nuk do të bëja kurrë. Unë do të largohesha menjëherë. Në rastin e vitit 1997 unë u propozova një marrëveshje dhe ata nuk e pranuan, ndaj edhe nuk u largova vet.

Ish-kryeministri Berisha i ftuar në “Tonight” të Ilva Tares” tha ditën e sotme se kriza aktuale është me e rrezikshme se ajo e firmave piramidale dhe e vitit 1991.

***
Berisha: Kjo kriza më e rrezikshme prej 1991, Rama futi opozitën në tunel
Pas dështimit të negociatës së fundit të europarlamentarëve për krizën politike dhe kur PD e aleatet mbeten në pozicionin e pandryshuar për qeveri teknike dhe mos pjesëmarrje në zgjedhje është përshkallezuar edhe më shumë tensionini i situatës me qëndrimin e kreut të PD për mosbindje civile.

“Kriza në vlerësimin tim është kriza më e rrezikshme që nga 20 shkurti i vitit 1991, ose 22 shkurti, ku nga Shkolla e Bashkuar u sulmua popullata, Ramiz Alia kërkonte me çdo kusht konfliktin për të dominuar mbi opozitën.”

“Opozita është në një tunel që nuk ka më dritë. Kjo është kriza më e rrezikshme që mund të çojë në pasoja katastrofale. Katër vite përpara ka dominuar një frymë bashkëpunimi me opozitën dhe jo asgjesimin. Edi Rama futi opozitën në tunel duke i bërë vendit të zezën më të madhe, por garantoj se do të jetë e zeza e tij.  PD është mes një zgjidhje fondamentale: Votën e lirë apo farsën elektorale”, tha Berisha

c.a

Next Post
Përplasi për vdekje 66-vjeçarin, arrestohet arbitri i njohur shqiptar

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin, arrestohet arbitri i njohur shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In