Komediani Will Smith është përjashtuar nga Oscars për 10 vjet për goditjen me shuplakë ndaj Chris Rock , por do të lejohet të mbajë çmimin e tij për aktorin më të mirë.
Në një deklaratë, Akademia kritikoi Smiths sjelljen sitë papranueshme.
“Bordi i Guvernatorëve ka vendosur, që për një periudhë 10 vjeçare, nga 8 Prilli 2022, zoti Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë personalisht ose virtualisht në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.”- thuhet ne njoftimin e Akdemisë.
Deklarata e plotë e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit:
Çmimet e 94-ta Oscar ishin menduar të ishin një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar; megjithatë, ato momente u lanë në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që pamë z. Smith të ekspozonte në skenë.
Gjatë transmetimit tonë televiziv, ne nuk e trajtuam siç duhet situatën në seknë. Për këtë na vjen keq. Kjo ishte një mundësi për ne që të jepnim një shembull për mysafirët tanë, shikuesit dhe familjen tonë të Akademisë në mbarë botën, dhe ne dështuam – të papërgatitur për situatën e paprecedentë.
Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme. Ne duam gjithashtu të falënderojmë mikpritësit, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për vendosmërinë dhe hirin e tyre gjatë transmetimit tonë televiziv.
Ky veprim që ne po ndërmarrim sot në përgjigje të sjelljes së Ëill Smith është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve tanë dhe rikthimin e besimit te Akademia. Ne gjithashtu shpresojmë se kjo mund të fillojë një kohë shërimi dhe restaurimi për të gjithë të përfshirët dhe të prekurit.