• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shuplaka i erdhi nga SHBA”/ Artan Hoxha: SPAK do godasë gjithë rrethin e Berishës dhe do t’i presë financimet

by Java News
23/10/2023 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

I ftuar në “Top Talk”, gazetari i kronikës Artan Hoxha ka deklaruar se situata në të cilën gjendet aktualisht kreu i Rithemelimit është pasojë e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur ‘non grata’.

Sipas Hoxhës, bazuar në precedentët e mëparshëm, dy janë mënyrat se si funksionon SHBA; të godasin direkt ose të thajnë burimet. Gazetari theksoi se kur Berisha u shpallë ‘non grata’ për minim të demokracisë dhe përfshirje në afera korruptive ishte paralajmërimi i parë për t’u tërhequr.

Fakti që ish-kryeministri vendosi të përballej duke mos bërë hap pas, solli pasojën tjetër, që është ‘tharja e burimeve’ që e financojnë në fushatat e tij; familjarët.

Artan Hoxha: Berisha nga vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit ka dy akuza kryesore; së pari, për minim të demokracisë në vend dhe së dyti, i përfshirë në aferat korruptive.

Tani nëse e shikojmë si fabul, përfshirë edhe mënyrën si kanë vepruar më parë SHBA-të për raste të ngjashme, ata kanë dy mënyra; ose të godasin direkt, ose të thajnë burimet. Në rastin konkret ata i dhanë ‘non grata-n’ Berishës me qëllim që ai të largohej dhe të tërhiqej. Berisha bëri të kundërtën, vendosi të përballej, kështu që ata ndërmorën hapin e dytë e ‘tharjes së burimeve’.

Unë mendoj se hapi tjetër i SPAK-ut do të jetë të godasë të gjithë rrethin e afërt të Berishës dhe paratë që financojnë aktivitetin e Berishës.

Gjithmon, kjo është ajo çka mendoj unë bazuar nga çfarë kam informacion apo procedura e ndjekur gjatë viteve të fundit në SPAK, bazuar edhe në kontaktet që kam pasur apor rastet kur kam shkuar vetë në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë informacion si njeri mbi të dhëna që disponoja, sepse nuk mund të jem 100% i sigurt.

Amerikanët të godasin fillimisht në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe në qoftë se ti vendos të përballesh me ta, ata të thajnë burimet. Që të thajnë trungun, ata kanë vendosur të presin rrënjët. Por kush janë rrënjët në këtë rast? Nëse ti bllokon 5.4 milionë euro dhe vazhdon të kërkosh paratë tek familjarët e tjerë të rrethit të ngushtë të Berishës, atëhere praktikisht e lë atë si një qytetar i thjesht.

E kthen në një njeri që nuk mund të përballet dhe të financojë një fushatë të tillë, fushatë që synon më tepër sesa të sqarojë organet e drejtësisë. Synon të mbajë rreth vetes përkrahësit, militantët e tij, dhe të krijojë një rrethanë ekstraligjore që t’i shpëtojë një përballje me drejtësinë.

Në këto momente Berishës i mbetet vetëm të vendos se çfarë do të bëjë me vendimin që i ka komunikuar gjykata për detyrimin për paraqitje dhe dorëzimin e pasaportës për të mos lejuar lëvizjen jashtë territorit të Shqipërisë./m.j

Next Post
“Ka një mal me akuza”/ Analisti: Drejtësia theu mitin se Berisha është i paprekshëm

“Ka një mal me akuza”/ Analisti: Drejtësia theu mitin se Berisha është i paprekshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In