• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shumica e sondazheve nuk gabuan, por…

by Eduard Zaloshnja
14/11/2016 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në çastin kur Donald Trump-i u shpall fitues nga mediat amerikane (kur siguroi mbi 270 delegatë në Kolegjin Elektoral), ishin numëruar vetëm 93% e votave në rang kombëtar. Dhe deri në atë çast, ai kishte epërsi si në votën popullore, ashtu edhe në votat e Kolegjit Elektoral. Kjo gjë e bëri gazetën Los Angeles Times (me prirje të majtë) që të deklaronte se sondazhi i saj, përkundër përqeshjeve disamujore nga analistë të ndryshëm, kishte qenë i saktë.

Po përse ishte përqeshur gazeta kaliforniane?

Portali amerikan RealClearPolitics ka raportuar para zgjedhjeve të SHBA-së sondazhet rreth garës Clinton-Trump, si dhe ka llogaritur vazhdimisht mesataren e tyre. Mesatarja e  sondazheve të fundit tregonte një epërsi të Clinton-it me 3.2 pikë përqindje në rang kombëtar, ndërsa ai i gazetës Los Angeles Time tregonte një epërsi të Trump-it me 3 pikë përqindje në rang kombëtar (mediat e tjera – ku përfshiheshin media me prirje të djathta, të majta e të qendrës – si Bloomberg, IBD, Economist, ABC, Washington Post, FOX News, Monmouth, NBC News, Wall Street Journal dhe CBS News – parashikonin një epërsi të Clintonit në rang kombëtar që luhatej në intervalin nga 1 deri në 6 pikë).rcp_general_election_4_11-7-2016_0_2016_11_14_1111_1479121180

Pas shpalljes së fituesit, ka vazhduar numërimi i votave të mbetura dhe, sipas agjensisë Associated Press, pritet që, në rang kombëtar, Clinton-i të ketë marrë pothuaj 1 milionë vota më shumë se sa Trumpi (rreth 0.7% epërsi), ndërkohë që ky i fundit mori papritmas më shumë vota në Pensilvani dhe Uinskonsin, dy shtete që vulosën fituesin e Kolegjit Elektoral.

Me pak fjalë, në rang kombëtar, shumica e sondazheve të mediave kryesore ishin afër rezultatit përfundimtar (po të kihet parasysh se ato kishin një marzh gabimi statistikor rreth +/-3 pikë). Ndërkohë, sondazhet lokale në disa shtete të veçanta nuk iu afruan rezultateve përfundimtare në to.

Kështu, një ditë para zgjedhjeve mesatrja e sondazheve lokale në Uinskonsin tregonte një epërsi të Clinton-it me 6.5 pikë, por atje fitoi Trump-i me 1 pikë. Në Pensilvani, mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Clinton-it me 2 pikë, por atje fitoi Trump-i me 1.2 pikë. Në Miçigan, mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Clinton-it me 3.5 pikë, por atje fitoi Trump-i me 0.3 pikë. Në Nevada, mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Trump-it me 1 pikë, por atje fitoi Clinton-i me 2.5 pikë.

Në shtetet e tjera të diskutueshme, rezultatet e sondazheve lokale ishin afër rezultateve përfundimtare. Kështu, në Florida mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Trump-it me 0.3 pikë, dhe në fakt, ai fitoi atje me 1.3 pikë. Në Karolinën e Veriut mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Trump-it me 1 pikë, dhe në fakt, ai fitoi atje me 3.7 pikë. Në Nju Hempshir, mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Clinton-it me 0.6 pikë, dhe në fakt, ajo fitoi atje me 0.3 pikë.

Në përfundim, mund të thuhet se shumica e sondazheve në rang kombëtar dhe shumica e sondazheve lokale iu afruan rezultateve përfundimtare. Por gabuan ato që nuk parashikuan dot fitoren e Trump-it në ato pak shtete që vulosën fituesin e Kolegjit Elektoral…

Next Post
FOTOT/ Para dhe Pas Photoshopit… (pse çfarë kujtonit ju?)

FOTOT/ Para dhe Pas Photoshopit... (pse çfarë kujtonit ju?)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

March 16, 2026
“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In