• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shumë “uri” për kredi, shqiptarët morën 211 miliardë lekë hua deri në korrik

by A R
29/08/2024 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë kanë marrë gati 211 miliardë lekë kredi deri në korrik. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me janar-korrikun e një viti më parë, huaja e re është zgjeruar me 49 miliardë lekë ose 30.2 për qind, raporton A2.

“Arsyeja kryesore siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme. Ky është sektori kryesor ku po investohet. Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e mëhershme”, tha për televizionin A2, eksperti për çështjet ekonomike Selim Blliku.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se për blerje banesash, në 7-mujorin janar-korrik, vetëm për blerje apartamentesh u morën nga bankat plotë 60.6 miliardë lekë kredi. Kjo shumë është sa 28.7 për qind e totalit të huasë së re të dhënë në janar-korrik.

“E gjithë kjo vjen pasi sektori bankar po e konsideron të sigurt kredi-dhënien për apartamente të reja. Gjithashtu ka ndikuar edhe fakti që sistemi bankar ka sot mjaftueshëm likuiditet”, nënvizoi Blliku.

Me ritme edhe më të shpejta se qytetarët, për të hapur biznese të reja apo zgjeruar ato ekzistuese, sipërmarrësit morën gati 150 miliardë lekë kredi në 7 muaj.

“Ritmet e kredisë të re te individët janë domethënëse, por është biznesi ai që mbart peshën kryesore në aktivitetin kreditues. Biznesi, veçanërisht ai i orientuar drejt turizmit është shumë optimist”, u shpreh Selim Blliku, raporton A2.

Duke ndjekur trajektore të ngjashme në thuajse të shtatë muajt, edhe në korrik kredia e re kapi shifrën e 29.3 miliardë lekë kredi e re e dhënë. Në krahasim me korrikun e një viti më parë huaja e re e dhënë muajin e shkuar u zgjerua me gati 7 miliardë lekë apo 30.8 për qind.

/a.r

Next Post
Kurti akuzon Vuçiç për hakmarrje: Kryemafiozi u bë trim pa sanksione

Hapja e urës së Ibrit, Shala: Kërcënimi diplomatik e zmbrapsi Kurtin, po bën politikë me Veriun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

February 17, 2026
Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Ibrahimaj: Arritjet e këtij institucioni, krenari për Shqipërinë

Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Ibrahimaj: Arritjet e këtij institucioni, krenari për Shqipërinë

February 17, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

February 17, 2026
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

February 17, 2026
“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit

“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit

February 17, 2026
18-vjet shtet i Kosovës, Kurti: Serbia e Millosheviçit ka kryer krime kundër shqiptarëve! Vuçiç, kërcënim për përsëritjen e tyre

18-vjet shtet i Kosovës, Kurti: Serbia e Millosheviçit ka kryer krime kundër shqiptarëve! Vuçiç, kërcënim për përsëritjen e tyre

February 17, 2026
Shkarkimet e kontrolluara në Kaskadën e Drinit, rriten niveli i lumenjve

Shkarkimet e kontrolluara në Kaskadën e Drinit, rriten niveli i lumenjve

February 17, 2026
Seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, i pranishëm edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari

Seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, i pranishëm edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari

February 17, 2026
Begaj nga Kuvendi i Kosovës: Ish-krerët e UÇK-së po përballen padrejtësisht me akuza të montuara

Begaj nga Kuvendi i Kosovës: Ish-krerët e UÇK-së po përballen padrejtësisht me akuza të montuara

February 17, 2026
Osmani: Çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe krahasuar me gjenocidin serb minon drejtësinë dhe paqen në rajon

Osmani: Çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe krahasuar me gjenocidin serb minon drejtësinë dhe paqen në rajon

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In