• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shumë shpejt lirohemi nga maska dhe ora policore”, Pipero: Në qershor arrijmë imunitetin kolektiv!

by
18/05/2021 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksinimi masiv ka sjellë efekte pozitive për sa i përket uljes së rasteve të reja të qytetarëve të infektuar me Covid në vendin tonë.

Kështu deklaroi në një intervistë për Report Tv mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili e konsideroi fushatën e vaksinimit masiv në vend një histori suksesi. Pipero tha më tej se në fund të këtij muaji mund të arrijmë 1 mln të vaksinuar dhe se në mesin e muajit qershor mund të arrihet imuniteti kolektiv.

‘Po përfitojmë efektet e para pozitive të vaksinimit masiv në vendin tonë. Studimet në vendet e tjera, psh. në Itali kanë dëshmuar se rritja e numrit të rasteve të vaksinuar qoftë edhe vetëm me dozën e parë ka mundësuar uljen e transmetueshmërisë së virusit dhe uljen e vdekshmërisë me 90%. Po përjetojmë efektet vaksinimit anti COVID, ç’ka reflektohet me numrin e rasteve të reja që raportohet a reflektohet me numrin e rasteve të reja që raportohet çdo ditë dhe numri të vdekjeve. Numri i tamponëve të marrë ka qenë i lartë,  e infektimeve apo indicie e rasteve pozitive është 2-3% dhe situata është në kontroll. Procesi i vaksinimit në vendin tonë mund ta konsideroja një histori suksesi. Unë besoj se ndoshta deri në fund të këtij muaji ne do të arrijmë 1 mln të vaksinuar në Shqipëri. Krahas vaksinimit dhe ekspozimit të qytetarëve ndaj COVID -19, mesi i muajit qershor do të arrijmë imunitetin kolektiv.’- tha Pipero.

Sa i përket masava anti-Covid që janë në fuqi, Pipero theksoi se treguesit pozitiv të ecurisë së pandemisë, do të bëjnë që të rishikohen masat shtrënguese. Pipero tha se beson se shumë shpejt Komiteti i Ekspertëve do të vendosë që të mos mbahet maska në ambiente të hapura, ndërkohë që sugjeroi se në mjedise të mbyllura është e nevojshme. Mjeku tha më tej po ashtu se edhe ora policore brenda muajit do të hiqet dhe do të rishikohen masat për baret dhe restorantet.

‘Jo vetëm ulja e rasteve, por dhe ulja e shtrimeve, është dhe ajo e telefonit celularë, mua s’më bie më telefoni tani. Për shkak të treguesve pozitiv të ecurisë së pandemisë ne vendin tonë, mendoj se duhet të rishikohen masat shtrënguese pasi indikatorët janë shumë pozitiv për të na mundësuar lirimin e masave shtrënguese. Qytetarët duhet të respektojnë distancën dhe higjienën. Maska mund të rezervohet për mjediset e mbyllura. Komiteti Teknik i Ekspertëve besoj shumë shpejt do të na lirojnë nga mbajtja e maskës në mjedise të hapura. Besoj se edhe brenda muajit do të rishikohet dhe ora policore, pse jo edhe për baret dhe restorantet. Besoj se indikatorët janë pozitiv për të lehtësuar masat. Ne duhet të respektojmë masat anti-covid. Maska në mjediset e mbyllura do të në duhet edhe për mjaft kohë.’- u shpreh ndër të tjera Pipero.

Mjeku Pipero paralajmëroi se do të kemi një sezon turistik të qetë, pasi të gjitha indikatorët dëshmojnë këtë, por duhet që të respektohen masat.

‘Do të kemi një verë të qetë, një sezon turistik të qetë të gjithë indikatorët e dëshmojnë, por duhet të kemi parasysh masat e kujdesshme higjienën e duarve dhe disa rregulla elementare. Do jetë një verë e qetë në vendin tonë, Komiteti i Ekspertëve, do të rishikojë masat për të mundësuar relaksim të tyre.’- tha Pipero./ b.h

Next Post
Pandemia e koronavirusit/ Vjen lajm shumë i mirë nga spitalet e COVID-19

Pandemia e koronavirusit/ Vjen lajm shumë i mirë nga spitalet e COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In