Më shumë se 1 500 migrantë janë shpëtuar sot në brigjet libiane, njoftoi roja bregdetare italiane, duke e rritur numrin e personave të shpëtuar në këtë zonë në më shumë se 8 000 në pesë ditë.
Ky operacion shpëtimi i drejtuar nga roja bregdetare italiane u zhvillua nëpërmjet koordinimit të 14 anijeve, ato të marinës italiane, të operacionit evropian kundër trafikantëve, “Sofia” dhe të organizatave humanitare.
Ky shpëtim i ri e rrit në 8 000 numrin e migrantëve të shpëtuar në Mesdhe në pesë ditët e fundit./a.k