• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shumë (pak) presidencial, Ilir Meta i sulmon të gjithë

by A R
08/06/2017 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta është treguar mbrëmjen e sotme tepër i ashpër me politikanët kryesorë të vendit. Presidenti i zgjedhur ka anashkaluar çdo cak teksa ka akuzuar Ramën për intriga ndaj të tijëve, por edhe elementëve në LSI.

Si pjesë e këtyre sulmeve të Ramës, Meta ka bërë përgjegjës edhe Lulzim Bashën. Madje këtë të fundit e ka akuzuar edhe për vendosjen e kandidatëve të PD-së në lista kundrejt pagesës.

Ish-kreu i LSI u shpreh i bindur për fitoren e partisë së tij si forcë e parë. Ai tha se Rama dhe Basha janë treguar të pandershëm ndërsa kanë krijuar një Gestapo që po shkarkon nga puna njerëzit e LSI.

Në porositë e tij, Meta tha se kushdo që bën koalicion me kreun e PS, duhet ta detajojë atë në letër, duke e akuzuar kështu Ramën për pabesi. Nga ana tjetër, ai tha se Majko pritej të ishte kryeministër teknik, por Rama nuk donte. Ai ka hamendësuar edhe për pabesi të tjera të Ramës dhe Bashës në partitë e tyre.

Marrjen e postit të LSI-së, Meta e ka justifikuar si zgjidhjen me të mirë për vendin dhe si shpëtim për demokracine në kushtet ku ndodhej situata politike.

Meta e justifikoi nervozizmin e tij si nevojë e situatës për t’i thënë gjërat. Ai tha se është gati të përballet me Ramën për ato që deklaroi të enjten në “Opinion”.

 Meta “shpërthen” ndaj Bashës: Unë nuk marr lekë për të vendosur njerëz në listë

Ilir Meta është treguar i ashpër sot me kreun e PD-së teksa tha se marrëveshja Basha-Rama është marrëveshje për OSHEE-në.

Meta iu referua institucioneve që ka marrë opozita si pjesë e paktit politik ndërsa e akuzoi kreun e PD për standardet që përfaqëson sa i përket zgjedhjeve.

“Se çfarë standardesh kërkonte ai për zgjedhjet e tregoi me listën e kandidatëve që hartoi. Unë një gjë di t’ju them, se Ilir Meta nuk merr lekë për të vendosur njerëz në listë, apo për t’i vendosur si kandidatë për bashkitë” – tha Meta,  i cili refuzoi të komentonte më gjatë.

I pyetur se cili ka dhënë para, Meta tha se këtë mesazh duhet ta kenë të qartë demokratët./javanews/b.d

Meta: Deputeti i PS, Parid Cara, donte të vinte te LSI

“Koalicioni me Ramën dy vitet e fundit, më keq sesa ngelës”

Dy vite pa qetësi dhe dashuri, Meta: Ftohja me Ramën ka nisur që në 2015-ën

Meta pranon takimin e fshehtë me Bashën gjatë çadrës: Ja çfarë biseduam

Next Post
Kjo trajnere i ka lënë amerikanët gojëhapur (GALERI)

Kjo trajnere i ka lënë amerikanët gojëhapur (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In