• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shumë familje nuk kanë ndihma”/ Hajdari: Buxheti të rishikohet. Shembja e shpejtë e objekteve është një akt kriminal

by Java News
05/12/2019 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Rudina Hajdari e ka nisur fjalën e saj në Kuvend me një ngushëllim për familjarët e viktimave të tërmetit të 26 Nëntorit.

Hajdari tha se duhen marrë masa për legjislacionin e planifikimit urban. Ajo e quajti shembjen e objekteve një akt kriminal pasi për të çdo objekt përbën një provë hetimore.

“Ndërsa ky vit po mbyllet mund të them me një pikëllim të thellë si nënë, si grua se ky është ndër vitet më të pikëlluar. Tërmeti na kapi të papërgatitur dhe pasojat e tërmetit do të duhen për vite me radhë. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo vullnetar që ofroi ndihmë. Ju treguat një ndjenjë të pashembullt solidariteti. Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë forcat operacionale. Dua të falënderoj edhe mediat e gazetarët dhe të gjithë ata që u bashkuan me dorë në zemër për t;i dhënë  transparencë situatës. Ne treguam vlerat e popullit dhe zemërgjerësinë tonë. Të gjithë u bënë bashkë për të përballur pasojat. Shumë vende mike dhe partnere na u gjendën pranë dhe treguan se shqiptarët janë ata që e bëjnë Shqipërinë. Do u jemi gjithmonë mirënjohës. Është e vërtetë se tërmeti tundi themelet e ndërtesave në Shqipëri por tregoi se themelet njerëzore janë të pakufijshme.

Buxheti i 2020 duhet të rishikohet për të përballuar këtë situatë. Inspektimi duhet të përfundojë sa më shpejt. Duhen marrë të gjitha masat për legjislacionin e planifikimit urban për emergjencë civile të standardeve të larta. Sot mund të ndihmojmë çdo kënd që është i prekur dhe të qëndrojmë pranë qytetarëve. Ka akoma kërkesa për të strehuar familje. Kontributet kanë ardhur si ndihmë e parë për qytetarët e prekur. Ndihem akoma e revoltuar dhe e shqetësuar sepse shumë familje nuk kanë ndihma. Nuk duhet të lëmë asnjë në rrugë. Duhen vënë të gjithë në dispozicion. Shembja e shpejtë e objekteve është një akt kriminale. Çdo objekt përbën një provë hetimore. Qeveria nuk mund të anashkalojë këtë transparencë. Duhet përgjegjësi para ligjit. Duhen anuluar kontratat koncesionare. Duhet të bëjmë çdo gjë për t’iu gjendur pranë qytetarëve. Njerëzit nuk do kenë më mëshirë për ata që abuzojnë. Duhet të jemi në krye të detyrë dhe qeveria të jetë e përgjegjshme”, tha Hajdari.

g.kosovari

Next Post
Tirana bëhet gati për të mikpritur festat e fundvitit, ja si po ndryshon sheshi “Skënderbej”

Tirana bëhet gati për të mikpritur festat e fundvitit, ja si po ndryshon sheshi “Skënderbej”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In