• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shullazi u la në burg nga frika se mos arratisej

by A R
06/05/2016 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy denoncimet e fundit që janë shënuar në adresë të Emiljano Shullazit dhe të Gilmando Danit duket se kanë rënduar pozitën e tre të arrestuarve nën një mori akuzash të rënda. Dita e djeshme ka shënuar seancën e radhës në ngarkim të tyre, seancë që në fakt nga ana e të arrestuarve konsiderohej si seanca në të cilën duhej të fitonin lirinë. Mirëpo prokurori ka këmbëngulur se të gjitha aktet që disponon prokuroria po hetohen dhe dyshohet se janë të vërteta në lidhje me akuzat.

Kështu deri në përfundim të të gjitha hetimeve është kërkuar që Shullazi, bashkë me kushëririn dhe shokun e tij, duhet të hetohen në masën sigurisë arrest me burg pa afat. Dy nga tre personat e vënë nën akuza, jo vetëm nga ana e prokurorisë, por edhe nga ana e politikës dhe e biznesmenëve që nuk iu dihet ende emri, nuk kanë marrë pjesë në seancën gjyqësore, ndërsa avokatët kanë kundërshtuar të gjitha pretendimet e akuzës dhe po ashtu kanë kontestuar edhe vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Vetëm Gilmando Dani ka mbërritur nga burgu i Fushë-Krujës për t’i thënë gjykatës së Apelit atë që tha edhe në Gjykatën e Shkallës së parë. Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore, mbrojtësi i Emiljano Shullazit ka vijuar sërish të dëshmojë publikisht faktin se klienti i tij, jo vetëm që është i pafajshëm, por madje arrestimi dhe akuzat ndaj tij janë të pabazuara në asnjë fakt dhe asnjë provë.

Seanca

Në kohën kur prokuroria ka dokumentuar një dëshmi të një qytetareje, e cila ka dhënë fakte e prova se si “ka dorëzuar” pronën e saj në duart e Emiljano Shullazit dhe të Gilmando Danit, ku ky i fundit është edhe pronari i “ligjshëm” i saj, Emiljano Shullazi vjen në Tiranë dhe kërkon në Apel lirimin e tij, pasi sipas tij dhe avokatit mbrojtës, po mbahet në qeli pa asnjë provë. Mirëpo Gjykata e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Emiliano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit, duke lënë në fuqi vendimin që u mor dy javë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ndërsa Dani sërish ka këmbëngulur para gjykatës se ai ka shkuar vetë në polici dhe nuk është policia që e ka arrestuar.

Trupi gjykues e ka konsideruar të pabazuar kërkesën e 3 personave të arrestuar nën një mori akuzash dhe të dyshuar edhe si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Por ndërsa Emiliano Shullazi mungonte, duke deleguar që ta përfaqësonte mbrojtja, avokatët e tij i thanë Gjykatës së Apelit se, nuk ka asnjë kallëzim ndaj 38-vjeçarit për rastet që janë paraqitur në Shkallën e Parë. Por, për Prokurorinë e Apelit, dyshimet janë të forta dhe po kryhen veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa mbajtjen nën këtë masë arresti, Gjykata e ka justifikuar me faktin se tre personat duhet të qëndrojnë në burg për shkak se ekziston rreziku i largimit jashtë vendit. (shekulli / a.r)

Next Post

Ambasada Amerikane në Tiranë, nxjerr në shitje “bishat”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In