Emiljano Shullazi i cili akuzohet për gjobëvënie dhe marrje të pasurive përmes kërcënimeve, është sjellë sërish në Tiranë, duke lënë qelinë e burgut në Elbasan. Pritet që nesër ai të kërkojë lirinë në Gjykatën e Apelit ose procedim në gjendje të lirë.
Shullazi ishtë në burgun 302 së bashku me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin, derisa javën që shkoi, u transferuan secili në burgje të ndryshme. Gilmando Dani u transferua në Fushë-Krujë ndërsa Blerim Shullazi te 313-ta.
ma.me