• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shullazi kërkon Berishën në gjyq, ish-kryeministri thirret si dëshmitar

by A R
10/10/2017 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shullazi kërkon ballafaqim me Berishën, Krimet e Rënda thërrasin ish-kryeministrin.

Jo vetëm Saimir Tahiri por edhe vetë Emiljano Shullazi ka kërkuar sot në seancën gjyqësore thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si dëshmitar në lidhje me rastin e kërcënimit të rektorit të UT, Mynyr Koni.

Mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Shullazit dhe i ka dërguar një fletëthirrje ish-kryeminsitrit Berisha.

***

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dëshmuar sot në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit. Në fjalën e tij, Tahiri ka ngritur pikëpyetjen se përse është marrë nën cilësinë e dëshmitarit, ndersa tha se duhet thirrur Sali Berisha të dëshmojë.

Sipas ish-ministrit, në lidhje me kërcënimet ndaj Mynyr Konit ai është njohur përmes deklaratave të Berishës.

Në formë batute, prokurorja e çështjes është përgjigjur se “ne besojmë te policia”.

Ndërkohë, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, është larguar nga seanca pa dëshmuar.

Në gjyq janë dhe ish-ministri Saimir Tahiri, kryepolici Haki Çako dhe deputeti Shezai Rrokaj, të cilë pritet të dëshmojnë mbi këtë çështje. Ndërsa ende nuk i janë përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Mynyr Koni, Klodeta Dibra dhe Majlinda Keta.

Në prill 2016, ish kryeministri Berisha denoncoi në media se Mynyr Koni ishte kërcënuar me jetë për t’u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës, e pas kësaj akuze me kërkesë të Prokurorisë u arrestua Emiliano Shullazi.

***

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur paraditen e sotme seanca gjyqësore me dëshmitarët VIP në çështjen ndaj Emiljano Shullazit, i cili akuzohet për kërcënimin e rektorit Mynyr Koni. Në këtë seancë, Gjykata ka vendosur të thërrasë për të dëshmuar një sërë zyrtarësh.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako, ish-rektorin Dhori Kule dhe rektorin Mynyr Koni. “BalkanWeb” mëson se Tahiri, Kule dhe Koni të dëshmojnë në seancë për kërcënimet gjatë zgjedhjeve në universitet.

Në seancë janë paraqitur Mynyr Koni, Haki Çako, Dhori Kule, Majlinda Keta dhe Shezai Rokaj.

Ndërsa ish-ministri Tahiri nuk është paraqitur ende. Nëse Tahiri do të pranojë të paraqitet në seancë, kjo do të ishte e para herë që dëshmon një ish-zyrtar i lartë në lidhje me çështjen “Shullazi”, pasi deri tani kanë dëshmuar vetëm biznesmenë apo persona të dyshuar. /b.d

Next Post
FOTOT/ Dasma ‘përrallore’ e modeles shqiptare me biznesmenin ndez Tiranën

FOTOT/ Dasma 'përrallore' e modeles shqiptare me biznesmenin ndez Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

February 1, 2026
“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

February 1, 2026

Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen! Si mund të flasë në emrin tim?

February 1, 2026
“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

February 1, 2026
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

February 1, 2026
Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emërua prokuror pa arsimin përkatës

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg”

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In