• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shullazi”/ Dosja kalon për gjykim me akuzën për gjobëvënie

by Java News
20/04/2017 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata për Krimet e Rënda pushoi çështjen gjyqësore, ku pritej të përballej Emiljano Shullazi me biznesmenin Ylvi Beqja, i cili e kallëzoi për “gjobëvënie”.  Bëhet fjalë për marrjen e dëshmisë së biznesmenit Beqja në formën e sigurimit të provës për llogari të hetimit të Shullazit dhe katër miqve të tij. Pushimi i gjykimit u vendos nga gjyqtarja Daniela Shirka, në seancën e 24-t të procesit.

Shkak është bërë mbyllja e hetimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda për Shullazin dhe katër të bashkëpandehurit e tij dhe depozitimi i dosjes në gjyq. Pushimi i gjykimit është argumentuar me faktin se sigurimi i provës i përket fazës së hetimit, fazë e përmbyllur tashmë. Pas dërgimit të dosjes në gjyq, pritet që dëshmia e Beqjes të administrohet normalisht gjatë gjykimit në themel.

Marrja e dëshmisë së tij në formën e sigurimit të provës u lejua më 21 janar 2017, por administrimi i saj u kthye në “mision të pamundur” për gjykatën. Në harkun e dy muajve, gjykata caktoi 24 seanca për këtë gjykim, pjesa më e madhe e të cilave dështuan për shkak të mbetjes së të pandehurve pa mbrojtës.

Përplasjet mes palëve nisën që në seancën e parë, ku të dyshuarit kërkuan ta kishin përballë biznesmenin në sallën e gjyqit, kërkesë që nuk u mor parasysh. Në disa seanca avokatët braktisën seancën, ndërsa mbrojtësit kryesisht të caktuar nga gjykata nuk u paraqitën në gjyq. Vetëm në seancën e 10 marsit, gjykata mori pjesërisht dëshminë e tij, por seanca u ndërpre nga largimi i avokates.

Nga ana tjetër, Gjykata ka hedhur në short dosjen penale ndaj gjyqit të Shullazit dhe të bashkëpandehurve të tij. Shorti ka përzgjedhur pesëshen gjykuese, e cila do të kryesohet nga gjyqtari Fran Prendi. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endri Zela akuzohen se kanë kryer një sërë veprash penale, si “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë”, “kanosje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv” ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku.

Këta dy të fundit, me aktivitet në Tiranë dhe në Lushnjë, pas kërcënimeve të Emiljano Shullazit, kanë pasur shpërthime eksplozivi në bizneset e pronat e tyre, ndërsa Prokuroria aludon se kjo ka ndodhur në formë presioni ndaj tyre, për t’i detyruar të paguanin çka u kërkohej.

Sipas Prokurorisë, grupi i Emiljano Shullazit akuzohet edhe për kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule gjatë fushatës për zgjedhjet në universitete, në prill të vitit 2016. Qëllimi i kërcënimit, sipas Prokurorisë, ka qenë që Mynyr Koni të tërhiqej nga gara për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës.

Në provat e renditura nga Prokuroria, në kërkesën e saj për gjykim janë dëshmitë e të dëmtuarve nga aktiviteti i Shullazit, ka përgjime telefonike, pamje filmike nga kamerat e vendeve ku kanë ndodhur ngjarjet dhe procesverbale të deklarimeve të dëshmitarëve që janë pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak.

Emiljano Shullazi u arrestua më 16 prill 2016, bashkë me Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin, pas denoncimit publik që ish-kryeministri Berisha bëri për kërcënimin e profesorëve. Disa muaj më vonë u arrestuan edhe dy anëtarët e tjerë të bandës.

ma.me

Next Post
Ja çfarë duhet të bëni nëse jua grabisin telefonin celular

Ja çfarë duhet të bëni nëse jua grabisin telefonin celular

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In