Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Emiliano Shullazit iu shkelën të drejtat gjatë procesit në Apel. Sipas Kushtetueses vendimet e gjykatës bien ndesh me Kushtetutën sepse Emiljano Shullazit i është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor.
Prej shtatorit të kaluar Emiliano Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit “41 bis”. Ankimimi i Shullazit në Kushtetuese vjen pasi Apeli i Gjykatës së Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë.
Prej 1 gusht 2021 Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë në qelitë e izolimit.
Kujtojmë se Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqa dhe Blerim Shullazi u dënuan dhjetorin e vitit 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 55 vite burg për veprat penale “Krijim i grupit të strukturat kriminal”, “Gjobëvënie” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.
g.kosovari