Ish-kryetari i bashkisë së Dibrës i arrestuar pas publikimit të videos ku kërkonte favore seksuale nga një vajzë, do të mbetet në burg.
Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku Xhelili u drejtua për të disatën herë për ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata argumentoi se çështja duhet shqyrtuar nga trupa që do të gjykojë çështjen në themel.
Xhelili ka kërkuar së fundi lënien e qelisë pasi ka probleme shëndetësore, por kërkesa nuk i është marrë parasysh./a.m.